• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Këlliçi takim me banorët e Laprakës: 5 prioritetet që sjellin ndryshimin

11:55 : 29/04/2023
në Lajmet e Dites

Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë për Tiranën, Belind Këlliçi është ndaluar në një takim me banorët e Laprakës.

Sipas Këlliçit pas projektit të Unazës së Re, projekti i hekurudhës, është ai që rrezikon t`u shkatërrojë banesat rreth 70 banorëve. Këtë gjë konstatoi në këtë zonë kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, i cili takoi banorët e Laprakës i shoqëruar nga deputetja Albana Vokshi dhe kandidati për këshillin bashkiak Bled Marku. Ky i fundit tregoi se për projektin e hekurudhës nuk ka njoftim.

Sipas Këlliçit, projekti i hekurudhës rrezikon të ndajë shumë familje nga njëra tjetra dhe tha se zgjidhja për këtë do të jetë ndërtimi i një mbikalimi.

“Pjesa e mbikalimit, ne e kemi përmendur bashkë edhe herë tjetër, mbikalimi këtu është një zgjidhje perfekte për banorët, që të lidhet zona, për të bërë të mundur që të shkojnë te të afërmit,  në anën tjetër. Ajo pjesë zgjidhet! Pastaj pjesa e shpronësimeve, a kane ndonjë informacion qytetarët kush preket? Për sa shtëpia bëhet fjalë?”, tha ai.

Më tej, teksa pa nga afër situatën në të gjitha zonat që preken nga projektet infrastrukturore, Belind Këlliçi garantoi banorët se të gjithë do të dëmshpërblehen ose me vlerën e tregut, ose do të marrin metrat katror siç i kanë pasur më parë.

Lexo edhe:

Pse Moska është e sigurt se do kemi një takim Putin-Trump në Pekin

Takimi informal në Durrës, Rama mbledh kryetarët e bashkive

“Pa diskutim të gjithë rastet do të trajtohen një për një, siç kemi thënë tek “5 Maji”, do të dëmshpërblehen me vlerën e tregut. Do trajtohen të gjitha atyre që u preket shtëpia. Edhe ata me dokumenta edhe ata pa dokumenta do trajtohen do të gjejnë të gjithë zgjidhje.  Dhe ndërkohë që ne do t’i japim dy zgjidhje: Ose do të marrin metrat aty ku ishin në një godinë afër kur të ndërtohen godinat, sa metra kanë pasur, ose do të dëmshpërblehen me vlerë tregu, por pa i trajtuar nuk i lëmë. Por derisa të bëhet projekti, do të marrin bonus qiraje padiskutim“, tha Belind Këlliçi.

Teksa vijoi takimet dhe shtrëngoi duart me dhjetra qytetarë e banorë të Laprakës, në prani edhe të kamerave dhe gazetarëve që lajmërohen nga ekipi i tij, Belind Këlliçi denoncoi mungesën e ujit në këtë zonë. Në një nga rrugët e kësaj lagje, gjatë ecjes, ishte një autobot, ku qytetarët mbushnin ujë për të pirë, pasi në Laprakë ujë nuk ka.

“Ja uji i Erion Velisë, UKT-ja  e Laprakës. Ja uji i pijshëm që vjen, ja po mos të jetë ky furgon, po mos të jetë ky ujë, s’kanë ujë banorët. Marrin ujë, vetëm kaq shiheni realitetin. Ftojeni pyeteni Erion Velinë, merreni njeherë e di ai këtë situatë? Ai që thotë ka 24 orë ujë të pijshëm në Tiranë”, tha Belind Këlliçi.

Për këtë problem, teksa u ndal në një takim të shkurtër me disa banorë të Laprakës, Belind Këlliçi tha se do të ketë zgjidhje pas 14 Majit. Ai u shpreh se edhe në Laprakë do të punohet që ujë të ketë mesatarisht 14 orë në ditë, ndërsa renditi edhe disa nga prioritet e tij për zonën.

“Për ujin e pijshëm, ta përmenda vet, është një problem që nuk e keni vetëm ju. Dhe prandaj po ta them dhe një herë që padiskutim do të ndërhyjmë për ta zgjidhur këtë çështje. Nuk ju premtoj 24 orë ujë të pijshëm. Por po të them, minimalisht me pas 14 orë ujë të pijshëm në ditë, të rregullta me orare të përcaktuara, bëhet. Stacioni do të vijë këtu në kufij ku ju duhet juve dhe ku ju shërben juve. Në mënyrë të padiskutueshme është gjëja më e lehtë në botë. Dhe kopshtet dhe një çerdhe patjetër që do ta sistemojmë, do ta ndërtojmë sepse ka territor kjo njësi”.

Një tjetër problem, i denoncuar dhe më herët nga shtabi elektoral i Belind Këlliçit, është infrastruktura e amortizuar në Laprakë. Teksa u ndal në një nga zonat e populluara të kësaj zone, Belind Këlliçi tregoi sesi rrugët e lagjes janë lënë në harresë nga Erion Veliaj, i cili ndërkohë është shprehur se në këtë zonë janë bërë investime të mëdha.

“Ja rrugët e bashkisë Tiranë, këto janë rrugët që s`dalin kurrë në media, shihini vet nuk ka nevojë për komentet e mija, flasin vetë rrugët. Po të gjitha kështu janë në Laprakë, gjithë këto rrugë kështu janë. Erion Veliaj thotë kemi bërë investimet më të mëdha në Laprakë në 30 vjet, s`i ka bërë njeri thotë”.

Belind Këlliçi takoi dhjetëra subjekte biznesesh në Laprakë, ku prezantoi programin e tij për uljen e taksave dhe tarifave vendore.

Etiketa: Belind Këlliçilapraketakim

Lajme të lidhura

BOTA

Pse Moska është e sigurt se do kemi një takim Putin-Trump në Pekin

22:41 : 21/07/2025
AKTUALITET

Takimi informal në Durrës, Rama mbledh kryetarët e bashkive

09:43 : 11/07/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Qytetarja kërkon ta takojë, Rama sillet arrogant: Ik tani, mos më hajde nga mbrapa

11:55 : 07/07/2025
Në foto: Kryeministri Edi Rama
AKTUALITET

Rama do të mbledhë kryetarët e bashkive më 9 korrik

10:51 : 07/07/2025
AKTUALITET

FOTO/ Rama takim në hotel me deputetët e zgjedhur të Tiranës dhe përfaqësues të Bashkisë

18:52 : 03/07/2025
AKTUALITET

FOTO/ Nën hetim nga SPAK, Arbjan Mazniku takim privat “kokë më kokë” me Ulsi Manjën

12:46 : 23/06/2025
Para

Gent Zeneli flet për fillimet e Kiara Titos në TV: Sa ishte kthyer nga Italia

TË GJITHA

“Lokali i drejtorit të AKP zapton hapësirën e pallatit në Fresk, s’preket se është mik i ministrit”

09:34 : 23/07/2025

Tiranë/ 36-vjeçari bën për spital vjehrrën

09:33 : 23/07/2025

EMRI/ Britania vendos sanksione ndaj trafikantëve të emigrantëve, mes tyre edhe një shqiptar

09:27 : 23/07/2025
Lloj i mushkonjës Aedes që besohet se përhap virusin ‘chikungunya’.

OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat

09:22 : 23/07/2025

EMRI/ Dhunoi gruan në sy të fëmijëve të mitur, arrestohet 38-vjeçari

09:07 : 23/07/2025

Pasi i “morën frymën” Tiranës, rekord ndërtimesh edhe në Kamzë, Golem e Lezhë

08:59 : 23/07/2025

Aksident në Elbasan/ Makina përfundon në një lokal, plagosen dy persona

08:46 : 23/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com