• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Asfalti elektoral në Tiranë/ PL nxjerr pamjet, si vidhen taksat e qytetarëve në fushatë

12:43 : 01/05/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Partia e Lirisë nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm Tedi Blushi ka publikuar sot pamjet të disa rrugëve në Njësinë 5 në kryeqytet, që tregojnë abuzimin me tenderat e kryebashkiakut Erion Veliaj për asfalt elektoral.

“Do të denoncoj sot një rast skandaloz të abuzimit flagrant me taksat e qytetarëve të Tiranës, nëpërmjet asfaltit elektoral, që po hidhet me nxitim nga Erion Veliaj në shumë rrugë të kryeqytetit, të braktisura prej tij prej 8 vitesh”, u shpreh Blushi.

Sipas denoncimit të tij nga një verifikim në terren rezulton se në tre rrugë të shtruara brenda një distance prej 70 sekondash larg njëra-tjetrës, metri i asfaltit elektoral është i ndryshëm.

Ndërkohë, të gjitha këto rrugë janë shtruar gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit nga e njëjta kompani ndërtimi, që ka kryer të njëjtin objekt punimesh: sistemim-asfaltim.

Lexo edhe:

VIDEO/ Florjan Binaj denoncoi malin me inerte në Xhanfize Keko, Bashkia nis pastrimin

Projekti i prish shtëpinë dhe e lë mes katër rrugëve! Bashkia e Tiranës nuk i jep bonusin e qirasë

REAGIMI I BLUSHIT:

Si është e mundur që brenda një distance kaq të shkurtër, në tre rrugë që ndodhen në të njëjtën zonë dhe në të njëjtin terren, kemi tre çmime të ndryshme për metër të asfaltit elektoral?!

Në rrugën “Nikolla Tupe”, 1 metër asfalt elektoral koston 19,994 lekë.

Në rrugën mbrapa shkollës “Edit Durham”, metri i asfaltit elektoral koston 25,103 lekë.

Ndërsa në rrugën “Beqir Rusi”, 1 metër asfalt elektoral koston 29,315 lekë.

Si shpjegohet që njëra rrugë koston gati 40% më shtrenjtë se rruga tjetër, ndërkohë që kemi të njëjtën cilësi asfalti dhe të njëjtin objekt punimesh?

Arsyeja është shumë e thjeshtë, vjedhja dhe abuzimi me taksat e qytetarëve të Tiranës, nga Kryetari ende në detyrë i Bashkisë, Erion Veliaj.

Ky 40% në fakt nuk është gjë tjetër vetëm korrupsion, lekë të grabitura të qytetarëve të Tiranës, që përfundojnë në xhepat e Erion Veliajt dhe kompanive pranë tij, në funksion të zgjedhjeve.

Kapja në flagrancë duhet t’i mjaftojnë organeve të drejtësisë për të nisur menjëherë hetimet dhe nxjerrjen e përgjegjësisë ligjore për këdo që vazhdon vjedh paturpësisht.

Erion Veliaj nuk pati kohë në tetë vite të ndërtonte një infrastrukturë rrugore dinjitoze për Tiranën!

Me rreth 1 miliard euro buxhet, ai mund të shtronte edhe rrugët e Parisit, por fokusi i tij ishin lejet e ndërtimit dhe vjedhja me mega-aferën e inceneratorit të Tiranës, që nuk ekziston.

Rrugët nuk u shtruan sepse taksat e qytetarëve u vodhën dhe u shpërdoruan!

Me ziftin elektoral që po hidhet tani me nxitim, Erion Veliaj nuk e zbardh dot faqen!

Përkundrazi, po e nxin edhe më shumë duke abuzuar edhe në ditët e fundit të detyrës me taksat e qytetarëve të Tiranës.

Ndaj Ndryshimi është në dorën tuaj më 14 Maj, duke votuar për Belind Këlliçin dhe për një Këshill të ri Bashkiak, që nuk do të lejojë më këto lloj standarde punimesh dhe abuzim me taksat tuaja.

Etiketa: asfalti elektoralBashkia e Tiranestedi blushizgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Florjan Binaj denoncoi malin me inerte në Xhanfize Keko, Bashkia nis pastrimin

18:05 : 27/10/2025
AKTUALITET

Projekti i prish shtëpinë dhe e lë mes katër rrugëve! Bashkia e Tiranës nuk i jep bonusin e qirasë

22:32 : 22/10/2025
AKTUALITET

“Shikoni çfarë heqin qytetarët”, Florjan Binaj denoncon trafikun e Tiranës: Shiu i nxjerr bojën propagandës (VIDEO)

21:58 : 17/10/2025
AKTUALITET

E hoqën nga fushata e Tiranës, Braçe shpërthen ndaj Ballukut e Ramës: Nuk janë socialistë!

11:04 : 04/10/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Brenda pak orëve do të zyrtarizojmë kandidatin

20:46 : 03/10/2025
AKTUALITET

Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt

14:52 : 02/10/2025
Para

Boçi: Projekti ynë për Elbasanin do të japë ritëm zhvillimi dhe një ekonomi që lëviz

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com