• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Dialogu i Klimës/ Thirrje për veprime urgjente për burime të ripërtëritshme energjie

22:25 : 02/05/2023
në BOTA

Përfaqësues nga rreth 40 vende të botës u mblodhën në kryeqytetin gjerman të martën për Dialogun e Klimës. Takimi dyditor është një hap kyç negociues në prag të konferencës ndërkombëtare të klimës të këtij viti në Dubai, e njohur si COP28.

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock bëri thirrje për një objektiv global për zgjerimin e energjive të ripërtëritshme. Ajo tha se G7 ka përcaktuar tashmë objektiva të tillë, por se duhet të ketë synime të detyrueshme në shkallë globale për zgjerimin e prodhimit të energjisë nga era dhe dielli.

“Transformimi në shkallë globale nuk është kyç vetëm për të luftuar kërcënimin më të madh të sigurisë të këtij shekulli. Energjitë e ripërtëritshme janë gjithashtu thelbësore për më shumë drejtësi në mbarë botën dhe transformimi global është në lëvizje të plotë. Në shumicën e vendeve të botës, energjia e ripërtëritshme është tashmë forma e prodhimit të energjisë më e qëndrueshme ekonomikisht”, tha ministrja e jashtme gjermane.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres u bëri thirrje vendeve pjesëmarrëse që në konferencën e klimës COP28 në fund të vitit në Dubai, të garantojnë fonde për pasojat e ndryshimeve globale.

Lexo edhe:

Raporti I EEA: Shqetësuese ndotja e ajrit! Shqipëria, sfida serioze që kërkojnë veprim urgjent

Automjetet elektrike dhe sfidat për të përmbushur objektivat e CO2 të BE-së

“Mos harroni një fakt të thjeshtë: fondet për rimëkëmbjen nga dëmet e shkaktuara, kanë të bëjnë me shpëtim jetësh. Mos lejoni që marrëveshja historike e arritur me COP27-ën ta humbë vlerën. Ne e dimë të vërtetën për klimën. Ju lutemi veproni tani”, tha ai.

Dr. Sultan Al Jaber, përfaqësues i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe presidenti i emëruar i COP28 që do të zhvillohet atje, bëri thirrje për bashkim të botës për planetin dhe për një zhvillim të qëndrueshëm.

Ai u kërkoi donatorëve të përmbushin një premtim prej 100 miliardë dollarësh për vendet në zhvillim.

“Pritshmëritë janë të larta. Besimi është i ulët. Kjo po pengon përparimin dhe unë u kërkoj vendeve dhuruese që të japin një vlerësim përfundimtar mbi përmbushjen e këtij angazhimi përpara COP28-ës,” tha ai.

Ndër vendet pjesëmarrëse në Dialogun e Klimës janë Shtetet e Bashkuara, Kina, India dhe Brazili.

Grupet ambjentaliste janë të shqetësuara se vende si SHBA dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ku do të mbahet COP28 mbështesin idenë e eliminimit të dioksidit të karbonit si një mjet për të lejuar vazhdimin e ndoshta edhe zgjerimin e nxjerrjes së naftës dhe gazit./VOA

Etiketa: COP28klima

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Raporti I EEA: Shqetësuese ndotja e ajrit! Shqipëria, sfida serioze që kërkojnë veprim urgjent

09:13 : 14/10/2025
AKTUALITET

Automjetet elektrike dhe sfidat për të përmbushur objektivat e CO2 të BE-së

09:39 : 11/09/2025
AKTUALITET

Ekspertët: Klima po zhvendos kultivimin e grurit nga Lushnja drejt Korçës

12:53 : 01/08/2025
AKTUALITET

Dhoma amerikane kritika për klimën e biznesit: S’ka punonjës të kualifikuar, ka korrupsion dhe burokraci

17:55 : 31/07/2025
AKTUALITET

Peshkimi dhe akuakultura nën kërcënimin e klimës

12:16 : 04/07/2025
BOTA

BE në udhëkryq: Korporatat e mëdha për të ardhmen e klimës?

10:17 : 16/06/2025
Para

Vuçiç: Kosova s’e pranoi draft-statutin për Asociacionin

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com