• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protesta/ Banorët e Bërxullës bllokojnë rrugën e Rinasit, tension mes tyre dhe policisë

11:19 : 30/04/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Banorët e Bërxullës janë ngritur sërish në protesta kundër projektit Thumanë-Kashar dhe kërkojnë që të dëmshpërblehen pronat e tyre sipas vlerës së tregut.

Gjatë ditës së sotme banorët janë përplasur me policinë, madje kanë arritur që të bllokojnë njërin njërin kah të rrugës së Rinasit.

Një pjesë e banorëve janë ulur në mes të aksit rrugor ndërsa ka pasur edhe tension me policinë e cila në mënyrë të dhunshme ka tentuar që të hapë rrugën e Rinasit me qëllim qarkullimin normal të automjeteve.

Më pas efektivët kanë devijuar qarkullimin e makinave vetëm në njërin kah të rrugës. Nuk kanë munguar paralajmërimet e banoreve për vetëflijime, gjithashtu dhe për bojkotin e zgjedhjeve.

“Shteti shqiptar është hajdut, t’i vërë gishtin kokës! U sëmura nga shteti”, janë akuzat e që ngrenë ata në revoltë e sipër.

Lexo edhe:

Vodhi një makinë të parkuar në Astir, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Po ndërtonin pa leje, arrestohen inxhinieri dhe një punonjës te “Kodra e Diellit”

Banorja e Bërxullës: “Unë jam protestuesja nga 1 tetori deri më sot 30 prill. kam 45 vjet që përdor këto ilaçe për një muaj. Janë për astmën, për alergjinë. Kjo është për zemrën, për tension dhe hollues gjaku. Për tiroiden, për reumatizmin dhe kjo për veshin e mesit. Këto ilaçe që përdor unë dhe karamele e çokollata t’i hash për një muaj janë të dëmshme, jo më këto ilaçe. Populli shqiptar ta marrë vesh, shteti shqiptar ta marrë vesh, i gjithë ky hall që më ka rënë më ka rënë nga shteti jo nga Zoti. Zoti më jep durimin, kurajën. Ju falënderoj ju mediat që dëgjoni zërin tim që shteti nuk e dëgjon. Unë sot një nënë 63-vjeçare të dalë në të gjitha mediat, a ka më turp e padrejtësi, për gjithë ato sakrifica që kam kaluar në jetën time. Të më japë dëmshpërblim për banesën, të na bëjnë rrugën, të na bëjnë nënkalim. Ky shtet më hajduti në 30 vjet. Shteti shqiptar ta bëjë mend mirë. Kur të vijë te shtëpia ime ta bëjë mend mirë”

Bashkëshorti: “Ne nuk heqim dorë. Do qëndrojmë. Jetojmë me bujqësi. Ngrihem në 5 të mëngjesit për të punuar. Sot kanë shkuar çmimet në qiell, a bëhet një shtëpi sot? Mezi e ndërtuam. Hajde zotëri ballafaqohu, më jep një të drejtë. Unë nuk jam ai që s’dua rrugën. Nuk shembet shtëpia me forcë, vetëm me ligj. Të gjitha instancave i jam drejtuar. Me sakrificë çdo gjë. Në spital, e me bujqësi. I kam ndërtuar me djersë. Nuk ka burrë nëne që ma shemb shtëpinë mua.”

 

  • Banorët e Bërxullës paralajmërojnë bojkot të zgjedhjeve

Banorët e Bërxullës gjithashtu kanë paralajmëruar se nuk do marrin pjesë në votimet e 14 majit ndërsa i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që t’i japë zgjidhje këtij problemi pasi pronat e tyre preken nga ndërtimi i rrugës Thumanë-Kashar dhe aktualisht kanë nisur punimet.

“Kërkojmë zgjidhje, marrëveshje e dialog, por këta nuk ulen që të na japin zgjidhje. Jam denoncuar në Prokurori së bashku me familjen. Turpin ta kenë ata që na kanë çuar në prokurori. Janë 5 familje, së bashku me fëmijë. Por është vendosur të mos procedohemi penalisht pasi në shpresën zyrtare të Prokurorisë thuhet se jemi në të drejtën tonë.

Jemi denoncuar nga Komisariati i policisë Vorë, duan të na zhdukin, të na fusin në burg, që të mos ketë njeri që të dalë në protestë. Unë do i kthejë denoncimin. Nuk jam sjellë asnjëherë kundra ligjit. Nuk i kemi krijuar askujt probleme, jam paditur për të dytën herë familjarisht. Një zonjë që hipi në shtyllë është paditur për këtë.

Do shkoj në Hipotekë të martën për të gjitha procedurat që i kam çuar drejtorit të Hipotekës aty. Dosjet që kanë mangësi duhet të plotësohen. S’duam që të bëhen dokumente për të na mbyllur sytë, por të jetë e kompletuar. Jam kundër votimit, të gjitha banorët e fshatit s’duhet të marrin pjesë në votime. Arsyeja dihet, 7 muaj nuk kemi një përgjigje se ç’do bëhet me këta banorë. Duhet të vijnë të ulen me ne, në publik në praninë e mediave. Të bëjnë deklarata për shtyptë na tregojnë se si do të zgjidhet”, thanë banorët.

Banoret e Berxulles deklaruan se po protestojnë për të drejtat e tyre dhe kanë kërkuar zgjidhje.

“Gjurma është bërë me Google, jo me gjurmë në terren. Situata është bërë gangrenë, është maskaradë e madhe. As vetë nuk i japin zgjidhje, sepse i ka ngelur në dorë projekti. Do të rezistojmë deri në ditën e fundit, ky projekt na shkatërron neve si fshat. Kryeministri urgjentisht të vijë këtu, protesta do vazhdojë. Nuk dihet se si do të shkojnë punët”, thanë ata.

Etiketa: Banorët e Bërxullëspoliciarruga e rinasittenion

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vodhi një makinë të parkuar në Astir, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

13:19 : 18/07/2025
AKTUALITET

Po ndërtonin pa leje, arrestohen inxhinieri dhe një punonjës te “Kodra e Diellit”

12:42 : 18/07/2025
AKTUALITET

Sherr dhe kanosje me telefon, një i arrestuar në Tiranë, dy në kërkim

12:20 : 18/07/2025
AKTUALITET

Lëvizte me pistoletë në brez, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës

09:30 : 18/07/2025
AKTUALITET

Digjen dy automjete në Korçë

08:44 : 18/07/2025
AKTUALITET

Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit, dyshohet se u përdor nga 17-vjeçarja në tentativën për vetëvrasje

14:56 : 17/07/2025
Para

Mediat portugeze të bindura, CR7-Georgina drejt ndarjes! Modelja pretendon për 350 mln euro?

TË GJITHA

Vodhi një makinë të parkuar në Astir, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

13:19 : 18/07/2025

SKANDAL/ Salmon i infektuar nga Serbia në supermarketet shqiptare, AKU hesht

13:14 : 18/07/2025

Kryebashkiaku i Hasit: Nuk kemi luksin dhe as kapacitet për urdhrat e Ramës

12:57 : 18/07/2025

Vetëm 46% e të rriturve në Shqipëri kanë një llogari bankare, sa gjysma e mesatares globale

12:51 : 18/07/2025

Po ndërtonin pa leje, arrestohen inxhinieri dhe një punonjës te “Kodra e Diellit”

12:42 : 18/07/2025

Aksidenti në aksin Tapizë-Fushë Krujë, reagon policia: Tre persona të plagosur

12:28 : 18/07/2025

Tenderin 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni

12:23 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com