• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lirim Fezollari në SPAK për privatizimin e “BUKA” sh.a., e bleu me çmim qesharak

17:37 : 05/05/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Lirim Fezollari, biznesmeni i “Tabacco Holding Group” njëherësh dhe përfituesi i ankandit për privatizimin e aksioneve shtetërore të “Buka Sh.a”, është paraqitur në SPAK, duke dhënë shpjegime për procedurën e përfitimit të ish-Fabrikës së Bukës në Tiranë.

Një pronë kjo me mijëra metra katror, mjaft e lakmuar në Tiranë, e cila i është njohur prej vitit 1994 nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, familjes Myderzi.

Por përmes një procedure ankandi të hapur në 2014 nga ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, përfitues i aksioneve shtetërore të kompanisë “Buka Sh.a” është bërë biznesmeni Lirim Fezollari.

Kjo procedurë ankandi, ka shkelur një seri vendime gjyqësore duke përjashtuar pronarët e ligjshëm të tokës, ku ndodhet ish-fabrika e Bukës.

Për shkak të kësaj situate, shumë shpejt në SPAK, do të thirret për të dëshmuar dhe ish-ministri Arben Ahmetaj.

Lexo edhe:

SPAK refuzon të hetojë Maznikun, dosjen e tenderit 471 mln lekë ia kthen sërish prokurorisë Tiranë

Mesazhi i ambasadorit gjerman: Procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK duhet të jetë transparent

Ndërsa për këtë çështje në SPAK ka dëshmuar dhe Shkëlqim Cani, si ish-ministri që refuzoi të firmosë përpara se vendin t’ia zinte Arben Ahmetaj. Mësohet se hyrja e Lirim Fezollarit si aksioner në “Buka Sh.a” daton prej 5 shtatorit 2014.

Ndërsa një manovër ankandi e hapur nga ish-ministri Ahmetaj, e ka bërë atë pronarin kryesor të kësaj shoqërie, duke përfituar një pronë që ndodhet në rrugën e “Kavajës”.

Kjo pasuri pretendohet nga anëtarët e familjes Myderzi, të cilët kanë mundur të përfitojnë të drejtën e pronës së tyre, edhe përmes vendimeve të gjykatave Shqiptare.

Por megjithëse familje Myderzi, është trashëgimtare e pronës, Ahmetaj ka firmosur gjatë periudhës kur drejtonte ministrinë e Financave.

Fezollari është paraqitur javën e kaluar në SPAK, duke dhënë shpjegime lidhur me procedurat që ka ndjekur për privatizimin e kësaj pasurie.

Ndaj Fezullarit, anëtarëve të Komisionit të Ankandit pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe ish-ministrit Arben Ahmetaj, SPAK ka nisur një hetim penal për akuzën e “Shkeljes së pabarazisë në tendera dhe ankande” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Gjashtë persona, përfshirë dhe Ahmetaj tashmë janë vënë nën hetim, duke u verifikuar për sa i përket pozicionit ligjore në këtë privatizim të përfituar nga biznesmeni Lirim Fezollari.

Gjatë dëshmisë së tij dhënë në prokurori, Fezollari ka pretenduar se nuk ka asnjë njohje personale me ish-ministrin e Financave, Arben Ahmetaj.

Fezollari ka shtuar se ai është përfshirë në këtë privatizim të aksioneve shtetërore, pasi dispononte dhe më parë aksione të kompanisë, duke kryer blerjes e disa aksioneve tek persona të tjerë, pronarë të kësaj kompanie.

Por hetimi i SPAK, ka përparuar duke u futur deri tek regjistrat e hyrje-daljeve në ministrinë e Ekonomisë, që asaj kohe drejtohej nga Ahmetaj.

Faktet e grumbulluara nga SPAK, deri në këtë fazë të hetimit janë të plota, dhe së fundmi grupi i hetimit ka nisur dhe një letër-porosi drejt një shteti të huaj, për të mësuar kontaktet dhe miqësinë e afërt mes Arben Ahmetaj dhe biznesmenit Lirim Fezollari.

Miqësia dhe afrimiteti mes këtyre dy njerëzve është provuar dhe me prova të tjera, që do i vihen në dispozicion gjykatës në një moment të mëvonshëm.

Hetimi deri në këtë fazë i kryer nga SPAK, ka treguar se Ministria e Ekonomisë, është tregua e paduruar për të mbyllur ankandin, ndërkohë që institucioni ishte i paditur në gjykatë dhe procesi gjyqësor e trashëgimtarët e familjes Myderzi, ishte në vijim.

Sipas dosjes hetimore në Gusht 2015, Ministria e Financave shpall biznesmenin Fezollari, fitues të ankandit për blerjen e aksioneve të shoqërisë anonime “Buka” sha.

Në tetor 2015, vetëm dy muaj pas shpalljes së rezultateve të ankandit, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë u jep të drejtë ish-pronarëve, duke vendosur gjithashtu anulimin e pasojave të procedurës së ankandit që zhvilloi ministria.

Çështja shkon në Apel, me ankimues Ministrinë e Ekonomisë, si institucioni që kishte urdhëruar zhvillimin e ankandit.

Por teksa dosja priste vendimin në Apel, rezulton se biznesmeni Lirim Fezollari, si aksioneri kryesor i “Buka” sh.a, ka shitur asetet e shoqërisë, konkretisht trojet e saj, tek kompania “Tabacco Holding Group”, e cila ishte gjithashtu në pronësi të tij.

Pikërisht mbi këto prona, Fezollari ka marrë leje nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të ndërtuar një qendër tregtare, si edhe ka ndërtuar një kompleks lojërash në zonën e mbikalimit tek “Unaza e Re”.

/Ora News/

Etiketa: Buka sh.aLirim FezollarispakTabacco Holding Group

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK refuzon të hetojë Maznikun, dosjen e tenderit 471 mln lekë ia kthen sërish prokurorisë Tiranë

18:08 : 17/09/2025
AKTUALITET

Mesazhi i ambasadorit gjerman: Procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK duhet të jetë transparent

17:43 : 17/09/2025
AKTUALITET

Përplasje e brendshme në KLP për zgjedhjen e kreut të SPAK, ndërhyjnë ndërkombëtarët

13:11 : 17/09/2025
AKTUALITET

KLP çel garën për kreun e ri të SPAK, kandidatët 3 javë afat për të paraqitur dokumentacionin

10:20 : 17/09/2025
AKTUALITET

Mandati i Dumanit drejt përfundimit, KLP hap sot garën për kreun e ri të SPAK

09:37 : 17/09/2025
AKTUALITET

Kokaina nga Paraguaji në Hamburg, milionat groposen në Shqipëri/ Përgjimet e “lordëve të drogës” Çela-Çopja

21:49 : 16/09/2025
Para

Shqiptarët kryesuan listën e të kthyerve nga BE-ja në vitin 2022

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 18 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 17/09/2025

Champions/ Bayern i tregon forcën Chelseat, një gol në fund nderon Liverpool, fiton dhe Inter

22:59 : 17/09/2025

Vokshi: Krimi ka futur mbi 20 deputetë në Kuvend, janë përfaqësues të karteleve

22:56 : 17/09/2025

Gazetari: Leon Smith i platformës XUEX është një robot

22:50 : 17/09/2025

“Tu bëftë pushka top”, Dumani zbulon bisedën me kundërshtarin: Çdo 10 ditë do të vras njërin nga ju…

22:44 : 17/09/2025

“Mos na fusin në kurth këtu”/ Dumani zbulon ofertën e Çapjave: Vrasja që shpëtoi Sokol Sanxhaktarin

22:32 : 17/09/2025

Gjekmarkaj: Berisha duhet të rrijë në krye të PD-së, është një resurs i jashtëzakonshëm

22:17 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com