• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gratë shqiptare shpenzojnë 25 vite nga jeta produktive duke rritur fëmijët dhe bërë punë pa pagesë

23:10 : 02/05/2023
në AKTUALITET, SOCIALE

Shqipëria është një vend ku mbi 40 për qind e popullsisë jeton në zonat rurale dhe ekziston ende një mentalitet dominues, që ngarkon gratë me rritjen e fëmijëve dhe kujdesin për shtëpinë.

Mos angazhimi i grave në tregun e punës edhe për këtë fakt ndikon përkeq të ardhurat në familje dhe nivelin e varfërisë.

Banka Botërore analizon se gratë shqiptare harxhojnë 25 vite të jetës së tyre produktive duke rritur fëmijët dhe duke kryer punët pa pagesë në familje.

Nëse kjo ngarkesë do të ndahej në mënyrë të barabartë me burrin dhe pjesëtaret e tjerët të familjes, gratë do të mundeshin të angazhoheshin në familje dhe të rrisin të ardhurat për njësinë familjare.

Lexo edhe:

Kur shoqëria të diskriminon: Pse gratë shqiptare nuk paguhen njëlloj si burrat?

“Financial Times” në veri të Shqipërisë: Aty ku burrat emigrojnë dhe gratë i dalin zot shtëpisë

Duke u angazhuar në punë me pagesë më pak vite se burrat gratë kanë tendencën që në pleqëri të marrin pagesa më të ulëta në formën e pensionit dhe të vuajnë më shumë nga varfëria.

Duke jetuar më gjatë duke marrë pensione më të ulëta gratë kanë gjasa të përjetojnë pabarazi më të larta në të ardhura gjatë gjithë jetës së tyre dhe sidomos në pleqëri.

Varfëria është ende një realitet i trishtë për një segment të madh të popullsisë shqiptare, analizon Banka Botërore.

Në dekadën e fundit, rritja ekonomike është bërë më pak elastike për zbutjen e varfërisë. Teksa ekonomia rritet, numri i të varfërve nuk bie me të njëjtat ritme.

Në një ekonomi si Shqipëria realiteti mbi varfërinë doli në dukje gjatë pandemisë Covid-19, ku popullata e varfër dhe punonjësit informal mbeten jashtë skemave të mbrojtjes sociale.

Gati gjysma e popullsisë jeton në zonat rurale, ku njerëzit kanë akses më të dobët në shërbime të ndryshme dhe gratë vuajnë më shumë izolimin nga qendrat urbane.

Megjithëse nuk ka boshllëqe gjinore në arritjet arsimore në Shqipëri, gratë kanë një nivel më të ulët të përqindjes së pjesëmarrjes në forcën e punës.

Shumë prej grave punësohen në sektorë që kërkojnë kualifikime më të ulëta e për rrjedhojë ofrojnë edhe paga më të ulëta.

Vendet e mira të punës janë të pakta dhe mbeten të paarritshme për shumë të diplomuar në shkolla të cilëve u mungojnë aftësitë dhe njohuritë përkatëse.

Papunësia dhe pasiviteti mbeten të larta, veçanërisht tek gratë dhe të rinjtë. Një pjesë e madhe e grave nuk marrin pjesë në aktivitete formale ekonomike. Pabarazia është rritur, veçanërisht duke prekur zonat rurale dhe grupet e dobëta të popullsisë.

Migrimi ekonomik është i lartë, duke e privuar më tej vendin nga talentet dhe fuqia punëtore. Për ata që qëndrojnë, cilësia e jetës është gërryer nga ndotja dhe cilësia e ulët e jetës në zonat zonat urbane, analizoi Banka Botërore./Monitor

Etiketa: grate shqiptarepune pa pagesepune shtepiakerritja e femijes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kur shoqëria të diskriminon: Pse gratë shqiptare nuk paguhen njëlloj si burrat?

19:40 : 27/01/2025
AKTUALITET

“Financial Times” në veri të Shqipërisë: Aty ku burrat emigrojnë dhe gratë i dalin zot shtëpisë

22:27 : 24/05/2023
AKTUALITET

Takim me gratë/ Meta: Nënave t’i paguhet leja e plotë pas lindjes, do ulim taksën për pagën

17:49 : 19/03/2023
AKTUALITET

8 Marsi, 12 gratë ministre dhe shtypja e grave shqiptare

22:30 : 08/03/2023
Para

Myrto Uzuni rrëfehet për "AS": Granada ngjitet në La Liga, shpresoj të shpallem golashënues

TË GJITHA

Gjykata refuzon të shtyjë gjykimin kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu

15:15 : 27/06/2025

Dalin EMRAT, kush janë dy burrat që përdhunoin 38-vjeçaren dhe e shfrytëzonin për prostitucion

15:10 : 27/06/2025

Me hile drejt Europës/ Si po ndryshohet pa zhurmё ligji për investimet e huaja në Shqipёri

15:03 : 27/06/2025

Ushtarët gjermanë do të qëndrojnë edhe një vit në Kosovë

14:56 : 27/06/2025

Rinumërimi/ Mandati i Xhaçkës vendoset nga 70 vota diferencë, Dogjani kalon Murrizin tek PD-ja

14:52 : 27/06/2025

Mori fëmijën dhe u largua nga banesa, shpallet në kërkim 30-vjeçarja

14:41 : 27/06/2025

Dy të moshuar përdhunojnë 38-vjeçaren në Tiranë, e shfrytëzonin dhe për prostitucion/ EMRAT

14:38 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com