• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkalla e huamarrjes mes familjeve shqiptare u rrit gjatë vitit të kaluar

11:36 : 03/05/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, SOCIALE

Pesha e familjeve huamarrëse shqiptare u rrit gjatë gjysmës së dytë të vitit të kaluar.

Sipas rezultateve të vrojtimit gjashtëmujor që kryhet nga Banka e Shqipërisë, rreth 26% e familjeve kishin të paktën një hua për të paguar në momentin e intervistimit.

Kjo peshë është rritur me 4 pikë përqindje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me 2 pikë përqindje.

Krahasuar me një vit më parë, por raporti mbetet pranë mesatares historike të treguesit prej 27%. Vrojtimi për 6-mujorin e dytë 2022 është kryer mbi një kampion prej 1205 familjesh dhe shkalla e përgjigjes ka rezultuar 89%.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 5 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

OECD: Tarifat e Trump po ngadalësojnë ekonominë globale

Kampioni i familjeve përzgjidhet, intervistohet dhe rishikohet në mënyrë periodike nga Instituti i Statistikave, në bazë të regjistrave që përdoren nga agjencia për anketat pranë familjeve.

Rreth 70% e familjeve deklarojnë se pagesa e huasë zë më pak se 30% të të ardhurave mujore dhe ky tregues ka rënë me 9 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.

Rreth 47% e familjeve huamarrëse kanë deklaruar se aftësia e tyre paguese nuk ka ndryshuar gjatë periudhës, ndërsa pjesa tjetër raportojnë një përkeqësim të aftësisë së tyre paguese krahasuar me periudhën paraardhëse, të cilën familjet ia atribuojnë rritjes së ndjeshme të çmimeve në vend.

Prirje të ngjashme paraqet edhe indeksi i pritjeve mbi aftësinë paguese për gjysmën e parë të vitit 2023, i cili sinjalizon pritje më pesimiste të familjeve krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe krahasuar me një vit më parë. Rreth 56% e të përgjigjurve kanë deklaruar se nuk presin të marrin hua të re në 6 muajt e ardhshëm”.

Rënia në vlerën e indeksit të planifikimit të huamarrjes mund të sinjalizojë një ngadalësim të kërkesës së individëve për kredi gjatë gjysmës së parë të vitit 2023.

Sipas Bankës së Shqipërisë, këto prirje janë të pritshme në kushtet e rritjes së normave të interesit të kredisë, si rezultat i normalizimit të politikës monetare, dhe të pasigurisë së familjeve mbi dinamikat e ardhshme të çmimeve

Ndërkohë, në segmentin e bizneseve pesha e kompanive huamrrëse kundrejt totalit ka pësuar rënie. Rreth 40% e ndërmarrjeve deklarojnë se kanë aktualisht hua për të paguar.

Kjo peshë ka rënë lehtë krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me 3.3 pikë përqindje nga një vit më parë. Rreth 80% e ndërmarrjeve të vogla, 84% e ndërmarrjeve të mesme dhe 82% e atyre të mëdha, e konsiderojnë të përshtatshëm nivelin e tyre të huamarrjes.

Vlera totale e huasë rezulton afërsisht sa gjysma e vlerës së kapitalit të ndërmarrjes për rreth 75% të ndërmarrjeve huamarrëse dhe pothuajse e njëjtë me vlerën e kapitalit për 11% të tyre, ndërkohë që pjesa e mbetur prej 14% raportojnë që vlera e huasë e tejkalon atë të kapitalit.

Raporti “hua/kapital” ka ardhur në rritje dhe rezulton më i lartë te ndërmarrjet e mesme e të mëdha, ku 25% e tyre shprehen se ky raport është i barabartë ose tejkalon vlerën e kapitalit. Në nivel sektorial, ngarkesa me borxh ka shënuar rritje për të gjitha degët e ekonomisë ku operojnë ndërmarrjet.

Lidhur me planifikimin për huamarrje në gjashtëmujorin e ardhshëm, ndërmarrjet janë përgjigjur se kërkesa për kredi pritet të mbetet në kahun pozitiv. Indeksi i vlerësimit të planifikimit të huamarrjes në gjashtëmujorin e ardhshëm është rritur për të gjitha madhësitë e ndërmarrjeve, por më ndjeshëm për ndërmarrjet e vogla./Monitor

Etiketa: birxhekonomiFamiljet shqiptarehuamarrjevarferi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 5 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

07:58 : 05/06/2025
BOTA

OECD: Tarifat e Trump po ngadalësojnë ekonominë globale

14:57 : 03/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 2 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

08:11 : 02/06/2025
AKTUALITET

Përmbytjet – na mori lumi tokë dhe para

17:12 : 30/05/2025
AKTUALITET

Miliardat që mungojnë te rritja ekonomike

22:00 : 29/05/2025
AKTUALITET

BB: 20% e popullsisë shqiptare në varfëri, më e larta në Ballkanin Perëndimor pas Malit të Zi

08:07 : 29/05/2025
Para

Shpërthimet e fabrikave të çimentos në Borizanë, banorët: Pronari na kërcënon...

TË GJITHA

Muaji i qershive, ja cilat janë vlerat ushqyese dhe vetitë kuruese të tyre

22:19 : 06/06/2025

Abuzonte seksualisht me pacientët, dënohet me 21 vite burg mjeku në Norvegji

22:03 : 06/06/2025

Fëmijët helmohen në Gramsh/ Një tender me erë korrupsioni dhe vezë me salmonelë

21:57 : 06/06/2025

Këshilli Bashkiak i Sarandës “injoron” KQZ-në, shkarkon edukatoren si këshilltare

21:48 : 06/06/2025

Lubonja për ndërhyrjet në Spaç: Duan të shkatërrojnë ngjarje historike, gjurmë që i ka lënë koha

21:34 : 06/06/2025

Pulja/ Helikopter dhe qen antidrogë, ja si çmontohet organizata italo-shqiptare e kokainës, 11 të arrestuar

21:32 : 06/06/2025

Digjen plehrat e Shijakut, kryetari Elton Arbana xhiro me Range: Nuk meritoni asnjë përgjigje

21:30 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com