• Kontakt
Thursday, November 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbi 13 kg heroinë në autobusin e linjës Durrës-Itali, arrestohet pronari dhe shoferi (EMRAT)

10:15 : 30/04/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një sasi e madhe heroinë është sekuestruar në Portin e Durrësit.

Autoritetet doganore kanë kaluar për kontroll të detajuar në vjën e dytë, autobusin e linjës “Durrës-Milano”. Gjatë një kontrolli të mjetit u gjetën të fshehura në pjesën e pasme të autobusit, 26 pako të mbështjella me natriban.

Brenda pakove kishte 13 kilogramë e 750 gramë heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia ka vendosur në pranga pronarin e firmës së linjës së autobusëve  “Durrës-Milano”, 32-vjeçarin Mikel Pici, banues në Rrogozhinë dhe shoferin e mjetit 57-vjeçarin Piro Rushi, banues në Fier.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ‘Trafikimi i lëndëve narkotike’, kryer në bashkëpunim dhe ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’.

Lexo edhe:

“Koka” e trafikut të drogës në Angli, arrestohet 32-vjeçari shqiptar! Iu sekuestrua 28 kg kokainë

Negocionte çmimet e drogës, kush është polici spanjoll që bashkëpunonte me mafien shqiptare

Pamje nga operacioni i policisë:

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

“Finalizohet operacioni policor i koduar ‘Terminali’, i zhvilluar nga Policia Kufitare e portit të Durrësit, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, dhe autoritetet doganore të portit.

Falë kontrolleve të shtuara të Policisë Kufitare dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, parandalohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të drogave të forta drejt Italisë.

Gjenden të fshehura në një autobus dhe sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 26 pako me lëndë narkotike heroinë, me peshë totale 13 kilogramë e 750 gramë.

Vihen në pranga pronari i firmës së linjës së autobusëve dhe drejtuesi i autobusit ku u gjet lënda narkotike.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për trafiqe të paligjshme, si rezultat i intensifikimit të kontrollit, bazuar dhe në analizën e riskut dhe në inteligjencën informative, kanë kaluar për kontroll të detajuar në vjën e dytë, autobusin e linjës ‘Durrës-Milano’.

Nga kontrolli i imtësishëm, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, dhe autoritetet doganore, duke përdorur edhe teknikat bashkëkohore të kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehura në pjesën e pasme të autobusit, 26 pako të mbështjella me natriban, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar heroinë me peshë totale 13 kilogramë e 750 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

-M. P., 32 vjeç, banues në Rrogozhinë, pronari i firmës së linjës së autobusëve ‘Durrës-Milano’;

-P. R., 57 vjeç, banues në Fier, drejtuesi i autobusit ku u gjet lënda narkotike.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit M. P. iu gjet një dozë lënde narkotike kokainë.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 8 celularë.

Ndërkohë, strukturat hetimore të DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast”, njofton policia.

 

Etiketa: drogeheroineKapen 13.7 kg heroinëportiporti i durresitpronari

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Koka” e trafikut të drogës në Angli, arrestohet 32-vjeçari shqiptar! Iu sekuestrua 28 kg kokainë

10:09 : 12/11/2025
AKTUALITET

Negocionte çmimet e drogës, kush është polici spanjoll që bashkëpunonte me mafien shqiptare

20:30 : 11/11/2025
AKTUALITET

Arrestohet në aeroportin e Veronës 32-vjeçari shqiptar, drejtonte një grup trafiku droge në Angli

19:19 : 11/11/2025
AKTUALITET

“Libër llogarish kriminale”/ Media spanjolle: Si ‘ditari’ i kreut të klanit shqiptar fundosi rrjetin e kanabisit në Katalonjë

22:09 : 10/11/2025
AKTUALITET

U kap me kokainë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

18:36 : 10/11/2025
AKTUALITET

Arrestohen 3 shqiptarë për trafik droge në Itali, sekuestrohen mbi 20 kg hashash dhe 44 mijë euro

18:05 : 10/11/2025
Para

Si Ronaldo dhe Jordan, Kevin Durant firmos përjetësisht me “Nike”

TË GJITHA

Drejtuesja e SHISH kërkon raportim me dyer të mbyllura, opozita kundër. Noka: E papranueshme, po tallet…

11:20 : 13/11/2025

Atentati në Rinas/ Gilmando Dani mori 20 plumba në trup! Shoqërohen 15 persona (Detaje)

11:17 : 13/11/2025

6 mln lekë gjobë për një kotec pulash, banori: Dy persona të lidhur me IMT duan të më grabisin tokën

11:10 : 13/11/2025

Vodhi makinën, por u përplas gjatë arratisjes, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

11:10 : 13/11/2025

Atentati në Rinas, policia kërkesë zyrtare Spanjës për lëvizjet e Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit

11:06 : 13/11/2025

Zbulohen zgjedhjet e Silvinjos, ja dy lojtarët që do jenë në tribunë sot ndaj Andorrës

10:53 : 13/11/2025

Zhupa: Kumbaro emëron Arta Dollanin në krye të arsimit parauniversitar me konkurse fiktive

10:50 : 13/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com