• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrëmbimi i ‘Koçoles’ e Sulovarit nga grupi që vrau Sadikajn/ Gazetari nxjerr foton e të dyshuarit

13:14 : 01/05/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Zhdukja e Fatmir Sulovarit (Krasniqi) dhe Leonard Thodhorit që prej datës 6 prill në Sarandë vijon të jetë e veshur me mister, edhe pse policia përqëndroi për rreth një javë kërkimet në fshatin Vrinë të Konispolit, pasi dyshohet se dy 46-vjeçarët janë rrëmbyer, ekzekutuar dhe varrosur në këtë zonë.

Sipas gazetarit të kronikës Artan Hoxha rrëmbimi i dyfishtë në qytetin bregdetar dyshohet të jetë realizuar nga i njëjti grup kriminal që ekzekutoi 27-vjeçarin Aleksandër Sadikaj në një shpërthim me tritol që ndodhi më 11 qershor 2022, pranë rrethorrotullimit të TEG-ut.

Në një postim në “Facebook”, Hoxha deklaron kjo strukturë kriminale, rezulton të ketë një aktivitet të gjatë në trafikun e narkotikëve dhe ka siguruar një linjë të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës.

Ai thekson se deri tani dy ngjarjet rezultojnë të mos kenë lidhje me njëra-tjetrën, edhe pse janë kryer nga e njëjta strukturë kriminale.

Gazetari zbulon edhe lëvizjet e fundit të dy të zhdukurve që sipas tij janë vrarë dhe ka publikuar foton e një prej autorëve të dyshuar, ndërsa shprehet se dy prej anëtarëve të grupit janë fshehur në Dubai pas ngjarjes.

Lexo edhe:

Ledjan Alushaj, i arratisuri në Dubai që dyshohet se vrau “Sançon” dhe zhduku “Koçolen” dhe Sulovarin

VIDEO/ Trupi në Xarrë u gjet brenda një tuneli, momenti i transportimit (DYSHIMET)

POSTIMI I PLOTË

Pas rrëmbimit të dyfishtë në Sarandë, i njëjti grup kriminal që ekzekutoi Aleksandër Sadikaj…

Një grup i strukturuar kriminal, i specializuar kryesisht për trafikun e narkotikëve, ka organizuar rrëmbimin dhe më pas eliminimin fizik të Fatmir Sulovarit (Krasniqi) dhe Leonard Thodhorit, i njohur me nofkën “Koçolja”, mesnatën e së enjtes së 6 prillit 2023 në qytetin e Sarandës.

Prokuroria dhe policia nuk kanë ende një përgjigje edhe pas 25 ditësh nga momenti kur ndodhi ngjarja, por tashmë kanë një panoramë më të qartë të asaj çfarë ka ndodhur.

Pasi janë shoqëruar me dhjetëra dëshmitarë, janë ndaluar dhe ekspertuar të paktën 8 automjete, janë bastisur dhe kontrolluar disa banesa, janë këqyrur me dhjetëra orë filmime të kamerave të sigurisë dhe janë zbardhur komunikimet telefonike të personave të dyshuar, u arrit në përfundimin se pas kësaj ngjarjeje qëndron një strukturë e qëndrueshme kriminale, e cila ka përdorur si bazë operacionale të saj qytetin e Sarandës.

Nga të dhënat e deritanishme, kjo strukturë kriminale, rezulton të ketë një aktivitet të gjatë në trafikun e narkotikëve, fillimisht të kanabisit nga Shqipëria drejt Greqisë dhe më pas ka kaluar në trafikun e drogave të forta. Aktualisht ky grup kriminal ka siguruar një linjë të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës.

Saranda shërben si bazë operacionale, nga ku grupi ka drejtuar aktivitetin e vetë, por edhe si vend ku janë investuar paratë e fituara nga narkotrafiku.

I njëjti grup kriminal, dyshohet se ka organizuar dhe finalizuar atentatin me minë të telekomanduar të 11 qershorit 2022, kur afër rreth-rrotullimit të TEG-ut humbi jetën në një atentat mafioz, 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj.

Deri tani dy ngjarjet rezultojnë të mos kenë lidhje me njëra-tjetrën, edhe pse janë kryer nga e njëjta strukturë kriminale.

Në rastin e ngjarjes se 6 prillit, rezulton se ky grup kriminal ka pasur në objektiv, vetëm rrëmbimin e shtetasit Leonard Thodhori, për shkak të një marrëveshje që ka shkuar keq.

Por ky i fundit pasi ka nuhatur rrezikun, dyshohet të ketë kërkuar ndihmën e pronarit të disko “El Dorado” në Ksamil, Fatmir Sulovari, i cili ka qenë i armatosur me pistoletë.

Nga dinamika e deritanishme, rezulton se autorët, pasi kanë tërhequr në një takim-grackë dy viktimat, i kanë rrëmbyer ata duke i çuar në një “bazë të sigurt” në periferi të Sarandës. Nga aty trupat e viktimave dyshohet të jenë eliminuar fizikisht dhe të jenë fshehur.

Pavarësisht operacioneve të kërkimit për ditë të tëra nga policia dhe familjarët e të zhdukurve, nuk janë gjetur ende trupat e viktimave.

Kërkime janë bërë në zonën e Vrinës dhe Konispolit ku dyshohej se kufomat mund të ishin groposur. Më pas u bënë kërkime në zonën e kanalit Çukës, kanalit të Vivarit dhe në liqenin e Butrintit me polumbarë të forcave RENEA.

As përdorimi i dronëve nga ajri nuk dha rezultat.

Deri tani, Prokuroria ka arrestuar vetëm shtetasin Sofokli Andrea Baxheri, i datëlindjes 7/11/1995, i cili ka shërbyer në rol ndihmës, si dhe në gjetjen e mjeteve apo bazës së sigurt ku kanë vepruar autorët.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim policor të paktën 5 shtetas të tjerë, dy prej të cilëve me role kryesore në grup, dyshohet të jene larguar menjëherë pas ngjarjes për në Dubai.

Mes personave të dyshuar për këtë ngjarje, është edhe një shtetas me origjinë nga veriu i Shqipërisë, por nuk është bërë e mundur të gjendet vendndodhja e tij. Ky person ka qëndruar për disa kohë në Sarandë. Ai rezulton se ka qenë në qytet edhe mbrëmjen kur ka ndodhur ngjarja. Më pas është larguar pa u lokalizuar vendndodhja e tij.

Në foto: Një nga personat e dyshuar, i shpallur në kërkim për rrëmbimin dhe zhdukjen e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit.

Etiketa: Fatmir SulovariLeonard thodhorizhduket nga banesa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ledjan Alushaj, i arratisuri në Dubai që dyshohet se vrau “Sançon” dhe zhduku “Koçolen” dhe Sulovarin

21:30 : 24/01/2024
AKTUALITET

VIDEO/ Trupi në Xarrë u gjet brenda një tuneli, momenti i transportimit (DYSHIMET)

13:48 : 15/11/2023
AKTUALITET

Gjetja e kokës së prerë në Xarrë/ Policia rrethon memorialin e çamëve, kërkime për trupin (VIDEO)

12:13 : 15/11/2023
AKTUALITET

“Kokat e prera” në zonën e Konispolit/ Historia e frikshme që përsëritet, 3 krimet misterioze

11:40 : 15/11/2023
AKTUALITET

Koka e gjetur në Sarandë dyshohet se i përket “Koçoles” ose shokut të tij, hetimet

08:50 : 15/11/2023
Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari
AKTUALITET

Arrestohet pengmarrësi i dy të zhdukurve në Sarandë, dyshohet se do kryente atentat

13:36 : 30/08/2023
Para

Bënë vetëgjyqësi duke prishur objektin me pronësi të përbashkët, 2 të arrestuar në Tiranë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Përfundon numërimi i votave në Lezhë/ Flamur Noka dhe Taulant Balla përplasen fizikisht

18:35 : 17/05/2025

Vrasësi serial u ekzekutua në Florida, fjalët e fundit ia drejtoi Trumpit

18:32 : 17/05/2025

Parashikimet për fituesin e “Eurovision 2025” pak orë para finales së madhe

18:16 : 17/05/2025

Axhenda për javën e ardhshme, Tirana programon miqësore me ekip tjetër nga Kategoria e Parë

18:08 : 17/05/2025

OBSH: Shqipëria, nën mesataren e Europës për infermierë

18:04 : 17/05/2025

Përfundon Bundesliga, Dortmundi rrëmben vendin në Champions në javën e fundit (Verdiktet)

17:49 : 17/05/2025

Probleme me votat e diasporës/ Debat mes Tabakut, Gjonit dhe Celibashit

17:42 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com