• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA sanksionon Rusinë dhe Iranin për “marrje të pengjeve”

21:20 : 27/04/2023
në BOTA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar sanksione të reja ndaj agjencisë ruse të inteligjencës, FSB, dhe Gardës Revolucionare të Iranit të enjten, më 27 prill. Sanksionet e reja u nxitën nga “marrja në peng” e amerikanëve, si gazetarin e Wall Street Journal, Evan Gershkovich, të arrestuar në Rusi muajin e kaluar.

SHBA-ja “po tregon se askush nuk mund të përfshihet në këtë lloj sjelljeje të tmerrshme të përdorimit të qenieve njerëzore si pengje, si pazare, pa pasur pasoja”, tha një zyrtar i lartë amerikan.

Të dyja agjencitë veçse kanë qenë të sanksionuara më parë nga Departamentet amerikane të Shtetit dhe të Thesarit.

Por, zyrtari amerikan, siç raporton agjencia e lajmeve AFP, tha se sanksionet e reja do ta theksonin pikëpamjen e SHBA-së për atë që ai e përshkroi si një fenomen në rritje të qeverive që ndalojnë shtetas të huaj për të nxjerrë përfitime politike.

“Përdorimi i qenieve njerëzore si pengje politike, si pazare, të ndaluar nga qeveritë, por me pretendime të rreme, është një praktikë që duket se po shkon në drejtimin e gabuar” tha zyrtari amerikan.

Lexo edhe:

Si u bë Shqipëria nyje e kontrabandës së naftës nga Rusia dhe Afrika Veriore

Vuçiç: Serbia do të negociojë me Rusinë për sanksionet amerikane ndaj NIS-it

Zbatimi i sanksioneve synon “ta promovojë llogaridhënien për fajtorët dhe, duke e bërë këtë, të parandalojë dhe të pengojë rastet e tilla në të ardhmen”, tha zyrtari.

Sanksionet vijnë një muaj pasi Rusia arrestoi gazetarin e Wall Street Journal, Evan Gershkovich, duke e akuzuar atë për spiunazh.

SHBA-ja po e kërkon lirimin e tij dhe të Paul Whelan, një ish-marins amerikan i arrestuar në Rusi në vitin 2018 dhe i dënuar me dy vjet burg lidhur me akuzat për spiunazh.

Vitin e kaluar, gjatë një shkëmbimi të të burgosurve, SHBA-ja siguroi lirimin nga Rusia të basketbollistes Brittney Griner, e burgosur për akuzat për drogë dhe një tjetër ish-marins, Trevor Reed, i burgosur për sulmin ndaj një oficeri policie rus.

Të paktën tre shtetas amerikanë mbahen në burgje iraniane, përfshirë biznesmenin Siamak Namazi, i cili po mbahet në burgun Evin të Teheranit që nga viti 2015.

Thesari i SHBA-së vendosi gjithashtu sanksione ndaj katër zyrtarëve të lartë të organit të inteligjencës IRGC.

“Aksioni i sotëm synon zyrtarët e lartë dhe shërbimet e sigurisë në Iran dhe Rusi, të cilët janë përgjegjës për pengmarrjen ose ndalimin e gabuar të shtetasve amerikanë jashtë vendit”, tha në një deklaratë nënsekretari i Thesarit, Brian Nelson./REL/

Etiketa: RusiasanksioneSHBA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si u bë Shqipëria nyje e kontrabandës së naftës nga Rusia dhe Afrika Veriore

08:14 : 08/10/2025
BOTA

Vuçiç: Serbia do të negociojë me Rusinë për sanksionet amerikane ndaj NIS-it

22:29 : 07/10/2025
AKTUALITET

Bardhi: Balluku e vetmja politikane pa shkollë që u bë numri dy i qeverisë

21:16 : 07/10/2025
BOTA

Zgjatja me një vit e marrëveshjes bërthamore, Trump pranon ofertën e Putin

18:45 : 06/10/2025
BOTA

Rusia ndihmë Kinës në përgatitjet për pushtimin e Tajvanit

22:02 : 05/10/2025
BOTA

Trump “ndëshkon” shtetet demokrate, ngrin 26 mld dollarë fonde, paralajmëron shkurtime në administratë

20:21 : 05/10/2025
Para

Ja si e ka transformuar mafian pushtimi rus i Ukrainës

TË GJITHA

Përjashtohet interpelanca me Ramën për fondet IPARD, Bardhi: Mazhoranca po shkel Kushtetutën

10:37 : 08/10/2025

U plagos në sallën e gjyqit ku u vra gjyqtari, zbardhet dëshmia e Ervis Kurtajt: Elvisi u çua nga karrigia dhe…

10:26 : 08/10/2025

Opozita kërkon shpalljen “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin e vrarë Astrit Kalaja

10:13 : 08/10/2025

Daily Mail: Shqiptari i kërkuar nga SPAK lëviz i lirë rrugëve të Londrës

10:04 : 08/10/2025

Trump/Stubb, dy Arkitektët e Rendit të Ri Botëror

09:53 : 08/10/2025

Sot dita e fundit për dorëzimin e dokumenteve për kreun e ri të SPAK, 4 kandidatë në garë

09:48 : 08/10/2025

Nxiste 13-vjeçarin për të kryer vjedhje, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

09:33 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com