• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përpjekjet e PS për të mbajtur Kamzën pas humbjes së thellë më 2021

Partia Socialiste kërkon një mandat të dytë përballë dy kandidatëve kundërshtarë në Bashkinë e Kamzës, e cila ka votuar rregullisht opozitën, ndërsa në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar i dha PD-së dhe LSI-së një fitore edhe më të thellë se sa zakonisht.

22:28 : 10/05/2023
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Biznesmeni Rakip Suli kërkon një mandat të dytë në postin e kryetarit të Bashkisë Kamëz, pasi mori bashkinë në vitin 2019 në zgjedhje pa garë, hera e parë që socialistët kontrollojnë pushtetin në njësinë tradicionalisht opozitare. Nëse ai fiton, PS-ja do të ketë thyer një barrierë të rëndësishme elektorale dhe pasojat mund të ndjehen edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2023. Suli përballet me dy kundërshtarë, Arjan Hoxhën e koalicionit Bashkë Fitojmë dhe Bilbil Bajraktarin nga Partia Demokratike.

Kamza është bashkia e tetë më e madhe në vend për nga numri i votuesve dhe një bashki e populluar përgjatë tre dekadave të fundit përmes rritjes së shpejtë demografike. Bashkia e re përbëhet nga ish bashkia Kamëz, e krijuar përreth një qyteze periferike të Tiranës dhe ish-Komunës Paskuqan, e cila gjithashtu ka njohur rritje të shpejtë demografike dhe që ka qenë dhe vijon të jetë e lidhur më shumë me Tiranën se sa me Kamzën.

Bashkia Kamëz është pjesë e qarkut Tiranë, kufizohet me qytetin e Tiranës dhe në shumë kuptime është vijim organik i qytetit të Tiranës. Një nga arsyet se pse maxhoranca socialiste e ndau në bashki më vete në vitin 2015 është fakti që kjo bashki mbështet në shumicë opozitën dhe se bërja e saj pjesë e bashkisë Tiranë mund të krijonte balancë mes palëve.

Bashkia e Kamzës është qeverisur në vijimësi nga Partia Demokratike me përjashtim të katër viteve të fundit ndërsa në zgjedhjet e vitit 2021, dy partitë e koalicionit aktual opozitar, PD dhe LSI, fituan në dy njësitë përbërëse të Kamzës me rezultat edhe më të thellë se sa PD fitonte zakonisht.

Popullsia votuese në Kamës është shtuar nga 81 mijë në vitin 2011 në 109 mijë në vitin 2023. Pjesëmarrja në votime ishte 52% në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar kur PD dhe LSI fituan 53% të votave ndërsa Partia Socialiste fitoi vetëm 40% të votave. Socialistët patën fituar 43% të votave në zgjedhjet e vitit 2011, gjë që sugjeron se votat shtesë në këtë bashki, rreth 10 mijë gjatë kësaj periudhe, janë shtuar më shumë për opozitën se sa për maxhorancën.

Lexo edhe:

VIDEO/ Sherr me thika dhe hanxharë mes adoleshentëve në Kamëz

Blinin vota për kandidatin e PD-së Shkëlqim Hoxha, SPAK çon në gjyq 5 persona

Bashkia e Kamzës ka një sipërfaqe prej 37 kilometrash katrore, një nga bashkitë më të vogla në vend sa i përket territorit. Ajo është edhe bashkia me densitetin më të lartë të popullsisë në vend. Sipas të dhënave të Censusit të vitit 2011, densiteti ishte 2800 banorë për kilometër katror. Bashkia Kamëz rrethohet nga jugu, lindja dhe, pjesërisht nga veriu, nga Bashkia Tiranë ndërsa në veri-perëndim kufizohet nga bashkia Krujë e në perëndim nga bashkia Vorë. Bashkia Kamëz numëron 560 të punësuar. Ndërtimi, tregtia dhe punishte të ndryshme përbëjnë bazën ekonomike të bashkisë së re, e cila ka nominalisht 14 fshatra por që pothuajse të gjitha janë aktualisht zona suburbane me pak aktivitet bujqësor.

/Reporter.al/

Etiketa: 14 maj 2023kamezrakip sulizgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Sherr me thika dhe hanxharë mes adoleshentëve në Kamëz

22:28 : 04/08/2025
AKTUALITET

Blinin vota për kandidatin e PD-së Shkëlqim Hoxha, SPAK çon në gjyq 5 persona

17:44 : 04/08/2025
AKTUALITET

Qeveria protestoi ndaj OSBE/ODIHR për “raportin negativ” të zgjedhjeve të 11 majit

16:17 : 04/08/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhor/ Kalemaj: Të përfshihet falja e 200 mln eurove gjoba që bëri Rama dy ditë para 11 majit

14:17 : 31/07/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhore/ Dumani: Në total ka pasur 193 materiale të administruara

11:29 : 31/07/2025
BOTA

Presidentja e Moldavisë: Rusia po përgatit një “ndërhyrje të paprecedentë” në zgjedhjet e vjeshtës

15:41 : 30/07/2025
Para

Takimi Basha-Balla/ “Dashurinë e vërtetë e lejon dhe Zoti”, reagimet e para

TË GJITHA

Kushtetuesja pritet të dalë sot me vendim për konstituimin e Kuvendit, Kurti përsërit ofertat për kompromis

12:57 : 08/08/2025

SPAK operacion antidrogë në disa qytete, lëshohen 11 masa sigurie

12:39 : 08/08/2025

Kishte mbjellë drogë në oborr, arrestohet një person në Lazarat

12:34 : 08/08/2025

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

12:26 : 08/08/2025

E rëndë në Korçë! 30-vjeçarja denoncon në polici vjehrrin e saj për përdhunim

12:25 : 08/08/2025

Shqiptarët të zhytur në varfëri! Çmimet e larta të ushqimeve përshpejtojnë inflacionin

12:24 : 08/08/2025

Aksident i shumëfishtë në Lushnjë-Fier, radhë kilometrike tek ‘Pushimi i shoferit’

12:10 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com