• Kontakt
Wednesday, August 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hipokrizia e Ramës/ Në Elbasan shet si “sukses” Inceneratorin që çoi në burg Kokën e Bllakon

19:43 : 10/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, Lajmet e Dites, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Investimi më i rëndësishëm i socialistëve në Elbasan dhe arritja më e madhe për qeverinë në këtë bashki është ndërtimi i Inceneratorit me vlerë 24 milionë euro.

Mund të duket hipokrizi dhe cinizëm i theksuar, por ishte vetë kryeministri Edi Rama që aferën e Djegësit, i cili ende mbetet në remont dhe nuk i trajton 120 tonë mbetje urbane të 7 bashkive të qarkut siç parashikohej në kontratën koncesionare, e shiti si sukses në takimin përmbyllës elektoral të mbrëmjes së djeshme në Elbasan.

Përkrah Gledian Llatjas, i cili për ironi të fatit vetëm më 7 prill, para nisjes së fushatës elektorale u kujtua se Inceneratori është jashtë funksionit dhe në mediat e majta njoftoi ndezjen e rikthimin në punë, Rama u tall hapur me popullin e Elbasanit, duke kërkuar të ecin “Përpara” me një nga skandalet më të rënda të qeverisë së tij.

Shefi i qeverisë nën ritmet e tallavasë u foli qytetarëve për inceneratorin e ndërtuar në Elbasan me krenari, edhe pse për këtë aferë gjenden pas hekurave ish-Ministri i tij i Mjedisit, Lefter Koka apo ish-deputeti Alqi Bllako e 10 zyrtarë publikë.

Gjatë kohës që Rama fliste regjia qendrore shfaqi pas krahëve të tij imazhe të makinerive dhe punëtorëve që bëjnë seleksionimin e mbetjeve dhe e mbrojti inceneratorin që nuk prodhoi kurrë energjinë e premtuar.

Lexo edhe:

Rama dekoroi punonjësit e Shërbimit Zjarrfikës, Berisha: Tallje! Duan kushte më të mira pune

Ka ardhur koha të ikin të dy Rama-Vuçiç

Ndërkohë, kryeministri sulmonte kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi, i cili gjatë fushatës ka premtuar fikjen e Inceneratorit, që e konsideron një fantazmë industriale dhe rivlerësimin e zgjidhjes së përpunimit të mbetjeve në Elbasan.

Në videon më poshtë, Rama dëgjohet të thotë: “Është i madh ai (Luçiano Boçi). Po kur tha? “Do ta mbyll, tha impiantin e mbetjeve…”. Ne shyqyr e vumë në punë. “Do ta mbyll, tha le të digjen plehrat në natyrë se është më higjenike”. Normal, do një mal me plehra që të digjet atje për të bërë ndonjë film, se është shesh xhirimi këtu. E për të dalë ai atje, Koçi i teto Ollgës e për të bërë nai serenatë. Hyp sipër non gratës e tu ardh vërdallë bashkë me kalin e vet. Këto janë të gjitha mënyrë për të thënë se ata nuk i duhen dreqit e jo mo t’i duhen Elbasonit…”.

Pavarësisht se çështja ka kaluar për gjykim në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion dhe SPAK e ka referuar ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit si një çështje korruptive, Rama “i dehu” militantët me suksesin e kësaj afere.

Ndërkohë që shefi i qeverisë gjen guximin të kërkojë vota e të krenohet me imazhet e një afere korruptive dhe të normalizojë hapur rryshfetin, çështja për inceneratorin e Elbasanit është ende në gjykim, ndërsa Lefter Koka dhe Alqi Bllako kanë pranuar gjykimin e shkurtuar dhe pritet të dënohen së shpejti.

Lefter koka, ish-ministër i qeverisë Rama akuzohet se përfitoi rreth 3.7 milionë euro ryshfet nga tre administratorët e kompanisë Albtech Energy, Klodian Zoto, Mirel Mertiri e Stela Gugallja për dhënien me koncesion dhe ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit.

Pas arrestimit të Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos, kryeministri Rama hoqi çdo përgjegjësi nga vetja dhe Partia Socialiste duke u distancuar prej tyre me shprehjen “përgjegjësia është personale”.

Ai foli për Kokën si një zyrtar që këpuste “dardha dhe mollë për t’i futur në trasta mbas shpinës” së tij, por duket se në kulmin e fushatës çdo makinacion është i vlefshëm dhe në dobi të makinerisë elektorale që mbledh vota në Elbasan, madje me disa imazhe të kuruara dhe fyerje për kundërshtarin edhe grabitja me firmë e vulë e 24 milionë eurove të Inceneratorit mund të normalizohet e t’i bashkëngjitet moto e fushatës “Përpara!”.

Etiketa: Edi RamaInceneratori i Elbasanitzgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama dekoroi punonjësit e Shërbimit Zjarrfikës, Berisha: Tallje! Duan kushte më të mira pune

14:36 : 27/08/2025
AKTUALITET

Ka ardhur koha të ikin të dy Rama-Vuçiç

13:52 : 27/08/2025
AKTUALITET

Për Danielin askush nuk flet!

13:16 : 27/08/2025
AKTUALITET

Pasi Shqipëria u shkrumbua, Rama vijon premtimet boshe: Do kemi një flotë avionësh zjarresh

12:03 : 27/08/2025
AKTUALITET

Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro!

22:40 : 26/08/2025
AKTUALITET

Arrestimi i Dorian Beut/ Një port për peshkatarët apo për trafikantët e drogës?

17:49 : 26/08/2025
Para

Euroderbi i Champions League, Milan dhe Inter zbardhin titullarët

TË GJITHA

Masakër në SHBA/ Të shtëna me armë në një kishë në Minesota, të paktën 20 viktima

17:04 : 27/08/2025

“Diamanti Blu” reagon pas dhun*s ‘live’ në TikTok: Ishte një konflikt momenti

16:45 : 27/08/2025

Nga 15 shtatori tuneli i Llogarasë do të kalohet me pagesë

16:24 : 27/08/2025

Zjarr një sipërfaqe pyjore në Devoll

16:11 : 27/08/2025

Dy oficerët e SHISH në Elbasan rrihen me grushta brenda institucionit, dyshime për lidhje me rrjete d*oge

16:01 : 27/08/2025

Dasma kthehet në tragjedi në Turqi, dhëndri v*itet nga të shtënat gjatë festës

15:50 : 27/08/2025

Rafti i librave e tradhton Putinin! Kremlini shfaq pamje të vjetra si të reja

15:34 : 27/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com