• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prezantimi i projektit të stadiumit në Vlorë, Sinan Idrizi i Flamurtarit bojkoton FSHF-në dhe Ramën (Arsyeja)

15:12 : 06/05/2023
në AKTUALITET, SPORT

Presidenti i Flamurtarit Sinan Idrizi ka bojkotuar nisjen e takimit në qytetin e Vlorës, ku u prezantua projekti i stadiumit të ri të qytetit.

Shkak për këtë mungesë janë përplasjet që Idrizi ka me kreun e FSHF-së Armando Duka.

Në një deklaratë zyrtare nga ana e klubit, thuhet se ata nuk do të jenë të pranishëm në sallë, deri në momentin kur aty do të jetë Duka, pavarësisht se projekti prezantohet nga vetë kreu i qeverisë Rama.

Sipas klubit të Flamurtarit, Duka ka marrë disa ndëshkime kundrejt tyre, përfshirë dhe mbylljen e fushës së stadiumit deri në fund të këtij sezoni.

Stadiumi i ri i qytetit të Vlorës është një prej tre projekteve që synon të realizoje qeveria shqiptare.

Lexo edhe:

Zyrtare/ Flamurtari bëhet “i frikshëm”, transferon lojtarin që vlen 600 mijë euro në treg

Zyrtare/ U largua nga Flamurtari, Vasil Shkurtaj zgjedh të rikthehet andej nga erdhi

Deklaratë zyrtare:

Ditën e shtunë datë 6 Maj 2023 në teatrin “ Petro Marko “, në një dëgjesë publike ,shpallet projekti fitues i “ Vlora Sport “.

Flamurtari Footboll Club , gjatë dëgjesës refuzon të jetë bashkëdëgjues në momentin kur do të referojnë të deleguarit e Federatësë Shqiptare të Futbollit.

Kjo formë civile e protestësë , vjen mbas penalizimeve të njēpasnjëshme ndaj klubit , ku rasti më i fundit është mbyllja e stadiumit deri në fund të sezonit me vendimin arbitrar për të mbajtur jashtë stadiumit, sportdashësit vlonjat. Refuzojmë teatrin absurd të Federatësë Shqiptare të Futbollit!

Ndërkohë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i është përgjigjur deklaratës së presidentit të klubit vlonjat. Ai ka deklaruar se nuk e ka dëgjuar dhe se nuk ka përplasje me të.

“Nuk e kam dëgjuar deklaratën e Idrizit, por do të vazhdojmë me ceremoninë dhe pastaj do të flasim. Unë nuk kam përplasje”, deklaroi shkurtimisht Duka.

Në fjalën e plotë gjatë evenimentit, Duka nuk ngurroi të bënte edhe njëherë thirrje për bashkëpunim me njësitë vendore në Vlorë, klubin ‘Flamurtari’ apo edhe biznese të qytetit bregdetar për ndërtimin e sa më shumë fushave për fëmijët, ndërsa nënvizoi se FSHF do të mbështesë çdo projekt.

Ndër të tjera, numri 1 i futbollit shqiptar garantoi se juria sot do të përzgjidhë veprën më të mirë ndër tre projektet finaliste, për t’i shërbyer Vlorës, futbollistëve, medias dhe sigurisht, tifozëve.

Fjala e plotë e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka:

Më lejoni që në emër tuaj, në emër të komunitetit të futbollit, jo vetëm vlonjat por të të gjithë Shqipërisë, të falënderoj kryeministrin e Shqipërisë z.Edi Rama për këtë proces të ndërtimit të stadiumeve në të gjithë Shqipërinë. Gjithashtu të falënderoj edhe Ministren, zonjën Evis Kushi, e cila ka qenë pjesë e procesit që nga fillimi pas shpalljes së iniciativës nga kryeministri. Do të doja të falënderoja jurinë dhe jo vetëm jurinë e sotme, por të gjithë juritë ndërkombëtare, me ekspertët më të mirë të Europës që kanë kontribuar vullnetarisht në përzgjedhjen e këtyre projekteve. Gjithashtu do të doja të falënderoja edhe të gjithë studiot që kanë pranuar ftesën tonë për të qenë pjesë e kësaj gare.

Nuk kanë qenë vetëm 9 studiot finaliste, por kanë qenë më shumë se aq. Do të doja t’i falënderoja të gjithë dhe dua t’i garantoj që juritë në dy rastet e para dhe në rastin e sotëm do të zgjedhin projektin më të mirë dhe më të përshtatshëm për Vlorën.

Siç e tha edhe Ministrja, Flamurtari meriton shumë më shumë sesa infrastrukturë sportive ka sot. Me të gjithë ndryshimet e mëdha që janë bërë në Vlorë, ndryshimet në infrastrukturën sportive mbase nuk janë të merituara për Flamurtarin dhe për futbollistët e popullin vlonjat. Futbolli, pa dyshim që është loja më e bukur në botë, më e bukur dhe më e ndjekur në Shqipëri, më e dashura edhe për vlonjatët, ka tre elementë kryesorë: atë të edukimit, bazën materiale dhe infrastrukturën sportive.

Mendoj se në vitet e fundit, Shqipëria ka ndryshuar shumë edhe në futboll. Në këndvështrimin e edukimit, sot kemi një shkollë të konsoliduar, që prodhon jo vetëm trajnerë futbolli, por të gjitha specialitetet që duhen për të drejtuar atë: fizioterapistë, mjekë, prepartatorë fizikë etj., të cilët janë të licencuar dhe njihen në të gjithë Europën dhe që mund të punosh në çdo vend. Specialistë të gatshëm për të edukuar fëmijët tanë.

Baza materiale gjithashtu nuk diskutohet më në këtë vend. Diskutohet mbase për cilësinë, por askund për sasinë dhe për pajisjen me të. Projektet e FSHF-së, ‘Topi yt’ prej 7 vitesh dhe ai i ‘Uniforma ime’ vitin e fundit ka furnizuar me bazë materiale çdo njeri që dëshiron të luajë futboll në Shqipëri.

E treta, infrastruktura, që është shumë e rëndësishme. Infrastruktura ka bërë ndryshime të mëdha. Kemi ndërtuar që nga viti 2015 katër stadiume të niveleve ndërkombëtare. Në vitin 2015 filluam ‘Elbasan Arenën’ një vepër që na solli fat dhe kualifikim për në ‘EURO 2016’, nën kujdesin e kryeministrit të Shqipërisë, z.Edi Rama. Pasuam me stadiumet e tjera, Kukësin, Shkodrën dhe me perlën e futbollit shqiptar, ‘Air Albania Stadium’. stadium që na solli edhe ‘Conference League’ në Tiranë, që i shërbeu jo vetëm futbollit, por i shërbeu të gjithë Shqipërisë, biznesit shqiptar, njohjes së vendit tonë.

Kemi vazhduar me shumë investime të tjera, me ndërtime fushash për stërvitje, sisteme ndriçimi e të tjera. Në Vlorë thashë mbase nuk jemi në nivelin e kërkuar. Ato pak investime që janë bërë në futboll, janë bërë nga Federata Shqiptare e Futbollit, qoftë fusha në Pyllin e Sodës, qoftë ndriçimi në stadiumin e Vlorës, apo qoftë edhe fusha e Orikumit. Unë dua ta përsëris thirrjen edhe këtu në Vlorë, që të bashkëpunojmë me njësitë vendore, me klubin Flamurtari, të bashkëpunojmë me bizneset e vendit për të ndërtuar më shumë fusha për fëmijët e Vlorës.

Ne tashmë e kemi nisur një bashkëpunim për një akademi me Sokol Kushtën, me legjendën e futbollit vlonjat dhe atij shqiptar. Unë uroj ta kurorëzojmë sa më parë. Nuk do doja që të rrimë me kaq, por të bëjmë akoma më shumë. E deklaroj publikisht që jemi të gatshëm të mbështesim çdo lloj projekti për të ndërtuar fusha, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare – kryeministri e ka shprehur gatishmërinë në të gjitha takimet – nga çdo lloj kërkese, nga individë, bashki apo klube. Mjafton që t’i shërbejmë futbollit. Nuk dua të zgjatem më, por edhe një herë dua t’u garantoj që sot ne besoj se do të zgjedhim veprën më të mirë, atë që do t’i hapë akoma më shumë rrugë zhvillimit të futbollit në Vlorë, atë që do t’u shërbejë futbollistëve për të pasur një përformancë të mirë, mediave për të kryer më mirë detyrën e tyre, arkitekturës së Vlorës, por edhe gjithë spektatorëve që janë gjëja më e rëndësishme e një ndeshje futbolli. Ju falënderoj!

Etiketa: DukaFlamurtariSinan Idrizi

Lajme të lidhura

SPORT

Zyrtare/ Flamurtari bëhet “i frikshëm”, transferon lojtarin që vlen 600 mijë euro në treg

12:43 : 26/07/2025
SPORT

Zyrtare/ U largua nga Flamurtari, Vasil Shkurtaj zgjedh të rikthehet andej nga erdhi

11:05 : 26/07/2025
SPORT

Albi Alla largohet nga Flamurtari pas një sezoni, firmos me klubin grek

21:27 : 25/07/2025
SPORT

TKZ: Një herë na eliminuam dhe FSHF e Dukës u dënua me gjobën marramendëse

14:53 : 23/07/2025
SPORT

Duka la jashtë tifozët e vërtetë, FIFA dënon FSHF-në për ndeshjen me Serbinë

10:38 : 23/07/2025
SPORT

Flamurtari prezanton sulmuesin e Kombëtares Shpresa

16:32 : 21/07/2025
Para

Kastrioti-Vllaznia/ Pjesa e dytë nis me gol, Kaina i shënon ish-skuadrës (VIDEO)

TË GJITHA

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025

Vdekja e Besnik Koçiut/ Berisha: Qelitë e burgjeve si biruca të torturave dhe vdekjeve të narkodiktaturës

22:11 : 08/08/2025

Boni debuton me gol, Interi përmbys me 10 lojtarë Monakon

22:07 : 08/08/2025

Mbi 8 mld euro investime në një dekadë, mandati i BERZH në Greqi drejt përfundimit

21:54 : 08/08/2025

Ndërron jetë në moshën 97-vjeçare Jim Lovell, komandanti i Apollo 13

21:43 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com