• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

UKT nuk investon për kanalizime/ Këlliçi: Sepse Mariglen Qato dhe drejtorët ndërtojnë hotel 15 mln euro

11:56 : 05/05/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Belind Këlliçi u takua dhe bashkëbisedoi me banorë të Njësisë 5 dhe 2 në Tiranë, ku ndau me ta, përfitimet që vijnë prej programit dhe 5 prioriteteve kryesore.

Në zonën e “Vilave Gjermane” dhe “Depove të Ujit”, Belind Këlliçi u përball përsëri me realitetin dramatik të jetës së banorëve, të cilët përballen me përmbytje nga ujërat e zeza, mungesa e rrugëve apo problemet me investimet në shërbime si: transporti urban, çerdhet, kopshtet, shkollat apo dhe qendrat shëndetësore. Pikërisht në zonën poshtë “Depove të Ujit”, Belind Këlliçi takoi disa qytetarë, të cilët treguan se bashkia e Tiranës nuk u ka dhënë zgjidhje për problemin e kanalizimeve të ujërave të zeza që dalin në sipërfaqe sa herë ka reshje shiu, dhe përfundojnë deri në banesa.

“Kanalet e zeza janë të gjithë në sipërfaqe, të gjithë këto siç po i sheh. Jam ankuar në të gjitha zyrat kam shkuar me dokumente, me firma, me gjithçka, ujin në zjarr nuk e ka vënë. Situata është e tillë që ne i kemi shkruar Institutit të Higjienës si banor, dhe ajo normalisht shumë korrekt shkruan se duhet të merren masa sepse është rrezik infeksioni për të gjithë zonën. I shkruan UKT-s mos të gabojmë dhe bashkisë së Tiranës, i shkruan në 2018. Vijojmë ne me një shkresë drejtuar bashkisë së Tiranës si banor. Të gjitha institucioneve, ne kemi ndjekur rrugët zyrtare. Asgjë s`ka ndodhur”, u shprehën banorët.

Belind Këlliçi tha se drejtorët në bashkinë e Tiranës, që duhet t`i japin zgjidhje këtyre problemeve, janë kthyer në ndërtues, duke harruar punën për të cilën paguhen nga taksat e qytetarëve.

“Edhe ja kanë kaluar Policisë Bashkiake. Pra është kërkuar ndërhyrje, që ta kuptojnë dhe ata që na ndjekin, Drejtoria e Higjienës i ka kërkuar ndërhyrje për shkak të situatës Njësisë Administrative Nr.2, pra Njësisë bashkiake Nr.2 dhe Policisë Bashkiake për të ndërhyrë këtu. E çfarë ka ndodhur? Kjo përgjigja e këtij Redi Mollës, referuar ankesës së z.Pavlo Sopi Qoti, që ndodhet në rrugën “3 Vëllezërit” është verifikuar dhe është hartuar projekti për rrjetin e kanalizimit që do të zbatohet sa më shpejt. Kanë kaluar deri tani 4 vjet e tre muaj. Shumë shpejt qenkan, katër vjet e tre muaj. Ky Redi Molla është ai që po ndërton hotelin 15 milionë euro bashkë me Mariglen Qaton. Që ta dini ju pse nuk ndërtohen këto, ta dinë qytetarët. Se në vend që të jetë punonjës i shtetit, e të merret me këto probleme, është duke ndërtuar hotel 15 milionë euro. Ky është problemi”, tha Këlliçi.

Lexo edhe:

Pas aksioneve, trotuaret dhe sheshet “uzurpohen” sërish, gati rregullorja për hapësirat publike në Tiranë

Vlora nesër sërish pa ujë

 

1 nga 5
- +

Por, pas datës 14 maj kjo situatë do të marrë zgjidhje. Belind Këlliçi tha se do të marrë fund trajtimi i qytetarëve me diferencime politike.

“Pas 14 majit Belind Këlliçi si kryebashkiak nuk do të bëjë më diferencime për qytetarët e Tiranës. Pse? Sepse demokratë e socialistë, me parti e paparti, ne ecim në të njëjtat rrugë. Ngecim në të njëjtin trafik. Kemi të njëjtat probleme kur vjen puna… ata fëmijët qëparë që ishin tek ajo zonë, që ishim tek depo e ujit, problem ishin kanalizimet e ujërave të zeza, aty ka dhe fëmijë socialistësh. Kur flet për problematikat e fëmijëve të qytetit nuk mund t`i ndash qytetarët në të majtë dhe të djathtë. Qytetarët duhen trajtuar të gjithë njëlloj”, tha kandidati opozitës për bashkinë e kryeqytetit.

Nga Njësia Nr.2, Belind Këlliçi përsëriti ftesën ndaj Erion Veliajt për debat publik.

“Sërish gjej rastin ta ftoj Erion Veliajn në këto 8 ditë që kanë mbetur fushatë, ku je Erion? Vij vërdallë në të gjithë rrugët e Tiranës dhe nuk të gjej! Dal në qytet dhe në fshat, nuk të gjej! Shkoj nëpër studio dhe nuk të gjej, shkoj në studiot ku t`i përkëdhelesh më së shumti, dhe nuk të gjej. Pse fshihesh? Hajde në debat publik! A ke bërë punë për Tiranën? A ke 8 vite që punon për Tiranën? A të duhen qytetarët e Tiranës mor zotëri? Hajde mor flasim në publik, hajde të flasim për bilancin tënd të punës, për premtime e mia që ti pretendon që nuk realizohen dhe mbi të gjitha për një çështje që ti e ke përzemër, për shkollimin tim dhe për shkollimin tënd”, u shpreh Këlliçi.

Për banorët e Njësisë Nr.2 Belind Këlliçi renditi pesë prioritetet e programit të tij për Tiranën, të cilat do të bëhen realitet pas 14 majit.

“Unë pesë prioritetet e mia i kam thënë para jush dhe herë të tjera, i ripërsëris dhe njëherë. Pa diskutim autobusi pa pagesë falas pas 14 majit, nënkalimi te “Sheshi Skënderbej”, ndërtimi i çerdheve, kopshteve dhe shkollave. Paketa e biznesit të vogël për uljen e taksave dhe tarifave, përgjysmimi i dy tarifave pastrimit dhe gjelbërimit dhe tarifës së hapësirës publike. Heqja e taksës antikushtetuese e infrastrukturës arsimore të përkohshme, që biznesi e paguan dy herë, një herë si biznes dhe një herë si familje. është pa diskutim 500 oazet e gjelbërta ajo që ne diskutuam edhe në rrugëtimin tonë sot”, tha Këlliçi.

Etiketa: Bashkia e TiranesMariglen Qatoujesjelles kanalizimeUKTzgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas aksioneve, trotuaret dhe sheshet “uzurpohen” sërish, gati rregullorja për hapësirat publike në Tiranë

10:50 : 19/05/2026
AKTUALITET

Vlora nesër sërish pa ujë

21:13 : 20/04/2026
AKTUALITET

Uji “i pijshëm” vetëm në dokumente

19:33 : 10/04/2026
AKTUALITET

Veliaj, viktimë e Ols Dados apo e korrupsionit në bashki

17:53 : 03/04/2026
AKTUALITET

Kandidatura për Bashkinë e Tiranës, Braçe: Nuk i marr leje askujt! Dy arsye që më shtynë drejt vendimit

21:31 : 02/04/2026
AKTUALITET

SPAK jep pretencën për dosjen “5D”, kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

10:29 : 17/02/2026
Para

Si u ‘shthurën’ mbrëmë banorët/ Luizi bën striptizëm mbi Ronaldon e shtrirë

TË GJITHA

OBSH: Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

15:05 : 05/06/2026

E pazakontë në Tiranë! Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores

14:51 : 05/06/2026

“Çmendet” moti, breshëri mbulon Delvinën dhe fshatrat përreth

14:51 : 05/06/2026

Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë

14:34 : 05/06/2026

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom