• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I fshehën Tatimeve mbi 5.7 mln euro, Prokuroria dërgon për gjykim 15 Call Center-a

12:11 : 02/05/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Nëntë shtetas italianë dhe katër shqiptarë, të cilët janë administratorë të 15 shoqërive tregtare call center që kanë operuar në vend, janë dërguar për gjykim nga Prokuroria e Tiranës pasi akuzohen për fshehjen e të ardhurave, në vlerën 5.7 milionë euro.

Sipas organit të akuzës këto Call Centera kanë qarkulluar vlera monetare të cilat nuk janë raportuar si e ardhur në organet tatimore duke shmangur kështu dhe përllogaritjen dhe pagimin e taksave.

Katër shqiptarët e dërguar për gjykim janë Armand Luga, Lorenc Skënderasi, Fjorel Luga e Ismail Mici. Ndërkohë italianët janë identifikuar si: M.G., L.F., G.T., D.A., M.F., D.O., B.M., M.L., dhe A.S.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

Sipas Prokurorisë, transfertat bankare në llogaritë dhe në favor të këtyre Call Center-ve, tërheqjet më pas në sasi të mëdha vlerash monetare në kesh, qarkullimi i tyre jashtë sistemit bankar dhe mosraportimi i këtyre të ardhurave te Tatimet, krijuan dyshimin se kemi të bëjmë me pastrim parash dhe fshehje të burimit apo destinacionit të parave.

Lexo edhe:

Mashtrim përmes “Call Center”-ave, GJKKO jep dënimin për Jusel Mici dhe Mendim Domin

Mashtrim me call center/ Arrestohen dy persona në Tiranë (EMRAT)

Gjithashtu, me veprimet e tyre shtetasit e sipërpëmendur ka rezultuar të jenë personat që kanë bashkëpunuar duke luajtur secili nga një rol bashkëpunëtori për të krijuar dhe funksionuar realisht një skemë me veprimtari ekonomike të kundraligjshme duke qenë kështu të dyshuar në lidhje me konsumimin e elementëve të figurës së veprave penale “Fshehje e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal.

NJOFTIMI:

Nuk deklaruan mbi 5.7 mln euro, Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim 15 shoqëri tregtare call center dhe 9 shtetas italianë e 4 shqiptarë për dy akuza.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar P.p.nr.3230 viti 2022 për veprën penale të “Mashtrimit kompjuterik” dhe “Fshehjes së të ardhurave” parashikuar nga neni 143/b e 180 i  K.Penal.

Në vijim të veprimeve hetimore në kuadër të këtij procedimi penal, janë referuar materiale në lidhje me veprimtarinë e paligjshme të disa subjekteve me aktivitet në fushën e Call Center nga ana e policisë gjyqësore të Sektorit të Hetimit Tatimore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të cilat nga informacioni i dërguar nga të dhënat e tyre, janë evidentuar me aktivitet të dyshimtë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se në llogaritë bankare të subjekteve të mëposhtme me fushë operimi Call Center:

VIBEMEDIA shpk;

FS EUROPEAN BROKER shpk;

IMPORT DATA shpk;

SOCIAL MEDIA PARTNERS MG shpk;

BUSINESS BROKER UNLIMITED shpk;

FINANCIAL CAPTION INTERNATIONAL shpk;

SMARTCALL ITALIA shpk;

STARHUB ALBANIA shpk;

BALKAN MARKETING SERVICE shpk;

ITALIA NETËORK MARKETING shpk;

BOOM BOOM NETËORK;

MARKETING UNLIMITED;

ALBANIA APP DEVELOPMENT;

“LAURENZI GROUP” Dsh; dhe

“COMMERCIAL PHANTOM” Shpk

Janë transferuar vlera të konsiderueshme monetare të cilat më pas janë tërhequr kesh duke iu fshehur destinacioni perfundimtar.

Nga analizimi i gjithë veprimeve hetimore, rezultoi se administratorët e subjekteve Call Center shqiptarë dhe të huaj kanë vepruar në kundërshtim me ligjin. Subjektet Call Center të sipërcituar kanë qarkulluar vlera monetare të cilat nuk janë raportuar si e ardhur në organet tatimore duke shmangur kështu dhe përllogaritjen dhe pagimin e detyrimeve tatimore.

Transfertat bankare të këtyre shumave në llogaritë dhe në favor të këtyre subjekteve Call Center, tërheqjet më pas në sasi të mëdha vlerash monetare në kesh, qarkullimi i tyre jashtë sistemit bankar dhe mosraportimi i këtyre të ardhurave në organet e kontrollit të ligjshmërisë së këtyre veprimtarive, krijojnë dyshimin e arsyeshëm të kemi një qarkullim të pasurive me qëllim mbulimin e prejardhjes, natyrës së vërtetë, burimit, fshehjen e destinacionit, fitimit të pasurisë në mënyrë të paligjshme duke i bërë kështu subjekte të figurës së veprës penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287/2 i K.Penal.

Gjithashtu, me veprimet e tyre shtetasit e sipërpëmendur ka rezultuar të jenë personat që kanë bashkëpunuar duke luajtur secili nga një rol bashkëpunëtori për të krijuar dhe funksionuar realisht një skemë me veprimtari ekonomike të kundraligjshme duke qenë kështu të dyshuar në lidhje me konsumimin e elementëve të figurës së veprave penale “Fshehje e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal.

Për këtë arsye, nga hetimet në bashkëpunim në Sektorin e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, u morrën të pandehur dhe u dërguan për gjykim për veprën penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe  287/2 i K.penal shtetasit shqiptarë dhe të huaj:

F.L., L.S., A.L., M.G.

I.M., L.F., G.T., D.A., M.F., D.O., B.M., M.L., dhe A.S.

Shuma totale e transaksioneve bankare të ardhura në llogaritë e kompanive më sipër dhe të padeklaruara është në total në vlerën  €    5,799,010  (euro).

Etiketa: call centerMashtronin nëpërmjet Call Centerit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mashtrim përmes “Call Center”-ave, GJKKO jep dënimin për Jusel Mici dhe Mendim Domin

11:12 : 18/06/2025
AKTUALITET

Mashtrim me call center/ Arrestohen dy persona në Tiranë (EMRAT)

09:39 : 04/06/2025
AKTUALITET

Goditet Call Center-i në Tiranë/ Në pranga një nga organizatorët dhe 6 punonjës – EMRAT

11:46 : 14/05/2025
AKTUALITET

Kush është “boss-i” i Call Center-ave që dhunoi djalin e ish-deputetit në Lundër

19:29 : 26/04/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Zbulohet një apartament i kthyer në Call Center, arrestohet organizatori

12:27 : 02/04/2025
Në foto: Ukrainasit e trafikuar
AKTUALITET

DËSHMITË/ Kush është karteli rus “Khirprom” që fshihet pas trafikimit të ukrainasve në Vlorë

14:46 : 05/03/2025
Para

Policia po ekzaminon motorin/ Dyshohet se nuk është i njëjti me atë që përdori "killeri" portugez

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 30/06/2025

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

22:55 : 30/06/2025

Inteligjenca artificiale e Microsoft tejkalon mjekët

22:51 : 30/06/2025

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

22:45 : 30/06/2025

Rashford nuk arrin të bindë Aston Villa-n, sulmuesi kthehet te Man.United

22:41 : 30/06/2025

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

22:40 : 30/06/2025

Rikthehet virusi i rrallë në Greqi, autoritetet nisin hetimet pas vdekjes së një 72-vjeçari

22:27 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com