• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

OKB akuzon Rusinë për shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut në Ukrainë

22:06 : 30/04/2023
në BOTA

Një delegacion rus i nivelit të lartë, i përbërë nga 36 ekspertë ligjorë rnuk ka arritur të bindë një komision mbikëqyrës të OKB-së se qeveria ruse ka respektuar Konventën Ndërkombëtare për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor.

Rusia ishte një nga gjashtë vendet anëtare në konventë, që iu nënshtrua monitorimit nga Komisioni 18 anëtarësh për Eliminimin e Diskriminimit Racor.Komisioni, i cili monitoron zbatimin e konventës nga shtetet anëtare, shprehu shqetësim të thellë për “shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut të kryera gjatë konfliktit të armatosur (në Ukrainë) nga forcat ushtarake të Federatës Ruse dhe grupet private ushtarake kundër atyre të që janë të mbrojtur prej konventës, veçanërisht qytetarëve ukrainas”.

Anëtari i Komisionit, Mehrdad Payandeh tha se që nga nisja e sulmit rus ndaj Ukrainës më 24 shkurt 2022, komisioni ka marrë njoftime për shkelje dhe abuzime të rënda të të drejtave të njeriut, duke përfshirë “raste dhe praktika të përdorimit të tepruar të forcës, vrasjeve, torturës, përdhunimit dhe formave të ndryshme të dhunës seksuale”, që pretendohet se janë kryer nga shteti rus.

Komisioni ka marrë informacion edhe për marrjen me forcë dhe zhvendosjen në Rusi të banorëve dhe fëmijëve, nga territoret ukrainase të aneksuara nga Moska apo të kontrolluara prej saj.

‘Ne i kemi trajtuar këto shqetësime”, tha zoti Payandeh. “Sërish, Federata Ruse nuk i komentoi këto shqetësime apo nuk dha më shumë informacion për ato”.

Lexo edhe:

Sulmet ruse në Ukrainë: një fëmijë i vrarë dhe 20 të plagosur

Putin: Po furnizohemi me armë strategjike, marrëveshja bërthamore me SHBA nuk është domosdoshmëri

Në mesin e muajit prill qeveria ukrainase raportoi se më shumë se 19384 fëmijë janë marrë me forcë dhe janë zhvendosur në Rusi dhe fati i mijëra të tjerëve mbetet i paqartë.

Organizatat e OKB-së dhe të të drejtave të njeriut thonë se shumë fëmijë dyshohet se u janë dhënë për birësim familjeve ruse.

Në 17 mars, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi një urdhër arresti për Presidentin rus Vladimir Putin dhe për Maria Lvova-Belovan, Komisionere e Zyrës së Presidentit rus për të Drejtat e Fëmijëve, për përfshirjen e tyre në deportimin e fëmijëve nga territoret e pushtuara në Ukrainë.

Anëtarët e komisionit i bënë thirrje Federatës Ruse që të kryejë hetime të paanshme për të gjitha rastet e raportuara të abuzimit të të drejtave të njeriut të përmendura në raportin e tij.

Ata po kërkojnë gjithashtu t’i jepet fund praktikës së mobilizimit të detyruar ushtarake të anëtarëve të komunitetit tatar të Krimesë.

Rusia nuk ka komentuar ende raportin./VOA

Etiketa: OKBRusiaUkraine

Lajme të lidhura

BOTA

Sulmet ruse në Ukrainë: një fëmijë i vrarë dhe 20 të plagosur

20:20 : 10/10/2025
BOTA

Putin: Po furnizohemi me armë strategjike, marrëveshja bërthamore me SHBA nuk është domosdoshmëri

19:03 : 10/10/2025
BOTA

Melania Trump: Po punoj me Putinin për kthimin e fëmijëve në Ukrainë

18:13 : 10/10/2025
BOTA

Raketat ruse godasin infrastrukturën energjetike në Ukrainë, Kievi “zhytet” në errësirë

10:13 : 10/10/2025
BOTA

‘Tomahawk’ bëhet makthi i Moskës

16:50 : 09/10/2025
BOTA

Në Ukrainë “po luhet me zjarrin”, në një javë sulmohen pesë centrale bërthamore

19:21 : 08/10/2025
Para

Çfarë fshihet pas sloganit “Vetëm Përpara”

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 11 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 10/10/2025

Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes pa dokumente në qendër të fshatit, nuk paguan taksa

22:56 : 10/10/2025

Tre të ‘fortë’ bllokojnë rrugën e varrezave, Bashkia Mallakastër nuk jep zgjidhje!

22:47 : 10/10/2025

Nëna braktis fëmijën me aftësi ndryshe, refuzon t’i japë kujdestarinë ligjore ish-burrit

22:39 : 10/10/2025

Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit për të parë yjet me teleskop

22:27 : 10/10/2025

Macron riemëron Sebastien Lecornu si kryeministër të Francës

22:25 : 10/10/2025

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

22:03 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com