• Kontakt
Sunday, November 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kurti dhe Vuçiç takohen më 2 maj, BE zbardh agjendën

21:27 : 28/04/2023
në AKTUALITET, RAJONI

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, konfirmoi se në takimin e ri të nivelit të lartë të dialogut mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, në rend dite do të jetë miratimi i Deklaratës për të pagjeturit dhe do të paraqitet drafti i parë i statutit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 2 maj në Bruksel, nën ndërmjetësimin e zyrtarëve evropianë.

Stano nuk deshi të komentojë kritikat e bëra nga krerët shtetërorë serbë për zgjedhjet lokale që u mbajtën më 23 prill në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. Ai po ashtu nuk komentoi as ankesat e paraqitura nga Beogradi lidhur me nisjen e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ne kemi diskutuar për këtë çështje gjerësisht para dy ditësh. Mund të përsëris se ne nuk i komentojmë deklaratat e palëve, por presim që ata të përqendrohen në zbatimin e obligimeve që kanë para tyre. Presim që të martën të kemi vazhdimin e dialogut, që është platforma e vetme për diskutim”, tha Stano.
Si Kurti, ashtu edhe Vuçiç, kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në takimin e 2 majit.

“Takimi do të përqendrohet në zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve. Si pikë e parë e agjendës do të jetë miratimi i Deklaratës për të pagjeturit. Pika e dytë do të jetë paraqitja e draftit të parë të statutit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Pas këtyre dy temave do të shihet sesa mund të diskutohet edhe për çështje të tjera”, tha Stano.

I pyetur se si do të shkojë përpara procesi nëse nuk do të ketë përparim për themelimin e Asociacionit gjatë takimit të 2 majit, Stano përsëriti se BE-ja pret që palët të zbatojnë obligimet që kanë marrë.
“Në përgjithësi ne nuk spekulojmë rreth asaj se çfarë do të ndodhë nëse diçka nuk ndodh. Ne presim që palët të jenë të përkushtuara për të zbatuar obligimet. E, formimi i Asociacionit është një obligim i qartë. Ne presim të lëvizim përpara dhe ne si lehtësues presim që të zbatohen obligimet që palët kanë marrë përsipër”, tha Stano.

Lexo edhe:

Kosova ende pa qeveri, Osmani mbledh liderët politikë në Presidencë 

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

Takimi i 2 majit do të zhvillohet në kohën kur Kosova ka akuzuar Serbinë se ka shkelur Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve, të arritur më herët gjatë këtij muaji. Serbia ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, pavarësisht se me Marrëveshjen drejt normalizimit është zotuar se nuk do ta pengojë Prishtinën që të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare. Po ashtu, zyrtarët në Beograd kanë paralajmëruar se do të aplikojnë masën e reciprocitetit ndaj shteteve që nuk respektojnë integritetin e saj territorial.

Sipas Kushtetutës serbe, Kosova konsiderohet pjesë e Serbisë. Ky paralajmërim i Serbisë për reciprocitet, në Kosovë është cilësuar si shkelje e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, të arritur nën ndërmjetësimin e BE-së dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara./REL

Etiketa: KurtitakimiVucic

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosova ende pa qeveri, Osmani mbledh liderët politikë në Presidencë 

12:43 : 31/10/2025
AKTUALITET

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

21:14 : 29/10/2025
RAJONI

Kur shteti mbetet pa buxhet, rreziqet që i kanosen Kosovës

19:03 : 28/10/2025
RAJONI

Nesër sprova e Kurtit! Vetëvendosja pa votat e mjaftueshme për qeverinë e re, opozita i mbyll dyert e koalicionit

20:18 : 25/10/2025
RAJONI

Pas 8 muajsh ngërç, Kuvendi i Kosovës vendos datën për votimin e Qeverisë Kurti

15:44 : 24/10/2025
AKTUALITET

Shehu: Rama rrëzoi rezolutën për gjenocidin serb, për të mbajtur marrëdhëniet me Vuçiçin

17:58 : 19/10/2025
Para

Sondazhi - A duhet të dalin në debat në TV, Këlliçi dhe Veliaj

TË GJITHA

Homazhet për Fatos Nanon, Fatmir Mediu: Politikan tolerant dhe kundërshtar i denjë!

10:27 : 02/11/2025

Zjarr në një rrjet dyqanesh në Meksikë, humbin jetën 23 persona (VIDEO)

10:18 : 02/11/2025

Malaj vlerëson figurën e Fatos Nanos: U fokusua tek paqja sociale, i dha hapësirë edhe përfaqësimit të opozitës!

09:56 : 02/11/2025

Qëllohet për vdekje një person në Kosovë, policia arreston autorin

09:36 : 02/11/2025

Trump paralajmëron Nigerinë: Do të hyjmë me armë, nëse nuk ndalni terrorin ndaj të krishterëve

09:28 : 02/11/2025

U vra me 6 plumba nga djali i xhaxhait, del foto e 36-vjeçarit Dalan Alliaj

09:12 : 02/11/2025

Homazhet për Fatos Nanon/ Bashkëshortja fjalim lamtumire, ceremonia e varrimit në Sharrë

09:05 : 02/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com