• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dokumenti/ Ankandi u anulua, Lirim Fezollari i shiti vetes pronat e “Buka” sha

21:25 : 09/05/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Në nëntor të vitit 2018, Ministri i Zhvillimit Ekonomik të asaj kohe, Arben Ahmetaj, urdhëroi anulimin e një ankandi të zhvilluar në vitin 2015, për shitjen e rreth 46 përqind të aksioneve të kompanisë publike “Buka” sha tek biznesmeni Lirim Fezollari, i cili zotëronte edhe 40 përqind të tjera të aksioneve.

Vendimi për anulimin e këtij ankandi ishte në vijim të një vendimi të formës së prerë, të marrë më herët nga Gjykata e Apelit Administrativ. Por, ky vendim, megjithëse ka firmën dhe vulën e ministrit, nuk rezulton të jetë reflektuar zyrtarisht.

Në foto: Urdhëri i ministrit Arben Ahmetaj për anulimin e ankandit të shitjes së aksioneve shtetërore të “Buka sha”

Të paktën, urdhëri i Ahmetaj nuk ka mbërritur dhe nuk është reflektuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB). Nga një verifikim i kryer së fundmi nga “Boldnews.al” rezulton se biznesmeni Fezollari vijon të zotërojë ende 89.4 përqind të aksioneve, ku përfshihen edhe ato të blear në ankandin e zhvilluar nga Arben Ahmetaj në vitin 2015.

Të jetë thjesht një lapsus, harresë apo e qëllimshme? Pikëpyetjet janë të forta, sidomos duke mbajtur në konsideratë faktin se biznesmeni Lirim Fezollari, si aksioneri kryesor i “Buka” sha, ka shitur një pjesë të konsiderueshme të aseteve tek kompania“Tobacco Holding Group”, e cila është në pronësi po të tij.

Lexo edhe:

Irena Gjoka do të shqyrtojë dosjen “Buka” për Arben Ahmetajn

Caktohet gjyqtari i Gjykatës së Lartë që do shqyrtojë rekursin e SPAK për pasuritë e Ahmetajt

Në foto: Biznesmeni Lirim Fezollari vijon të jetë ende aksioneri maxhoritar me 89.4 përqind të aksioneve të “Buka” sha

Këto asete (troje) të “Buka” sha, tashmë janë tjetërsuar nga kompania e Fezollarit.

Në truallin ku gjendej ish-furra elektrike e ndërmarrjes publike në zonën e “5 Majit”, kompania “Tobacco Holding” ka ndërtuar qendrën tregtare “Emerald Mall”.

Ndërsa në truallin e “Buka” sha, në zonën pranë “Pallatit me Shigjeta”, kompania e Fezollarit ka ndërtuar qendrën e lojrave “Latitude”.

Në foto: Në nëntor 2022, kompania “Tobacco Holding” e Lirim Fezollarit shton adresë të re “Qendra Tregtare Emerald Mall”

Këto investime janë kryer mbi troje, të përfituara nëpërmjet një procedure ankandi të shpallur tërësisht të paligjshme nga Gjykata.

Pikërisht, SPAK-u po heton mbi këto veprime dhe në bazë të kallëzimit të trashëgimtarëve të ish-pronarit Myderizi, të cilët kanë fituar të drejtën e rikthimit të truallit, ku gjendej më parë furra elektrike e “Buka” sha, në zonën e “5 Majit”.

Ankandi i paligjshëm

Historia e shitjes së aksioneve dhe aseteve të kompanisë shtetërore “Buka” sha mund të përbëjnë një prej skandaleve më të rënda të qeverisë së Edi Ramës.

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) po kryen hetime për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Deri më tani, prokurorët e posaçëm kanë marrë në pyetje ish-ministrin e Financave, Shkëlqim Cani, biznesmenin që bleu në një ankand të dyshimtë pjesën më të madhe të aksioneve të kompanisë “Buka” sha, si edhe zyrtarë të ndryshëm të Ministrisë së Financave.

Ndërkohë, siç ka raportuar më herët “Boldnews.al”, në fokus të hetimeve të SPAK-ut është edhe ish-ministri dhe njëkohësisht ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i cili ka ndjekur procedurat e ankandit, të zhvilluara në vitin 2015.

Në Gusht të vitit 2015, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, nën drejtimin e Ahmetaj, shiti 45.9 përqind të aksioneve që zotëronte tek “Buka” sha, tek biznesmeni Lirim Fezollari, i cili zotëronte në atë kohë edhe rreth 40 përqind të aksioneve të tjera.

Në foto: Rezultatet e ankandit për shitjen e aksioneve shtetërore te “Buka” sha

Në këtë mënyrë, Fezollari u shndërrua në aksionerin maxhoritar, me mbi 85 përqind të pjesëve të kapitalit.

Siç konstatoi gjykata, ankandi u zhvillua në kundërshtim të plotë me ligjin, pasi pasardhësit e ish-pronarit Myderizi, i shpronësuar nga regjimi komunist në vitin 1945, kishin fituar të drejtën e pronësisë në një pjesë të truallit ku gjendet fabrika elektrike e “Buka” sha, në zonën e “5 Majit”.

Ministria e Financave dhe ajo e Ekonomisë ishin në dijeni të problemeve me pronësinë e truallit të ndërmarrjes shtetërore, si edhe të faktit që një ankand i ngjashëm ishte anuluar vite më parë me vendim gjykate të formës së prerë.

Por, megjithëse, Ahmetaj e zhvilloi sërish ankandin, duke shpallur fitues biznesmenin Lirim Fezollari.

Trashëgimtarët e ish-pronarit iu drejtuan sërish Gjykatës për të kërkuar mos-cënimin e të drejtës së tyre dhe anulimin e ankandit të zhvilluar nga Arben Ahmetaj dhe me fitues Lirim Fezollarin.

Gjykata e Apelit Administrativ, në vitin 2017, u dha të drejtë trashëgimtarëve të pronarit, duke vendosur anulimin e ankandit.

Por, ndërkohë që çështja po shqyrtohej në gjykatë, Lirim Fezollari, si aksioneri më i madh, i shiti asetet e “Buka” sha tek kompania e tij, “Tobacco Holding”.

Në foto: Ekstrakti i QKR-së për kompaninë “Tobacco Holding Group”

Pas kësaj shitjeje, mbi trojet e “Buka” sha, përfshirë edhe në atë të njohur familjes Myderizi, kompania e Fezollarit ndërtoi qendër tregtare.

Etiketa: "Buka" sha.arben ahmetajLirim Fezollari

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Irena Gjoka do të shqyrtojë dosjen “Buka” për Arben Ahmetajn

10:51 : 11/09/2025
AKTUALITET

Caktohet gjyqtari i Gjykatës së Lartë që do shqyrtojë rekursin e SPAK për pasuritë e Ahmetajt

10:04 : 11/09/2025
AKTUALITET

Rama “sytë katër” për plehrat, por mbyll të dy sytë për vjedhjet në qeveri

22:08 : 04/09/2025
AKTUALITET

Lobist në Tiranë/ Massimo D’Alema deklaron 10 mijë euro fitim në vit, më pak se një emigrant shqiptar

10:40 : 23/08/2025
AKTUALITET

Daniel Shima u kthye në shtëpi pas zhdukjes misterioze, mbetet pa përgjigje mesazhi: Po më arrestojnë!

08:42 : 21/08/2025
AKTUALITET

Dosja “Buka”/ GJKKO kalon në gjykim në themel çështjen e Arben Ahmetajt! SPAK fali Lirim Fezollarin

15:46 : 25/07/2025
Para

BE-ja përgatitet për sanksione të reja kundër Rusisë

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 18 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 17/09/2025

Champions/ Bayern i tregon forcën Chelseat, një gol në fund nderon Liverpool, fiton dhe Inter

22:59 : 17/09/2025

Vokshi: Krimi ka futur mbi 20 deputetë në Kuvend, janë përfaqësues të karteleve

22:56 : 17/09/2025

Gazetari: Leon Smith i platformës XUEX është një robot

22:50 : 17/09/2025

“Tu bëftë pushka top”, Dumani zbulon bisedën me kundërshtarin: Çdo 10 ditë do të vras njërin nga ju…

22:44 : 17/09/2025

“Mos na fusin në kurth këtu”/ Dumani zbulon ofertën e Çapjave: Vrasja që shpëtoi Sokol Sanxhaktarin

22:32 : 17/09/2025

Gjekmarkaj: Berisha duhet të rrijë në krye të PD-së, është një resurs i jashtëzakonshëm

22:17 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com