• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gara për Tiranën/ Arlind Qori: Rezultati ynë do habisë shumëkënd

22:45 : 02/05/2023
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Kreu i Lëvizjes Bashkë si edhe njëherazi kandidati për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Arlind Qori, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me fushatën elektorale.

Qori deklaroi se rezultati që do korrë në zgjedhje forca politike që ai drejton do jetë “mbresëlënëse” dhe se “do habisë shumëkënd”, ndërsa shtoi se qytetarëve “u ka ardhur në majë të hundës nga 30 vite qeverisje pa vizion dhe korruptive”.

Ai shtoi më tej se nuk do thotë se i janë vjedhur votat “edhe sikur në votime të marrë 5 vota”, teksa vijoi duke thënë se idetë e programit të partisë së tij janë materializuar në shumicën e vendeve të Evropës.

“Unë besoj shume te ndërgjegjja e çdo qytetari se do votojë më të mirën për të ardhmen e qytetit. Është hera e parë që hyjmë në zgjedhje. Nëse do vinit një ditë me mua derë më derë do vini re se situata është optimiste. Nuk dua ta ekzagjeroj por dua të flas për mundësi të cilat besoj se janë. Qytetarëve u ka ardhur në majë të hundës nga 30 e kusur vjet nga qeverisje pa vizon e korruptive. Idetë tona shkojnë në përputhje me atë që duan qytetarët.

Klasa politike është në kalbje e sipër. Sa vjen e thellohet edhe pakënaqësia e qytetarëve ndaj tyre. Rezultati ynë do habisë shumëkënd. Kam bindje se kjo do ndodhë dhe rezultati do jetë mbresëlënës. Në çdo tavolinë numërimi do kemi vëzhguesit tanë, kemi numrin e mjaftueshëm të aktivistëve në kuptimin e parë të fjalës. Jam i sigurtë se Lëvizjes Bashkë nuk do i vidhet asnjë votë. Unë besoj te përgjegjësia politike. Një parti nuk mund të fshihet nga përgjegjësia. Edhe nëse marrim vetëm 5 vota, nga unë nuk do dëgjoni që na i vodhën zgjedhjet. Çdo qytetar që e shet votën e konsideroj si dështim personal që nuk kam arritur të bind një qytetar. Shitja e votës bëhet për 50 euro zakonisht. Nëse nuk bindim dot njerëzit që ato 50 euro nuk vlejnë, është faji ynë.

Lexo edhe:

Të vërtetat që duhen lexuar në kutitë e votimit

E reja po lind!

Po të lexonit programin tonë për Tiranën, idetë janë të materializuara në shumicën e vendeve në Evropë. Në këtë kuptim, programi ynë është materializuar në këto vende. Nga ana tjetër kur them se do hetojmë kullat i referohem një ligji aktual.

Unë mendoj se vota jonë do jetë transversale. Partitë e vjetra nuk i kanë votuesit e tyre si patate në thasë. Qytetarët janë të lirë për të votuar dhe zgjedhin. Veliaj ka 8 vite që bën të njëjtat premtime, është një kryetar bashkie qesharak përveç se i korruptuar. Këlliçi kërcet fishekzjarrë në ajër dhe doli më i majtë se ne me premtimet e tij. Veliaj ka ndërtuar 14 shkolla të reja, jo 40 shkolla. Dy rivalët e mi janë hiçër në kuptimin politik. Mendojini të dy pa partitë e tyre, as votat e familjarëve të tyre nuk do merrnin. Janë nulitete intelektuale dhe kanë fatin që janë të preferuarit e padronëve të partive të tyre”, u shpreh ai.

Etiketa: arlind qorrizgjedhjet e 14 majit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Të vërtetat që duhen lexuar në kutitë e votimit

12:02 : 12/05/2025
AKTUALITET

E reja po lind!

14:18 : 13/04/2025
AKTUALITET

Lëvizja Bashkë regjistrohet për zgjedhje, Arlind Qori i dyti në Tiranë

11:34 : 07/03/2025
AKTUALITET

Pse Arlind Qori kishte të drejtë në debatin me Fevziun

13:40 : 10/01/2025
AKTUALITET

Edi Rama, pensionistët dhe Noc Rroku

12:17 : 01/11/2024
AKTUALITET

Dhëndri i Trump synon Sazanin, Qorri: “Revolucionarët” në dritare as gëk, as mëk

23:06 : 16/03/2024
Para

Sulm ajror izraelit në Siri, vriten 7 persona

TË GJITHA

“Air Albania” drejt falimentimit, por mbulon fluturimet me charter të Ramës? SPAK “fle gjumë”

08:54 : 28/06/2025

Këmbimi valutor 28 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:29 : 28/06/2025

Shmangni qëndrimin në diell/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:17 : 28/06/2025

36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania”

08:05 : 28/06/2025

Nga çmimet më të shtrenjta, te të ardhurat më të pakta për frymë/ Për çfarë mbajmë rekorde në Europë

07:59 : 28/06/2025

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com