• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Vuajtja e shoferëve të mauneve në Europë

Në autostradat gjermane lëvizin shumë shoferë maunesh nga Ballkani dhe Europa Lindore. Shpesh ata janë me javë në rrugë, larg familjeve, me kushte të vështira pune dhe të mashtruar në pagesa.

11:03 : 08/05/2023
në BOTA

Lexo edhe:

Sherri me shoferin e kamionit, reagon Nallbati: Duhet te isha më i matur

VIDEO/ Deputeti i PD konfliktohet me drejtuesin e një kamioni, e godet me grushte

Një grup i gatshëm për dhunë, gjoja “forca sigurie”, u përpoqën pikërisht ditën e së Premtes së Madhe në Gjermani të ushtronin presion ndaj shoferëve me porosi të një firme spedicioni nga Polonia. Shoferët vinin nga Gjeorgjia dhe Uzbekistani dhe kishin bllokuar në një pikë qëndrimi në autostradë në Hessen maunet e firmës për të detyruar pronarin t’u paguante rrogat e prapambetura. Policia gjermane mundi ta ndalë “komandon polake” në minutën e fundit. Greva e shoferëve kishte zgjatur ndërkohë 5 javë deri sa u përmbushën kërkesat e tyree. Si u tha pronari polak ishte detyruar të vepronte nga presioni i koncerneve, me të cilat bashkëpunonte. Shoferët që me javë udhëtonin nëpër rrugët e Europës jetonin në kohën e grevës në maune.

Më shumë kontrolle kundër kushteve të këqija të punës

Lufta për kushtet e punës e këtyre shoferëve e vuri në qendër të mediave një temë të harruar – transportin ndërkombëtar. “Më së shumti më zemëron që këta kolegë janë me muaj në rrugë, megjithëse sipas të drejtës europiane kjo nuk është e lejueshme”, thotë Reinhard Assmann, ekspert ligjor i sindikatës së shoferëve, Transport dhe Logjistikë, GTL në bisedë me DW. Ka shumë pak kontrolle.

Protesta të shoferëve të mauneve në Grefenhauzen
Protesta të shoferëve të mauneve në GrefenhauzenFotografi: Sebastian Gollnow/dpa/picture alliance

Me shumë se 70% e mallrave në Gjermani transportohen përmes trafikut rrugor, që do të thotë se maunet e kamionët janë mjetët më të përdorura të transportit në vend. Si në shumë degë të tjera ekonomike edhe në degën e transportit mungojnë forca punëtore, madje në mënyrë akute rreth 80.000 shofere e shoferë. Në kuadër të “marrëveshjes së lëvizjes së fuqisë punëtore brenda BE” gjithnjë e më shumë forca pune nga vendet lindore kanë nënshkruar marrëveshje pune në Gjermani. Në vitin 2020 madje çdo i katërti shofer mallrash me sigurime shoqërore vinte nga Europa Lindore. “Shoferi gjerman kushton më shumë se ai çek, ai çek kushton më shumë se ai hungarez apo rumun dhe shoferi rumun kushton më shumë se ai ukrainas, kurse ukrainasi kushton më shumë se filipinasi. e kështu kjo vazhdon gjithnjë e më tutje drejt lindjes”, e përmbledh një nëpunës i policisë gjermane të autostradës për një reportazh të Bayerisher Rundfunk.

Modele biznesi të padepërtueshme

Në transportin ndërkombëtar rrugor të gjitha porositë si rregull jepen tek një rrjet i gjerë nënsipërmarrjesh, që shpesh i kanë qendrat e tyre jashtë vendit të tyre, por brenda BE. Sipas vlerësimeve të fundit në rrugët e BE udhëtojnë deri në 3,8 milionë shoferë maunesh.Sipërmarrjet e BE i kryejnë transportet e tyre ndërkombëtare shpesh përmes filialeve të tyre europianolindore. Detajet e këtij biznesi mjaft të vështirë për t’u depërtuar si model gjenden në një dosje të rrjetit konsultues “Faire  Mobilität”. Në Gjermani ka 13 qendra konsultimi të financuara nga Ministria Federale e Punës. Aty shoferët e mauneve mund të konsultohen në gjuhën amtare për çështjet ligjore. Shpesh ata nuk janë të informuar për të drejtat e tyre.

“Sipas pikëpamjes sonë problemi më i madh është ndërthurja e paqartë e dhënies së porosive dhe vazhdimit të dhënieve të porosive të transportit në nënsipërmarrje të tjera”, thotë Dominique John, drejtuesi i rrjetit Faire Mobilität për DW. “Dhe se tek këto nënsipërmarrje fitohet shumë para, sepse shoferët e mauneve që punojnë për ta shfrytëzohen pa masë me kushtet e kontratave të ndryshme që kanë.” Sipas John në këtë fushë sundon mentaliteti “wildwest”.

Punë me rrezik, aksident në autostradën A3
Punë me rrezik, aksident në autostradën A3Fotografi: Boris Roessler/dpa/picture alliance

Cila është paga minimale në fuqi?

Si në Gjermani të punësuarit e kompanive të transportit nga BE do të duhet të paguhen sipas tarifave të pagës minimale në vendin punojnë. Sidomos në Europën Lindore paga minimale është më e ulët. Kuotat për ushqimin dhe fjetjen trajtohen nga punëdhënësit në këto vende si pjesë përbërëse të rrogës, megjithëse duhet të jenë të korresponduara, që të kompensohen kostot e akomodimit e ushqimit. Për këtë arsye shoferët europianolindorë flenë në maune dhe i përgatisin vaktet në furnela me gaz që të kursejnë. Kur transportet kryhen në Gjermani atëherë në shumë raste shoferëve u përket paga minimale gjermane, që është më e lartë. Hollësitë janë të shpjeguara në rregulloret e BE për transportin, por ato as juristët nuk i kuptojnë dot shpejt.

“Fragmentarizim i autoriteteve të kontrollit”

Po si do të kontrollohet kjo në Gjermani, kur sipas eksperttit të GTL-së, Assmann ka një “fragmentarizim të autoriteteve të kontrollit. “Policia është përgjegjëse për kontrollet e trafikut rrugor, pra shkeljet në trafik, ndoshta edhe për respektimin e orarit të pushimit të shoferëve; Zyra Federale për Logjistikën dhe Mobilitetin, BALM për dokumentet e transportit; dogana për pagën minimale dhe orarin e punës, dhe koha e punës kontrollohet nga Zyra për Mbrojtjen e Punëtorit.”

Trafik dhe parkingje të mbushur, Autostrada A2
Trafik dhe parkingje të mbushur, Autostrada A2Fotografi: Jochen Tack/picture alliance

Kontrollet efektive në këtë situatë janë praktikisht të pamundura, sipas Assmann. Përveç kësaj në lande ka po ashtu kompetenca të ndryshme. Dominique John kërkon më shumë transparencë për kontratat e punëtorëve nga shtete të treta. Duhet futur sa më shpejt kontrolli elektronik i dokumenteve. Me këtë mund të verifikohet më shpejt zinxhiri i nënsipërmarrjeve dhe të kuptohet porositësi kryesor. “Situata e punës dhe kushtet e jetesës së shoferëve të mauneve duhet të përmirësohen”, kërkon eksperti.

Në Gjermani problem tjetër është edhe situata e vështirë e parkimit. Ka pak parkime të sigurta, ku shoferët mund të çlodhen natën të sigurtë për mallin që transportojnë. Edhe qasja tek uji duhet të jetë më e lehtë. Shoferët europianolindorë thonë, se kur kalojnë nëpër Gjermani e marrin me vete ujin, sepse nuk gjejnë dot ujë pa pagesë në pikat e qëndrimit në autostrada. “Po të mendosh, se këta burra, ka edhe gra, që e bëjnë këtë punë jetojnë me javë në maunen e tyre, kjo është një situatë që as nuk mund të përfytyrohet”, thotë Dominique John./DW

Etiketa: maunerroga te uletashofer

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sherri me shoferin e kamionit, reagon Nallbati: Duhet te isha më i matur

15:21 : 04/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Deputeti i PD konfliktohet me drejtuesin e një kamioni, e godet me grushte

09:41 : 04/05/2025
AKTUALITET

“Kam punuar me Arqile Botin”/ Shoferi hiqet si fizioterapist, zgjidh hall me 50 mijë lekë

21:33 : 10/02/2025
AKTUALITET

Drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe nën efektin e drogës, 3 të arrestuar në Tiranë

09:34 : 07/11/2024
AKTUALITET

Protesta e opozitës tek rrethrrotullimi i Milotit, tubuesit ulen këmbëkryq para kamionit

17:20 : 29/10/2024
AKTUALITET

Aksident i 5-fishtë në aksin Fushë Krujë-Milot, plagoset një shofer

21:01 : 14/10/2024
Para

Numëruesi i katërt PDIU-së, PL ankimon vendimin në Kolegjin Zgjedhor

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Gazetarja: SPAK të hetojë nëse Sara Mile ka sponsorë nga krimi i organizuar

21:50 : 15/05/2025

Misteret e Stambollit, a po përgatitet një takim historik mes Trump, Putin dhe Zelensky në Turqi?

21:45 : 15/05/2025

U sekuestrua telefoni shoqëruesit, Lala: Ja si SPAK goditi njerëzit e Tom Doshit

21:40 : 15/05/2025

Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me Alimehmetin

21:39 : 15/05/2025

Aulon Kalaja: Janë trafikuar votat brenda listës së PD, do e çoj në Prokurori

21:36 : 15/05/2025

Vota e diasporës! Celibashi anulon akreditimet e vëzhguesve partiakë

21:30 : 15/05/2025

Skandali/ Hoxha: Benet Beci i është komunikuar akuza para zgjedhjeve, SPAK e ka fshehur!

21:29 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com