• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Për narcistin me shtatë tuje që shpalli zbulimin e madh se shqiptarët dhe serbët janë… kushurinj (!)

19:13 : 02/05/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Shaban Murati

Një narcist me shtatë tuje nga ata, që mendojnë se mjafton mjekrra t’i dish të gjitha, pas hulumtimeve vetiake në majë të vidhit, të penelit dhe të hurit, shpalli në nje mexhlis ndërkombëtar në Athinë në 28 prill 2023 zbulimin e madh të shekullit se shqiptarët dhe serbët janë kushurij.

Pas këtij zbulimi lind pyetja e madhe: meqë serbët dhe rusët kanë deklaruar pothuaj përditë në të gjitha instancat, që nga presidentët Putin dhe Vuçiç e deri te populli i thjeshtë, se rusët dhe serbët janë vëllezër me njeri- tjetrin, a i bie tani që shqiptarët janë kushurij edhe me rusët?

Pyetja tjetër është: nëse shqiptarët janë kushurij me serbët, a i bie që edhe shqiptarët janë fise sllave të përtej Uralit, që kanë ardhur bashkë  me kushurijtë e tyre serbë në Ballkan në shekullin 7 të erës sonë, ku kanë gjetur ca popuj, që quheshin ilirë, dhe të cilët kishin toka me tepri, që me të drejtë ia morën fiset sllave.

Nuk mund të parashikohet nëse ky zbulim i pashoq gjenetiko-etnik ballkanik, që shqiptarët dhe serbët janë kushurij, do të marrë apo  jo çmimin “Nobel”, por mund të parashikohet që Akademia e Shkencave e Serbisë dhe Akademia e Shkencave e Rusisë ta konsiderojnë për ta futur zbuluesin e kësaj teorie anëtar të Akademive të tyre.

Lexo edhe:

E hoqën nga fushata e Tiranës, Braçe shpërthen ndaj Ballukut e Ramës: Nuk janë socialistë!

Pasi vendi u dogj nga veriu në jug, Rama premton reformë dhe paga më të larta për zjarrfikësit

Narcisti i mësipërm me një të goditur rrëzoi për tokë të gjithë shkencën europiane dhe albanologjinë, shkencëtarët dhe albanologët europianë dhe shqiptarë, me mjekërr e pa mjekërr, që prej shekujsh janë lodhur kot dhe kanë shkruar me qindra libra për të vërtuar gjenezën ilire të shqiptarëve.

Nëse individi në fjalë do të kishte folur në mexhlisin e Athinës për origjinën gjenetike dhe etnike të vetes apo të paraardhësve të tij si kushurij me serbët, nuk ka asgjë të keqe. Mirëpo çeshtja është se teoricieni i ri i sllavologjisë foli në emër të “Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

Kjo mund të çojë në atë që kushurijtë serbë mund t’u kërkojnë kushurijve shqiptarë zbatimin e tapive sllave të tokave të kushurijve dhe mund të firojnë disa territore të tjera shqiptare, p.sh. në Veri të Kosovës ose edhe ndonje copë deti Adriatik.

Nuk është ndonjë sakrificë e madhe, sepse midis kushurijve ndahet gjithçka, edhe tokat, edhe deti, edhe pasuritë, edhe nderi. Rëndësi ka që shqiptarët dolën kushurij me serbët, dhe shqiptarët duhet të kënaqen me zbulimin e madh, që i jep përfaqësuesit të tyre më të lartë narcist rastin që të habisë botën shkencore dhe diplomatike dhe të shijojë bukurinë unike të vetes në pellgjet shqiptare të lotëve dhe të turpit. Me zbulimn e madh të gjenezës së përbashkët sllave të shqiptarëve dhe të serbëve, tani Ballkani do të gjejë paqen dhe lumturinë e premtuar nga kushurijtë tanë serbë.

/Gazeta Dita/

Etiketa: Edi Ramaserbia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E hoqën nga fushata e Tiranës, Braçe shpërthen ndaj Ballukut e Ramës: Nuk janë socialistë!

11:04 : 04/10/2025
AKTUALITET

Pasi vendi u dogj nga veriu në jug, Rama premton reformë dhe paga më të larta për zjarrfikësit

10:45 : 04/10/2025
RAJONI

Vuçiç: Të gjithë po përgatiten për luftë

19:17 : 03/10/2025
AKTUALITET

“Shenjë autoritarizmi”/ Rama synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve

18:54 : 03/10/2025
AKTUALITET

Batutat e Ramës me Macron për Trumpin, reagon Shtëpia e Bardhë

18:43 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rama: Bajram Begaj e ka firmosur me vullnetin e tij dekretin për zgjedhjet

18:42 : 03/10/2025
Para

Kiara dhe Luizi do martohen në natën finale, Zhaklin Lekatari: Martesë pa s*ks... e frikshme

TË GJITHA

E hoqën nga fushata e Tiranës, Braçe shpërthen ndaj Ballukut e Ramës: Nuk janë socialistë!

11:04 : 04/10/2025

U kapën me armë, arrestohen 2 persona në Fier

10:53 : 04/10/2025

Pasi vendi u dogj nga veriu në jug, Rama premton reformë dhe paga më të larta për zjarrfikësit

10:45 : 04/10/2025

“Ylli” i Çuçkës së Kolonjës/ Entela Çano, 6 mln euro nga “tenderat e vegjël” të supervizimit

10:33 : 04/10/2025

Vajza e Eli Farës rikthehet mes fotosh provokuese: Mesazhi i saj për ndjekësit

10:20 : 04/10/2025

Vetëm një ndër pesë gjermanë i kënaqur me punën e qeverisë

10:00 : 04/10/2025

Vodhi çantën e mbushur me euro e lekë në një lokal, arrestohet 65-vjeçari në Tiranë

09:48 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com