• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Boçi: Rënia e euros ka zhvlerësuar të gjitha kontratat e kompanive fason

13:54 : 08/05/2023
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi është shprehur se 12 mijë qytetarë që punojnë në sektorin e fasonerisë rrezikojnë vendin e punës për shkak të uljes së vlerës së euros.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Boçi shkruan se rënia e Euros i ka shkaktuar këtij sektori vitin që shkoi 225 milion euro humbje.

Sipas tij, rënia e Euros ka ulur eksportet dhe kjo gjendje kërcënon 12.000 vende pune në Elbasan, ose gati 25% të familjeve të bashkisë.

Boçi shkruan më tej se euro është ulur me qëllim nga Banka e Shqipërisë për t’i lejuar qeverisë mundësi për të marrë borxh të freskët dhe se qeveria këto parà i çon tek klientët e saj.

Ai “fton qeverinë që meqë uli Euron, të ulë edhe çmimet e atyre produkteve që vijnë nga jashtë dhe blihen me euro”.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 9 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot

Këmbimi valutor 8 tetor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

Reagim

Në një postim në rrjetet sociale, Boçi shkruan:

O TI QË VJEN TË MARTËN…

12.000 frymë që punojnë në sektorin fason në Elbasan rrezikojnë të humbin punën, nëse qeveria nuk ndërhyn për të normalizuar kursin e monedhës Euro. Rënia e Euros i ka shkaktuar këtij sektori vitin që shkoi 225 milionë euro humbje.

Rënia e Euros ka ulur eksportet. Kjo gjendje kërcënon 12.000 vende pune në Elbasan, ose gati 25% të familjeve të bashkisë.

Kjo çështje është shumë alarmante!

Për ata që nuk e dinë, përfshi ty që vjen të martën – sektori fason në Shqipëri është punëdhënësi i dytë më i madh pas shtetit. Dhe është sektori më i rëndësishëm në sjelljen e valutës së huaj në vend. Në këtë vend, i cili varet thellësisht nga importet dhe nga mallrat që blihen jashtë, ardhja e valutës është jetike për të ruajtur ekuilibrin e kostos së jetesës.

Euro është ulur me qëllim nga Banka e Shqipërisë për t’i lejuar qeverisë mundësi për të marrë borxh të freskët. Qeveria këto parà i çon tek klientët e saj.

Kompanitë e këtij sektori (por jo vetëm ato) e kanë përballuar këtë borxh, i cili prodhon flamuj të kuq tenderash dhe flamuj të zinj varfërie anembanë Shqipërisë.

Rënia e euros ka zhvlerësuar të gjitha kontratat e kompanive fason. Në të njëjtën kohë, ato do arkëtojnë më pak dhe duhet të paguajnë më shumë – qoftë në rroga, qoftë në kosto të tjera. Sipas operatorëve të sektorit, që nga fillimi i pandemisë, kostot indirekte të këtyre bizneseve janë rritur dyfish.

Në fakt – falë numrit shumë të madh të punonjësve – ky biznes mbajti barrën kryesore gjatë pandemisë, kur qeveria ju dha punëtorëve vetëm një rrogë mujore dhe bëri 20 muaj propagandë, ndërsa kompanitë paguanin rrogat e tjera çdo muaj.

Propaganda nuk është ushqim. Nuk konvertohet në asgjë përveçse në hi syve.

Do të kisha propozuar me shumë dëshirë ngritjen e zonës së lirë ekonomike/tregtare  në Elbasan. Por ti që vjen të martën e konsideron armik Elbasanin dhe banorët e tij.

Ti që vjen të martën nuk ke asnjë lidhje me fatin e shqiptarëve.

Ti flet për Ballkanin e Hapur, por Serbia dhe Maqedonia e Veriut e kanë ngrirë Euron në vlerë këmbimi (prej vitesh tashmë) për të mbrojtur ekonomitë e tyre. Ti po e përdor atë si instrument për të vjedhur qytetarët dhe bizneset e tyre.

Shkupi ka dy zona të lira ekonomike. Beogradi gjithashtu. Përfund edhe Prishtina apo Tetova kanë dizajnuar zonat e tyre të lira (ekonomike). Ne nuk kemi asnjë. As në Tiranë, e aq më pak në Elbasan.

Ndërkohë unë kam përmendur se do të krijojmë Markën tonë “Made in Elbasan” dhe do të përfshijmë aty edhe prodhimet fason.

Duhet të krijojmë një produkt të pavarur dhe të integruar shqiptar të veshjeve dhe të këpucëve. Përvojën e kemi. Guximin e kemi. Dhe na mjafton vullneti politik për të nisur një proces rrënjësor ndryshimesh.

Ftoj qeverinë që – meqë uli Euron, të ulë edhe çmimet e atyre produkteve që vijnë nga jashtë dhe blihen me euro.

Shqiptarët kanë nevojë për mbështetje, jo për propagandë.

Etiketa: euroluciano boci

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 9 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot

08:13 : 09/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 8 tetor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:22 : 08/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 7 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:28 : 07/10/2025
AKTUALITET

‘91% e kopjuar’/ Akuza e fortë e Boçit: Manastirliu me plagjiaturë shkencore (FOTO)

14:05 : 05/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor, 5 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:59 : 05/10/2025
AKTUALITET

Vodhi çantën e mbushur me euro e lekë në një lokal, arrestohet 65-vjeçari në Tiranë

09:48 : 04/10/2025
Para

Igli Cara: 14 maji, shansi për të ndëshkuar me votë arrogancën qeverisëse

TË GJITHA

36-vjeçarja në Maliq tenton të vrasë veten në banesën e saj

11:39 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Berisha: Urrejtja e shqiptarëve është për drejtësinë e Koçiut, jo për individin

11:36 : 09/10/2025

Besnik Brahimi merr mandatin pas dorëheqjes së Tom Doshit në Shkodër

11:31 : 09/10/2025

Porositi vrasjen e Klevis Lleshit, sekuestrohen 5 milionë euro pasuri të Aurel Hoxhës

11:26 : 09/10/2025

“Ka rënë shteti”, Bardhi: Në Aruba, qeveritarët biseduan me krimin për të pastruar para në ndërtim

11:15 : 09/10/2025

U fut në berberhane dhe sulmoi me mjet prerës 23-vjeçarin, arrestohet i riu pas 9 muajsh në kërkim

11:13 : 09/10/2025

Minatorët në protestë përpara Parlamentit: Ne vritemi për bukë, deputetët marrin 4 000 €

11:05 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com