• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e Ardian Nikulajt për gjakmarrje, shpallen në kërkim 6 persona – Detajet

18:47 : 26/04/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Gjashtë persona janë shpallur në kërkim lidhur me ekzekutimin e biznesmenit 51-vjeçar Ardian Nikulaj në Shëngjin. Vrasja, sipas hetimeve, ka lidhje me një histori gjakmarrje mes dy fiseve Lekstakaj dhe Nikulaj, që ka shënuar disa viktima.

Nikulaj u ekzekutua me armë zjarri në ambientet e lokalit të tij “Coral” rreth orës 13:25, të 19 Prillit. Këtë të Mërkurë, policia konfirmoi caktimin e masës së sigurisë arrest me burg në mungesë nga Gjykata e Lezhës për gjashtë persona, të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e Nikulajt.

Skuadër e huaj për ekzekutimin

Edmond Haxhia, me nënshtetësi britanike, katër shtetas britanikë – mes tyre dhe një femër (me iniciale Harry Simson, Harriet Bridgeman, Steven Hunt, Thomas Mithan) dhe një protugez (Ruben Saraiva) në rolin e ekzekutorit, sipas hetimeve, janë personat e përfshirë në krim.

Portugezi Ruben Saraiva

Ndaj tyre janë ngritur akuza për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Lexo edhe:

“U kërkoj falje familjarëve”/ Vrau me thikë 42-vjeçarin në Berat, gjykata lë në burg Kristo Memën

Tre vrasje në një ditë, ekspertët: Nevojë urgjente për kujdes të shtuar të shëndetit mendor

Edmond Haxhia

Edmond Haxhia, i afërm me familjen Lekstakaj, dyshohet se porositi dhe financoi vrasjen. Ai ishte kthyer prej disa muajsh në Shqipëri, ndërsa është larguar sërish pas vrasjes, ashtu si personat e tjerë të akuzuar.

Autori përdori një motoçikletë për tu larguar pas vrasjes

Në një deklaratë për mediat, drejtuesi i Policisë Muhamet Rrumbullaku tha se “grupi hetimor po bashkëpunon me partnerët dhe strukturat ligjzbatuese ndërkombëtare, për kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale, të cilët janë larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë, pas kryerjes së krimit”.

Ai bëri me dije po ashtu se në vendngjarje u sekuestruan gëzhoja arme zjarri model 54, kalibër 7.62 mm; një predhë model 54, kalibër 7.62 mm; një letërnjoftim; celular i markës “iPhone”, dhe disa prova të tjera biologjike dhe filmike.

“Si rezultat i hetimeve janë dokumentuar veprimet e autorëve të dyshuar, nga momenti i organizimit, deri në momentin e vrasjes së 51-vjeçarit Ardian Nikulaj si dhe e gjithë dinamika dhe itineraret e përshkruara nga ekzekutori dhe të gjithë shtetasit e tjerë të përfshirë si organizatorë dhe bashkëpunëtorë në kryerjen e kësaj ngjarjeje. Nga veprimet procedurale të kryera për këtë ngjarje janë siguruar prova shkencore biologjike të pakundërshtueshme që i përkasin autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale. Përsa i përket automjeteve të përdorura për kryerjen e krimit nga autorët e dyshuar është dokumentuar përdorimi i tyre nga personat e dyshuar për një periudhë kohore për realizimin e vrasjes”, deklaroi drejtuesi i Policisë.

FOTO e një prej shtetasve anglezë të shpallur në kërkim Steven Hunt, i akomoduar në hotelin e Nikulajt. Ai dyshohet se kishte rolin e mbikëqyrësit të lëvizjes së biznesmenit dhe i jepte informacione “killerit” portugez.

Etiketa: Ardian NikuajElton Lekstakajvrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“U kërkoj falje familjarëve”/ Vrau me thikë 42-vjeçarin në Berat, gjykata lë në burg Kristo Memën

13:35 : 30/10/2025
AKTUALITET

Tre vrasje në një ditë, ekspertët: Nevojë urgjente për kujdes të shtuar të shëndetit mendor

20:09 : 29/10/2025
AKTUALITET

Vritet me thikë e reja në Francë, në kërkim ish-partneri shqiptar

11:40 : 29/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e 36-vjeçarit në Komunën e Parisit/ Dëshmia e autorit: Më ngacmonte! Kolegët: S’është e vërtetë

10:24 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Vetëm e preku kalin”/ Dëshmojnë familjarët e viktimës në Berat: Autori e goditi papritur me thikë

10:16 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Mos e prek kalin se është i acaruar”/ Detaje nga ngjarja në Berat, si nisi sherri që përfundoi në vrasje

10:09 : 29/10/2025
Para

Kupa e Shqipërisë/ Festë bardheblu në "Elbasan Arena", Florent Hasani ndëshkon durrsakët (VIDEO)

TË GJITHA

Bardhi shkresë Peleshit: Anuloni votimin për Komisionin Rregullator, keni shkelur Kushtetutën

11:19 : 31/10/2025

Kryebashkiakët në gjumë! Bashkitë realizojnë vetëm 22% të investimeve, rrezikohet “djegia” e fondeve

11:14 : 31/10/2025

E rëndë në Vlorë, italiani humb jetën në palestër

11:08 : 31/10/2025

Relatorja lexon pretendimet e Veliajt: Këshilli i Ministrave shkeli ligjin! Presidenti mori atributet e gjykatës (LIVE)

11:04 : 31/10/2025

PD kërkon shkarkimin e Presidentit Begaj, deputeti rendit 7 shkelje

11:02 : 31/10/2025

Kultivoi drogë në pronë publike, ekstradohet nga Italia 33-vjeçari i dënuar me burg/ EMRI

10:58 : 31/10/2025

Seanca për Erion Veliajn/ Kushtetuesja nuk pranon kërkesën e Presidencës për moskompetencë (LIVE)

10:48 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com