• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Mariglen Qato i kushton Tiranës 25 mln €”/ Këlliçi zbulon 3 drejtorët e Veliajt që blejnë vota

10:49 : 01/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023
Belind Këlliçi - Arben Maloku (majtas), Erion Veliaj dhe Mariglen Qato (djathtas)

Belind Këlliçi - Arben Maloku (majtas), Erion Veliaj dhe Mariglen Qato (djathtas)

Pak ditë më parë, kandidati i opozitës në zgjedhjet e 14 Majit, Belind Këlliçi nxori zbuluar përmes fakteve një skemë të emërimeve nepotike dhe abuzimeve me tenderat publikë dhe lejet e ndërtimit në bashkinë e Tiranës, e cila u ka kushtuar taksapguesve në kryeqytet 25 milionë euro.

Këto para nëpërmjet 29 tenderave që kanë shkuar për llogari të kompanisë së quajtur “5D Konstruksion”, kanë shkuar në xhepat e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve të Mariglen Qatos, ish-drejtorit të ujësjellësit dhe aktualisht drejtorit të IMT-së në Bashkinë e Tiranës.

Qato ka shfrytëzuar pozicionin e tij në kupolën e administratës për t’u pasuruar frikshëm nën menaxhimin e bashkisë prej Veliajt dhe faktet tregojnë se ai së bashku me dy drejtues të tjerë të UKT janë duke ndërtuar një hotel me vlerë 15 milionë euro në bregdetin e Durrësit.

“Hoteli 15 milionë euro po ndërtohet në Durrës dhe bëhet fjalë për një treshe që dikur ka drejtuar UKT. Tre titullarë të UKT që kanë lënë Tiranën pa ujë. 15 milionë euro me sipërmarrës ‘Mediterrinan Investment Group’ dhe subjekt ndërtues 5 drejtorët e Bashkisë, ‘5D’ të cilat ky individ së bashku me Redi Mollën dhe Elvin Tivarin, dy bashkëpunëtorët e tij të ngushtë dikur në UKT dhe tashmë ata janë punonjës të ‘Tirana DC’. Titullarët e UKT janë ndërtues, biznesmenë, ndërtojnë hotele 15 milionë euro. Hapin kompani, ua japin familjarëve të tyre, familjarët e tyre i kanë drejtorë financash në UKT, i kanë të punësuar në bashkinë qendrore, kontrollojnë fondet. Mariglen Qato ka marrë 29 tendera. Ky drejtor i bashkisë Tiranë 10 tendera i ka marrë nga UKT ku ka qenë drejtues vetë, ndërsa nga bashkia Tiranë ka marrë 15 tendera të tjerë. Së bashku bëjnë 25 milionë euro”, tha Këlliçi për mediat më 27 prill.

Kur kanë kaluar katër ditë nga denoncimi i tij, kandidati opozitar tha në studion e “Kafe Shqeto” se denoncimi me fakte, me shifra e me prova i njërit prej drejtorëve më të rëndësishëm të Erion Veliajt, ka bërë një efekt të jashtëzakonshëm në publik.

Lexo edhe:

“Të më arrestosh dhe të më poshtërosh…”, kujt po i dërgon mesazh të koduar Veliaj (VIDEO)

Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren që do shqyrtojë rekursin e kryebashkiakut Erion Veliaj

“Mariglen Qato i kushton qytetarëve të Tiranës, 25 milionë euro! Pra, vetëm një drejtor kushton 25 milionë euro!!! Me 25 milionë euro kishe zgjedhur problemt e çerdheve dhe kopshteve në pjesën dërrmuese të Tiranës, i kishe mbyllur të gjitha. Pra, në vend që t’ia japësh miqve të tu, ortakëve të tu, ti duhet t’ua japësh qytetarëve në formën e investimeve, të shërbimeve dhe sigurisht kam marrë pafund raste denoncimesh apo ankesa”, tha Këlliçi.

Më tej ai u shpreh se ka marrë shtys nga ky rast për të kaluar në sitë të gjithë drejtuesit kryesorë të bashkisë së Tiranës, duke ndjekur hapa pas hapi për të zbuluar abuzimet dhe përfitimet e tyre.

Këlliçi zbuloi se ekipi i tij i fushatës po verifikon faktet për të gjitha denoncimet e bëra për tri  drejtues të tjerë, si Arben Maloku (Administratori bashkiak i Zall-Herrit), Ermal Kapllani (Kryeinspektori i Policisë Bashkiake të Tiranës) dhe Erind Bejko (Drejtori i Përgjithshëm i Objekteve Publike).

Treshja në fjalë janë angazhuar sipas kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” që të blejnë edhe vota për kryetarin e tyre Erion Veliaj.

“Sigurisht që efekti 10-vjeçar i një qeverisjeje të keqe ka bërë të vetën, por mbi të gjitha, 8-vjeçari i bashkisë ka qenë rrënues për qytetarët, sepse në fund të ditës dera e parë ky troket qytetari kur ka një problem, është bashkia. Tenton të shkojë në bashki dhe duke qenë se ka një shkëputje tërësisht të kryetarit të bashkisë dhe të administratës së bashkisë së Tiranës me qytetarët, sigurisht që qytetarët janë lënë në harresë.

Jamë ende në mbledhje të dokumenteve për Arben Malokun në zonën e Zall Herrit, që më thonë se po blen vota në Tapizë, në zona të ndryshme. Të njëjtën gjë më thonë për Erind Bejkon në Kombinat, që po mbledhim të dhëna. Për  Ermal Kapllanin, që më thonë të njëjtën gjë. Kështu që për të gjitha jam duke bërë një “fact checking”. Kur të dal, dua të dal me letra”, tha Këlliçi.

Më tej ai nënvizoi se qytetarët nuk gënjehen me lekët që ofrojnë socialistët e shpërndarë në terren nga Veliaj, duke sjellë shembullin e një qytetari në Pezë, i cili i ka thënë gjatë takimit elektoral se vetëm përmes autobusit falas do t’i ngelen në xhep 52 mijë lekë çdo muaj.

“Belind, këta afrojnë 50 mijë lekë apo 100 mijë lekë për votë ndërkohë që ti na afron t’i mbajmë lekët tona në xhep me politikë” dhe po ua shpjegonte të tjerëve. Ishte shumë interesante se çfarë analize kishte bërë. “Këta na thonë që të japim 50 mijë lekë apo 100 mijë lekë për të blerë votën, kurse ti me mënyrën se si po na e shpjegon programin dhe me programin që na afron, vetëm prej autobusit na le 52 mijë lekë në muaj çdo muaj për 4 vjet!”

Etiketa: Arben MalokuBashkia e TiranesBelind Këlliçierind bejkoErion Veliajermal kapllaniMariglen Qatotendera abuzivzgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Të më arrestosh dhe të më poshtërosh…”, kujt po i dërgon mesazh të koduar Veliaj (VIDEO)

20:12 : 15/06/2025
AKTUALITET

Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren që do shqyrtojë rekursin e kryebashkiakut Erion Veliaj

21:50 : 14/06/2025
AKTUALITET

Fati i Berishës vendoset në vjeshtë? Këlliçi: Do bëjmë një analizë të thellë…

22:38 : 13/06/2025
AKTUALITET

Kë po kërcënon? Veliaj: Nesti A., një mizë përballë meje! Rrini të tërbuar dhe mos u qetësoni

08:40 : 13/06/2025
AKTUALITET

Çfarë tregon për 11 majin, vrasja e superman-it Veliaj

16:39 : 12/06/2025
AKTUALITET

Veliaj në burg/ Pano: Duhet të bëhen zgjedhjet e parakohshme për bashkinë e Tiranës

15:53 : 11/06/2025
Para

Noizy e denoncoi për përndjekje, Cllevio tregon detajet e sherrit me reperin

TË GJITHA

Empoli zyrtarizon trajnerin e ri

18:27 : 16/06/2025

Aksident në Korçë, makina del nga rruga! Tre persona përfundojnë në spital

18:20 : 16/06/2025

66 mln euro tendera për kompaninë e gruas së drejtorit, SPAK zbarkon në Bashkinë e Tepelenës

18:13 : 16/06/2025

Reali në mëdyshje, klubit madrilen i ofrohen 130 milionë euro për yllin e skuadrës

18:00 : 16/06/2025

U bë baba nga një 13-vjeçare/ Gjykata e Korçës liron nga burgu Dritson Kurti, pas protestave

17:56 : 16/06/2025

VIDEO/ Izraeli bombardon televizionin iranian, spikerja braktis transmetimin live

17:45 : 16/06/2025

Ekzekutimi i Gentiana Hudhrës, flet djali i saj: Babi pasi hëngri akullore me mua, shkoi vrau mamin

17:45 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com