• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbulohet skema e mashtrimit! Mbi 60 kompani fantazmë në Rumani në emër të shqiptarëve

10:46 : 08/05/2023
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Një zbulim i mediave rumune, ka sjellë në Lezhë disa investigues. ‘Stirileprotv.ro’ shkruan se po investigojnë dhjetëra kompania rumune fantazmë, të cilat dyshohet se kanë mashtruar shtetin rumun duke përfituar miliona euro përmes TVSH-së.

Gazetari rumun Kozmin Savu, ka mbërritur në Lezhë, pasi dyshon se këto kompani fiktive janë në emër të disa shqiptarëve, të cilët dyshohet se ndodhen në Lezhë. Sipas tyre, shqiptarët janë përdorur nga persona të tjerë, të cilët janë edhe përfituesit e vërtetë, skemë kjo e ngritur për të fshehur gjurmët, madje kanë ndihmë dhe mbështetje nga zyrtarë të lartë rumunë.

Gazetari Savu thotë se ka ardhur në Shqipëri në kërkim të këtij rrjeti që ka përfituar nga dobësia e shtetit rumun, duke lënë shumë para të munguara në buxhetin e shtetit të Rumanisë.

Savu thotë se kanë kërkuar kompani të dyshuara për mospagim të taksave, pastrimit të parave nga krimi, apo thjesht mashtrimit të kompanive, bankave apo kompanive të tjera private. Sipas këtij gazetari investigativ, më pas këto kompani fantazmë janë vënë në emër të shqiptarëve që përfituesit kryesorë të humbisnin gjurmët.

Në dokumentet që ka investiguar Savu, thotë se në emër shqiptarëve u gjetën më shumë se 60 kompani dhe mënyra se si funksionon ky grup tregon se ka edhe shumë më tepër kompani. Në dokumentet e panumërta të kompanive fiktive, ekipi i emisionit rumun arritur të zbulojë të paktën 26 shtetas shqiptarë që rezultojnë si pronarë. Ata janë bërë pronarë dhe administratorë të kompanive me një histori të dyshimtë në Rumani.

Lexo edhe:

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

Çollaku: Shqipëria identifikohet globalisht si shtet i kontrolluar nga grupet narkotike

Ai mbërrin në Kallmetin e Madh, aty takon Zefin, një prej pronarëve të kompanisë rumune.

Gazetari: “Unë jam nga një televizion rumun, nga emisioni “Romania, të dua”. Ke qenë ndonjëherë në Rumani?

Shqiptari: Kam qenë një herë në Bukuresht.

Gazetari: -Kur?

Shqiptari– 7-8 vjet më parë

Gazetari: – Keni blerë ndonjë kompani?

Shqiptari– Nuk bëra gjë tjetër veçse isha si turist, qëndrova në hotelin Rin Grand.

Gazetari: – Sa persona ishit?

Shqiptari– Dy miq. Unë dhe dikush tjetër.

Gazetari: -A e dini që keni 9 kompani në Rumani?

Shqiptari-Unë? Unë nuk kam kompani në Rumani, miku im.

Nëntë kompani. Dhe të gjithë kanë probleme atje”.

Gazetari thotë se Zefi është në brendësi të skemës, ai e di se çfarë ka ndodhur, apo si është përdorur emri i tij, megjithatë ka frikë të tregojë.

“Duket qartë se Zefi ka frikë të na tregojë se si përfundoi në Rumani. Në prill të vitit 2012, së bashku me një shqiptar tjetër nga Lezha, Briken Gazzuli, ata u bënë pronarë të kompanive me borxhe ndaj kompanive të tjera, ose të përfshira në çështje me krime tatimore disa milionë lekë. Hilman Grup, për shembull, ka detyrime të papaguara ndaj shtetit disa milionë dhe gjithashtu u shfaq në një dosje të ADN-së nga viti 2013 për një grup të organizuar kriminal. Zefi e di se çfarë ka ndodhur. Po të kishte qenë ai përfituesi i atyre kompanive, Zef duhet të ishte milioner deri tani”, shprehet gazetari rumun.

Gazetari thotë se skema e mashtrimit me TVSH, dhe kompanitë me borxhe është bërë me përfshirjen e zyrtarëve të lartë rumunë.

“Komuna Gornet në Prahovë mund të binjakëzohej me Lezhën në Shqipëri. Të paktën nga pikëpamja e biznesit. Disa qytetarë nga këtu kanë ngritur kompani në Bukuresht dhe Ilfov, për t’ua dhënë dhënë shqiptarëve. Kompania FRM TRANS iu transferua Zefit dhe mikut të tij shqiptar nga Nicolae-Vasile Laurentiu nga Gorneti i Prahovës. Ai ishte agjent i disa shqiptarëve për t’i përfaqësuar ata edhe në transaksione të tjera. Ai gjithashtu themeloi Promt Trade në tetor 2011, dhe në prill 2012 ia transferoi atë shqiptarëve.

“Iulică” është presidenti i Këshillit të Qarkut të Prahovës, Iulian Dumitrescu. Tre vjet më parë ju prezantova në emisionin “Rumani, të dua” mekanizmin me të cilin një grup kompanish fituan kontratë pas kontrate me paratë publike në qarkun Călăraşi. Dhjetëra miliona euro hynë në xhepat e të afërmve të Dumitreskut. Nënshkrimet e tij shfaqen në kontrata duke përfshirë edhe vitin 2009. Kompanitë me të cilat ai ishte i lidhur fituan punime ndërtimi në Kalarashi me vlerë mbi 50 milionë euro, vetëm nga programi PNDL1. Pasi Dumitresku bëhet senator, ish-bashkëpunëtorja shet kompanitë e shqiptarëve të Lezhës. Shumë prej kompanive me emrin e shqiptarëve kanë lidhje me familjen e kryetarit të Këshillit të Qarkut të Prahovës”, përfundon emisioni investigativ rumun.

Etiketa: gazetariinvestigimlezhepoliciaskemae mashtrimit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025
AKTUALITET

Çollaku: Shqipëria identifikohet globalisht si shtet i kontrolluar nga grupet narkotike

18:53 : 27/06/2025
AKTUALITET

Alarmante në Onkologjik/ Gazetari denoncon: Nërpriten trajtimet për pacientët me kancer!

15:55 : 27/06/2025
AKTUALITET

Mori fëmijën dhe u largua nga banesa, shpallet në kërkim 30-vjeçarja

14:41 : 27/06/2025
AKTUALITET

Shiste kokainë në zona të ndryshme të Vlorës, arrestohet 58-vjeçari (EMRI)

10:26 : 27/06/2025
AKTUALITET

Aksident në Lezhë, makina humb kontrollin dhe përplas disa automjete të parkuara

19:47 : 26/06/2025
Para

Kujtim Gjuzi në SPAK

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com