• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Indrit Hoxha: Në Vorë, e nevojshme të bëhet një luftë simbol

11:50 : 06/05/2023
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Indrit Hoxha është shprehur se garon për kreun e bashkisë së Vorës me një përgjegjësi qyterare për të marrë përsipër një zonë, që sipas tij, “është më e vështira nga pikëpamja e intensitetit të përqendrimit të korrupsionit dhe gjithçkaje të paligjshme që mund të imagjinohet në regjimin e Edi Ramës”.

Ai shprehet se të paktën 3 kryebashkiakët e fundit të PS në Vorë “janë ose me probleme formale ligjore ose me tërheqje të nënkuptuara për shkak të korrupsionit, problemeve me ligjin ose çështje të tjera edhe më të rënda”.

Në një postim në FB, Indrit Hoxha renditi edhe tre arsyet përse në Vorë është e nevojshme të bëhet një luftë simbol.

Postimi i plotë

Beteja për Vorën, beteja për ligjin, për qytetarinë, për anti-korrupsionin dhe anti-krimin

Lexo edhe:

E “paralizoi” Tiranën nga trafiku, ARRSH njofton se autostradën Vorë-Durrës do e bllokojë vetëm natën

Nga nesër bllokohet aksi Vorë-Durrës/ ARRSH: Përdorni rrugën e Maminasit!

Në zgjedhjet e 14 majit kandidoj për zgjedhjet për kryetar për bashkinë e Vorës, me një përgjegjësi qytetare për të marrë përsipër zonën më të vështirë nga pikëpamja e intensitetit të përqendrimit të korrupsionit dhe gjithçkaje të paligjshme që mund të imagjinohet në regjimin e Edi Ramës.

Mjafton t’ju përmend një fakt, të paktën tre kryetarë bashkie pararendës të rilindjes në këtë qytet, që nga viti 2019 janë ose me probleme formale ligjore ose me tërheqje të nënkuptuara për shkak të korrupsionit, problemeve me ligjin ose çështje të tjera edhe më të rënda.

Kandidimin në bashkinë e Vorës e kam marrë si një mision që kur mu propozua, sepse në këtë qytet është e nevojshme të bëhet një lufte simbol për të paktën tre arsye:

Së pari, Vora megjithëse ka një territor të vogël, është nyja ekonomike e aksit Tiranë-Durrës dhe të gjithë zonës më të shëndetshme ekonomike të Shqipërisë. Aty janë të përqendruara qindra biznese nga më të mëdhenjtë dhe kjo shihet dhe në buxhetin e bashkisë që i kalon 80 milion euro. Pikërisht për shkak të të këtij pozicioni, midis dy zonave më të shëndetshme ekonomike, Tirana dhe Durrësi, në Vorë janë përqendruar bandat dhe flukset e ekonomive të paligjshme më të mëdha, të cilat për territor do të përbënin një rekord. Sigurisht qytetet e mëdha gjatë rilindjes kanë akumuluar një fluks paligjshmërie dhe krimi të madh, por pjesëtuar me sipërfaqen Vora këtë intensitet e ka më të lartë.

Së dyti, kam marrë guximin qytetar, personal dhe fizik për të përfaqësuar Partinë Demokratike dhe opozitën reale në këtë garë, edhe për një arsye tjetër: Shumëkush do të ndjehej i frikësuar, i intimiduar, i shantazhuar nga ky përqendrim i krimit, nga ky intensitet kriminal në këtë zonë për arsye të kuptueshme dhe arsye njerëzore. Duke i dalë ballë kësaj situate unë dua të inkurajoj çdo demokrat, çdo qytetar të lirë dhe të paangazhuar, madje dhe çdo të majtë të zhgënjyer që të jenë guxim plotë, që vota e tyre do të numërohet, vota e tyre do të llogaritet dhe vota e tyre nuk do të ketë asnjë firo për asnjë lloj arsye. Ne duhet t’i japim një mesazh krimit, ne duhet ta shpërthejmë omerta-në që ka vendosur pushteti dhe krimi në bashkinë e Vorës në këto 4 vitet e fundit.

Së treti, është e rëndësishme që Vora të fitojë një identitet, ai nuk mund të jetë një transit, ajo nuk mund te jetë një stacion benzine apo një stacion ku ndërtohen trenat. Duhet të jetë një qytetet apo një identitet i çliruar nga kthetrat e krimit dhe të paligjshmërisë. Duhet të formësojë hapësirën e vet urbane, duhet të formësojë identitetin, duhet të formësojë pamjen e saj, duhet të zhvillohet dhe të mos jetë e kufizuar me një autostradë përsipër, por të ketë planin e vet të zhvillimit. Janë pikërisht interesat ekonomike dhe kriminale që e mbajnë sot Vorën si një periferi urbane të Tiranës apo të Durrësit, ku zotëron krimi, korrupsioni, paligjshmëria dhe mungesa e zhvillimi në mes të një pasurie përrallore, që ka gjeografikisht dhe ekonomikisht Vora, e vendosur në aksin më të zhvilluar të Shqipërisë, Tiranë-Durrës.

Etiketa: indrit hoxhaVorezgjedhjet e 14 majit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E “paralizoi” Tiranën nga trafiku, ARRSH njofton se autostradën Vorë-Durrës do e bllokojë vetëm natën

20:27 : 14/10/2025
AKTUALITET

Nga nesër bllokohet aksi Vorë-Durrës/ ARRSH: Përdorni rrugën e Maminasit!

20:52 : 12/10/2025
AKTUALITET

Dogji automjetin e parkuar në aksin ‘Vorë-Maminas’, arrestohet 38-vjeçari

13:22 : 06/10/2025
AKTUALITET

Ndërpritet energjia elektrike, Vora dhe Bërxulla në errësirë prej dy orësh

20:21 : 28/09/2025
AKTUALITET

EMRI/ Ky është viktima i aksidentit të trefishtë në Vorë, arrestohen dy shoferët e tjerë

12:25 : 20/09/2025
AKTUALITET

Helmoi shqiptarët me ushqime të skaduara, Skifter Tagani pronar edhe i një kompanie tjetër

16:38 : 19/07/2025
Para

Berisha: Shumë shpejt, Rama do i thotë mirupafshim pushtetit

TË GJITHA

Sherr mes krushqve në Tiranë, njëri përfundon në burg, tjetri në spital

11:33 : 26/10/2025

Reshjet e shiut përmbytin Shkodrën, ja zonat më të rrezikuara

11:23 : 26/10/2025

Aksident tragjik/ 19-vjeçari përplas për vdekje me automjet një grua në Kavajë

11:06 : 26/10/2025

Arrestohen dy persona për grabitjen spektakolare të muzeut të Luvrit

10:53 : 26/10/2025

PD: Gramoz Sako, kandidati i PS për Tepelenën, ka marrë 1.8 mln euro tendera nga kjo bashki

10:43 : 26/10/2025

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

10:23 : 26/10/2025

FOTO/ Motori përplaset me makinën në aksin Korçë-Pogradec, dy të plagosur

10:09 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com