• Kontakt
Tuesday, October 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Joshen nga TikTok-u”/ Ambasadori i Anglisë komenton situatën e emigrantëve ilegalë

00:00 : 11/05/2023
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me situatën e emigrantëve shqiptarë në Britani, teksa ka thënë se çdo javë ata që kapen po rikthehen në Shqipëri. Sipas King-Smith ka pasur diskutime mes dy qeverive në lidhje me këtë çështjë, ndërsa shtoi se të gjithë shqiptarët që kanë kaluar ileglisht po kthehen, ku rreth 100 prej tyre vijnë në Shqipëri çdo javë.

Ai shto më tej se të gjithë ata që kapen humbasin të drejtën për të vizituar Britaninë e Madhe përgjithmonë dhe humbasin të drejtën për të vizituar vendet e Bashkimit Evropian për 3 vite.

Ambasadori deklaroi më tutje se shumë të rinj shohin video në rrjetin social TikTok dhe joshen për të shkuar në Britani, por nuk e dinë se pas tyre fshihen grupe të organizuara kriminale që kërkojnë të shfrytëzojnë ata që kalojnë ilegalisht kufirin.

“Kemi pasur diskutime të mira mes qeverive dhe arritëm që të kemi një komunikim të mirë mes dy kryeministrave. Emigracioni është çështje që mund ta trajtohet vetëm përmes bashkëpunimit mes  dy vendeve. Është fenomen global dhe duhet të kemi partneritet në gjithë botën. Emigracioni i jashtëligjshëm është problem për ne. Dy kryeminsitrat diskutuan për një sërë çështjesh, zhvillimin ekonomik dhe tregtinë ndërsa filluam partneritete të reja universitare.

Ne shohim që Shqipëria ka rol kritik për energjinë e ripërtëritshme. Shqipëria ka potenciale ujore të fuqishme që mund të zhvillohen. Po ashtu në diell dhe erë. Patëm një diskutim për këtë pjesë. Duam që të ndihmojmë Shqipërinë për zhvillimin e infrastrukturës dhe besoj se energjia mund të eksportohet nga Shqipëria më shpejt se sa pritet duke dhënë kontribut.

Lexo edhe:

U kapën me kokainë në një rulo të marrë me qira, dënohen me burg 2 shqiptarë në Angli

“Mijëra studentë më pak”, Gjekmarkaj: Emigrimi i trurit ka pasoja të rënda për ekonominë dhe zhvillimin e vendit

Një anë pozitive është se këtë vit kemi rënie të shqiptarëve ilegalë që kalojnë kufirin. Vera është problemi më i madh për emigrantët. Kam një mesazh. Ju lutem zgjidhni me kujdes për jetën tuaj. Nëse kapeni do ktheheni menjëherë! Shumë shqiptarë po kthehen, 100 shqiptarë po kthehen çdo javë dhe nëse kthehen humbet e drejta për të vizituar Britaninë përgjithmonë dhe BE-në për 3 vite. Mos ejani ilegalisht, ejani në mënyrë të ligjshme.

Shumë të rinj kur shohin TikTok mendojnë se jeta është fushë me lule në Britani. Pas këtyre ka grupe kriminale që duan t’i shfrytëzojnë dhe t’i marrin të punojnë në shtëpitë e barit. Atyre nuk u intereson nëse përfundojnë në burg. Mos u bindi nga mesazhet e TikTok-ut. E vetmja mënyrë është të punoni fort, nuk ka rrugë të shkurtër për të ardhur. Ne i mirëpresim shqiptarët legalisht, kemi një komunitet shumë të mirë atje. Shumë shqiptarë po japin kontribut në Britani, kemi një politikë të pastër mikpritëse ndaj atyre që vijnë në mënyrë të ligjshme. Problematike është sepse në vitet e fundit disa prej tyre janë përfshirë në krime dhe shumë janë burgosur për krime të rënda. Ka më shumë se 1300 shqiptarë në burgjet angleze, më shumë se të huajt e tjerë. Për këtë më vjen keq,”-tha ai./BW

Etiketa: Angliemigrim

Lajme të lidhura

BOTA

U kapën me kokainë në një rulo të marrë me qira, dënohen me burg 2 shqiptarë në Angli

21:44 : 10/10/2025
AKTUALITET

“Mijëra studentë më pak”, Gjekmarkaj: Emigrimi i trurit ka pasoja të rënda për ekonominë dhe zhvillimin e vendit

09:10 : 06/10/2025
AKTUALITET

Emigrimi i ‘trurit’ të Shqipërisë! Auditorët boshatisen, këtë vit 15% më pak regjistrime në arsimin e lartë

08:12 : 06/10/2025
AKTUALITET

Jo vetëm me azil, shqiptarët po braktisin atdheun me leje pune! Në 3 vjet ikën 13% e të punësuarve

08:24 : 03/10/2025
AKTUALITET

Pas aksidentit dogji makinën, 27-vjeçari shqiptar dënohet me 5 vite burg në Angli

10:04 : 01/10/2025
AKTUALITET

Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

10:59 : 30/09/2025
Para
Foto ilustruese

Kriza rriti varfërinë; Personat e papunë që kërkuan ndihmë ekonomike u rriten me 25%

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 14 tetor 2025

22:55 : 13/10/2025

Një gol, tri pikë dhe ëndrra vazhdon/ Kosova mposht Suedinë edhe në transfertë

22:50 : 13/10/2025

Energjia/ Italisë i duhen 2.4 milionë punonjës të rinj

22:40 : 13/10/2025

E kishin kthyen lokalin në qendër droge, arrestohen 4 shqiptarë në Itali

22:37 : 13/10/2025

EMRAT/ Shisnin vaj ulliri të rrezikshëm, dënohen prodhuesi dhe i biri

22:24 : 13/10/2025

99% e shqiptarëve mbështesin familjen tradicionale

22:15 : 13/10/2025

Pse po zvarritet emërimi i drejtuesit të ri të BKH-së? Gazetarja: Gara ka kapërcyer çdo afat!

22:07 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com