• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tensione në Fushë Arrëz/ Grupi i armatosur i zyrtarit të PS dhunon me qyta pistolete 4 demokratë

21:25 : 09/05/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Fushata elektorale për zgjedhjet lokale të 14 Majit deri më tani ka qenë përgjithësisht e qetë, përveç denoncimeve sporadike për përplasje mes palëve.

Por retorika e dhunshme dhe diskursi i ngarkuar me fyerje e kërcënime i kryeministrit Edi Rama, duket se ka dhënë efektetet e veta në bazë, teksa kur na ndajnë vetëm 5 ditë ngë zgjedhjet, mbështetës të opozitës janë dhunuar nga zyrtarë të PS në Fushë Arrëz.

Sipas një denoncimi nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, ngjarja e rëndë me konotacion politik është regjistruar sot në fshatin Mzi, Njësia Administrative Fierzë e bashkisë Fushë Arrëz.

Raportohet se një grup i armatosur prej tre personash, me në krye Drejtorin e HEC-it të Fierzës, Vasil Muslija, djalin e tij dhe shtetasin Zamir Sadiku kanë goditur aktivistë demokratë të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

auto_0df38af0-df74-4963-bcac-62d8d60a1e6e1683658642
auto_12wqgsd1683658641
auto_61697793-e5e9-46d1-90e0-9e261164348e1683658641

Tre personat në fjalë janë të tre përfaqësues të PS-së. Ata pasi kanë ndaluar në rrugë makinën me të cilën udhëtonin Besmir Nika, Bledar Nika, Ndue Deda dhe Ridvan Kuka, i kanë qëlluar këta të fundit me qyta armësh pistoletë.

Lexo edhe:

VIDEO/ Të rinjtë që po festonin në Tiranë dhunohen nga “Shqiponjat” me urdhër të Alban Laçit

Pa denoncim e pa uniformë, policia dhunon biznesin në Sarandë

Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi Besmir Nika dhe më lehtë vëllai i tij Bledari.

Këta persona janë dërguar në spitalin e Shkodrës dhe kanë marrë ndihmën e duhur mjekësore, ndërsa ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndër të tjera raportohet se Muslija, djali i tij dhe Sadiku kanë lëvizur ditët e fundit të armatosur në zonën e Fushë-Arrëzit, ku ushtrojnë presione e shantazhe ndaj qytetarëve për të votuar Partinë Socialiste.

Deklaratë e koalicionit “BashkëFitojmë”:

Rregjimi i Edi Rames është në tmerr dhe panik dhe po përpiqet të kacavirret në pushtet me banda, dhunë dhe krim.

Vetëm pak orë pasi koalicioni BashkëFitojmë denoncoi me deklaratë zyrtare përpjekjet për intimidime dhe përdorim të Policisë së Shtetit në fushatën zgjedhore në disa bashki të Shqipërisë, duke u ndalur tek disa raste flagrante në Pukë, pikërisht në territorin e kësaj bashkie, dhuna ndaj opozitarëve u përshkallëzua deri në kërcënim për jetën. Në fshatin Mzi, Njësia Administrative Fierzë e Bashkisë Fushë Arrëz, një bande e armatosur me në krye Drejtorin e HEC-it Fierzë, kriminelin elektoral Vasil Muslija me të birin dhe shtetasin Zamir Sadiku, kanë ushtruar dhunë me armë kundër katër aktivistëve të Partisë Demokratike. Të  tre banditët me spaleta pushteti, përfaqësues të PS-së së Pukës, pasi i kanë ndaluar në rrugë makinën ku ishin Besmir Nika, Bledar Nika, Ndue Deda dhe Ridvan Kuka, veprimtarë të opozitës i kanë qëlluar me qyta armësh pistoletë. Sipas raportimeve nga terreni, nga spitali dhe nga përfaqësues të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Pukë, si pasojë e dhunës ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi Besmir Nika, dhe me plagë më të lehta vëllai i tij, Bledari. Të tre personat dhunues, sipas raportimeve,  gjatë gjithë këtyre ditëve kanë qarkulluar në zonë të armatosur dhe  duke ushtruar presion e shantazh ndaj banorëve.

Bandat e Gjon Gjonajt, nga Gomsiqja deri në Fierzë, në panik nga humbja e 14 majit, kanë angazhuar arsenalin e personave me precedente penalë, të gjithë me lidhje kriminale me Partinë Socialiste, dhe në këmbim të favoreve dhe lëshimeve u kërkojnë të frikësojnë mbështetësit e opozitës.

Në emër të koalicionit BashkëFitojmë dhe të Partisë Demokratike, u urojmë shërim të shpejtë Besmirit dhe Bledarit dhe i sigurojmë ata dhe familjet e tyre, si dhe gjithë mbështetësit tanë në Pukë e kudo, se autorët e dhunës do të marrin përgjigjen e merituar.

Dënojmë ashpërsish si dorasët, drejtorin e HEC Fierzës, kriminelin elektoral Vasil Musliu dhe banden e tij  ashtu dhe porositësit e krimit Gjon Gjonajn në Pukë dhe Edi Ramën në Tiranë, të cilët, sa me fjalë e sa me heshtje, e inkurajojnë këtë klimë tensioni politik e elektoral.

I bëjmë thirrje Prokurorisë të nisë hetimet për të gjithë ata që shkelin ligjin dhe OSBE-ODHIR të regjistrojë cdo rast të dhunimit të zgjedhësve, veprimtarëve politikë  dhe të procesit zgjedhor.

Gjonajt, Muslisë dhe të gjithë banditëve të veshur me pushtet, apo atyre që pushteti i ka zhveshur nga cdo tipar malësori, sipas kodeve të të cilëve burri nuk gjuan pas shpine, u kujtojmë se dita e dhënies llogari nuk do të jetë e largët.

U bëjmë thirrje mbështetësve të opozitës në Pukë dhe të gjithë pukjanëve të ndershëm, socialistë apo të pa parti, të marrin pjese ne votime dhe te distancohen me vote, më 14 maj, nga bandat që nuk e lëshojnë pushtetin me drejtësinë e votes, por duan ta mbajnë me cdo kusht dhe me qytat e armëve.

Bashkë Fitojmë.

Etiketa: dhunonzgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Të rinjtë që po festonin në Tiranë dhunohen nga “Shqiponjat” me urdhër të Alban Laçit

20:56 : 08/06/2025
AKTUALITET

Pa denoncim e pa uniformë, policia dhunon biznesin në Sarandë

21:21 : 13/05/2025
AKTUALITET

EMRI/ 18-vjeçari nga Vlora rreh nënën e tij, e bën për spital

13:28 : 16/04/2025
AKTUALITET

“Ç’të vjen nga by**a e nxjerr”/ Nusja nga Lushnja rreh vjehrrën e i thyen dorën, inskenon videon

21:33 : 08/04/2025
AKTUALITET

Babai dhunon fëmijët “live” në TikTok/ Dëshmia e gruas: I kërcënon se do t’u presë duart dhe këmbët

15:10 : 04/03/2025
AKTUALITET

Drejtoresha e Spitalit Dibër dhunon me mjet prerës ekonomistin, Policia nuk pranon denoncimin

22:22 : 11/02/2025
Para

Dokumenti/ Ankandi u anulua, Lirim Fezollari i shiti vetes pronat e “Buka” sha

TË GJITHA

Të paktën 34 persona të vrarë në Gazë teksa rriten shpresat për armëpushim

14:24 : 28/06/2025

Roza Lati flet për lidhjen me Xhonatan Islamin: E gjeta në det, ka shumë dashni

14:24 : 28/06/2025

I riu theu postbllokun në Lezhë, policia qëllon me armë drejt tij

14:01 : 28/06/2025

Qytetarja fiton gjyqin kundër “Raiffeisen”, banka e zhvati për kredinë e ish-burrit me letra false

13:46 : 28/06/2025

SPAK sekuestron pasuritë e “Visit të Pojës” dhe “Majestic Konstruksion” me vlerë rreth 12 mln euro

13:35 : 28/06/2025

Aksident në Vlorë, plagoset një motoçiklist

13:07 : 28/06/2025

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

13:03 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com