• Kontakt
Monday, July 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pa gjykata dhe pa prokurori/ Qytetet që penalizohen nga drejtësia e re

09:37 : 02/05/2023
në AKTUALITET

Nga data 1 maj, 9 qytete do të mbeten pa gjykata dhe pa prokurori. Mijëra dosje që ishin për gjykim apo hetim do të transferohen në institucionet e qyteteve fqinje, duke e bërë më të largët gjeografikisht sistemin e drejtësisë për qindra mijëra qytetarë. E quajnë faza e dytë e implementimit të hartës së re gjyqësore, por mund të konsiderohet edhe pasojë direkte e dështimit të reformës në drejtësi, që u miratua 7 vite më parë me presion të fortë ndërkombëtar.

Shkrirja e Gjykatave të Shkallës së Parë dhe prokurorive të lidhura me to ishte një vendim që u imponua për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Vetingu e la sistemin me aq shumë vende bosh, sa prurjet nga Shkolla e Magjistraturës e kishin të pamundur t’i zëvëndësonin. Hartuesit e reformës në drejtësi nuk e kishin parashikuar këtë fazë.

Dhe meqë një pjesë e madhe e gjykatësve dhe prokurorëve u larguan nga detyra, kryesisht për shkak të problemeve me pasurinë, qeveria e Edi Ramës vendosi të lërë disa qindra-mijëra qytetarë pa gjykata dhe pa prokurori fare.

E para që e pësoi nga vetingu ishte Gjykata Kushtetuese, që u paralizua totalisht disa vite më parë. Atëherë kryeministri Rama e komentoi ngjarjen me shprehjen “më mirë djepi bosh, se shejtani brenda”.

Situata tani është krejt ndryshe. Shkrirja e 9 Gjykatave të Shkallës së Parë në Tropojë, Mat, Kurbin, Krujë, Pukë, Lushnje, Kavajë, Përmet dhe Pogradec do të lërë pa shërbime qindra-mijëra qytetarë.

Banorët e këtyre bashkive do të duhet të udhëtojnë në një qytet tjetër për të ndjekur një seancë gjyqësore apo për t’u informuar në lidhje me një çështje nën hetim.

Lexo edhe:

Beleri nuk dorëzohet për Himarën, kërkon rikthimin e mandatit të kryebashkiakut

Vdekja tragjike e Jonada Avdiajt, shpallen të pafajshëm 5 efektivët! Familjarët: Vendim i padrejtë

Dosjet e Tropojës transferohen në Kukës, të Matit në Dibër, të Kurbinit në Lezhë, të Pukës në Shkodër, të Krujës në Tiranë, të Kavajës në gjykatën e Durrësit, të Lushnjes në Fier, të Përmetit në Gjirokastër dhe të Pogradecit në Korçë.

Për të kuptuar më mirë se çfarë ka ndodhur sot, duhet thënë se vetëm në Lezhë paraditen e sotme u transferuar 1600 dosje nga Kurbini. Për shkak të ngarkesës së madhe, avokatët paralajmërojnë se drejtësia rrezikon të kalojë në kaos.

Nga 22 Gjykata të Shkallës së Parë, mbeten vetëm 13 të tilla. Por edhe qytetarët e qyteteve që kanë një Gjykatë të Shkallës së Parë do të kenë probleme.

Disa muaj më parë u shkrinë Gjykatat e Apelit dhe dosjet e tyre u transferuan të gjitha në Tiranë. E gjithë Shqipëria do të ketë vetëm një Gjykatë Apeli.

Paralajmërimet e avokatëve në vesh të shurdhër

Me hartën e re gjyqësore shtohen shpenzimet e qytetarëve për t’u përfaqësuar në një proces gjyqësor. Të favorizuar janë avokatët e qyteteve kryesore, në veçanti ato të Tiranës.

Kur diskutohej harta e re, avokatët e kundërshtuan ashpër shkrirjen dhe transferimin e gjykatave. Dhënia e drejtësisë do të jetë më e shtrenjtë. Me shtimin e shpenzimeve, klientela do të jetë më e pakët për avokatët në rrethe. Veç kësaj, vendimet do të vonohen më shumë.

Prandaj në qershor të vitit të kaluar avokatët bojkotuan seancat gjyqësore dhe dolën në protesta. Në Kurbin, Lezhë, Sarandë, Elbasan, Fier etj, avokatët protestuan kundër vendimit të qeverisë. Por ankesat e tyre nuk u përkrahën nga qytetarët dhe ranë në vesh të shurdhër.

“Habitem që ka akoma individë që besojnë se me ne mund të flitet me gjuhën e bojkoteve, me gjuhën e shfaqjeve të kokëfortësisë pa zë. Në këtu jemi kush ka diçka për ta ndarë e ka shumë të thjeshtë të na kërkojë, të ulemi të flasim, të dëgjojmë. Por, harta është ajo dhe nuk ndryshon”, u shpreh Rama në lidhje me protestën e avokatëve.

Bojkoti i avokatëve u ndërpre më pas dhe ata u detyruan të pranojnë hartën e re.

Këmbëngulja e ambasadës amerikane

Pavarësisht kundërshtive për pasojat negative të reformës në drejtësi, ambasada amerikane e ka mbështetur me ngulm këtë arrnim që iu bë sistemit. Kur u arrit marrëveshja për hartën e re, ambasada e SHBA në Tiranë reagoi menjëherë duke thënë se Këshilli i Lartë Gjyqësor ka përmbushur me sukses detyrimin ligjor për të garantuar një sistem gjykatash që do t’i japë qytetarëve shqiptarë drejtësi.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor ka përmbushur me sukses detyrimin e tij ligjor për të garantuar rregullisht që sistemi i gjykatave është gati për të siguruar performancë te efektshme gjyqësore dhe për t’i dhënë drejtësi pa vonesë qytetarëve shqiptarë”, u tha në deklaratën e ambasadës amerikane.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian dhe fondacioni Soros kanë financuar reformën në drejtësi me qindra miliona euro. Dështimi i reformës nuk është pranuar asnjëherë. Por ndërsa kapja politike e sistemit është mohuar përmes disa arrestimeve të nivelit të lartë, vonesa që do të shkaktojë harta e re gjyqësore do të ndjehet direkt në interesin e qytetarëve.

/Lapsi.al/

Etiketa: gjykataharta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Beleri nuk dorëzohet për Himarën, kërkon rikthimin e mandatit të kryebashkiakut

18:46 : 17/07/2025
A devastated father fought an Albanian police commissioner on the beach after the cop allegedly crashed his boat into his 7-year-old British daughter, killing her.

The girl, Jonada Avdia, a British-born citizen, was killed on Tuesday while playing in the ocean when she was hit by a speedboat’s propeller off Potam Beach in Albania. The boat was driven by officer Arjan Tase while he was off-duty, according to reports.

When Tase parked his boat on the shore right after the fatal crash, her father Bedlar Avdia confronted his daughter’s alleged killer and a brawl ensued, photos shared by Albania’s former prime minister Sali Berisha show, the Daily Mail reported.





https://www.youtube.com/watch?v=zvO7BBt5Ceo
AKTUALITET

Vdekja tragjike e Jonada Avdiajt, shpallen të pafajshëm 5 efektivët! Familjarët: Vendim i padrejtë

16:36 : 16/07/2025
AKTUALITET

Pjesë e grupit të trafikut të drogës, dënohen me 48 vite burg tre shqiptarët në Itali (EMRAT)

21:11 : 14/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Tropojani kërkohet nga SPAK, gjykata britanike i jep liri me kusht në këmbim të 5 mijë stërlinave

18:37 : 14/07/2025
AKTUALITET

Në kërkim nga Spanja, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

12:35 : 14/07/2025
RAJONI

Osmani nga SHBA: Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik, do t’i drejtohem Kushtetueses

17:23 : 12/07/2025
Para

“Uashingtoni po heton dyshen Rama-Veliaj, Joe Biden do të shkëpusë lidhjet me ta”

TË GJITHA

Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit për sot

08:00 : 21/07/2025

Horoskopi, e hënë, 21 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 20/07/2025

“Telenovela” Lapaj-Shabani/ Flet edhe Soko: E turpshme! “Lista e mbyllur” të japë dorëheqjen

22:50 : 20/07/2025

“Gabim i mesit të natës, njësoj si me Dash Sulën”/ Shabani: Dajë Zeqirin nuk e futa unë në listë

22:34 : 20/07/2025

Arma e prishur e një vrasësi/ Skerdi Tase, rrëfimet e të penduarit të tretë

22:15 : 20/07/2025

831 ha tokë për park fotovoltaik në Kaninë/ Këshilli Bashkiak: Nuk e zotërojmë truallin, s’marrim vendim

22:06 : 20/07/2025

PAMJET/ Zjarr në malin e Moravës në Korçë, dyshohet i qëllimshëm

21:43 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com