• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VKM e konfiskimit të pronave/ Kushtetuesja zvarrit seancën, Bardhi: Ranë pre e shantazheve të Ramës

11:55 : 26/04/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Shqyrtimi i ankimimit të 28 deputetëve të Partisë Demokratike për vendimin e qeverisë që përcakton konfiskimin e ndërtimeve pa leje me VKM, i cilësuar si i paligjshëm dhe favorizues i ndërtuesve të mëdhenj, është zvarritur sërish nga Gjykata Kushtetuese.

Trupa e togave të zeza në seancën e drejtuar nga kryetarja e Kushtetueses, Holta Zaçaj në argumentet për shtyrjen e seancës pretendoi se PD duhet të paraqiste një autorizim me firmat e 28 deputetëve që kanë bërë ankimim.

Në këtë mënyrë sipas GJK ata do t’i jepnin të drejtë përfaqësuesit të tyre ligjor Marash Logu për të bërë mbrojtjen e çështjes apo pasqyruar trupës gjyqësore pretendimet e tyre.

Një vendim i tillë është kundërshtuar nga ana e deputetit Gazmend Bardhi, i cili tha se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në këto 32 vite dhe autorizimi i përfaqësuesit ligjor bëhet kur nisin çështjet për shqyrtim.

“Jemi përfaqësuar me të njëjtin autorizim, ka një shantazh të drejtpërdrejtë nga ana e kryeministrit, gjykata po bëhet vegël. Është anti-kushtuese, gjykata e shtyn me ditë të tjera me një vendim absurd. Është shtyrë qëllimisht, që ndërtuesit të rregullojnë lejet për katet pa leje”, tha deputeti demokrat.

Lexo edhe:

Dritëhijet e katapultimit të Sokol Sadushit në Gjykatën e Lartë, me qëllim kapjen e Kushtetueses

Si u “mashtrua” me faljen e gjobave të Policisë së Shtetit!

Bardhi ngriti akuza të forta dhe veshi me hije dyshimi integritetin e Gjykatës Kushtetuese në vendimin e marrë sot, duke thënë se drejtësia ka rënë pre e mesazheve mafioze të kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale.

“Nëse Gjykatën Kushtetuese pas reformës në drejtësi e ka kapur për fyti oligarkia do duhet të na e bëjnë me dije për të mos ardhur në Gjykatë më. Që kanë rënë pre e një shantazhi me një Twitter nga Edi Rama, pasojat po i shikojmë. E papranueshme, antikushtetuese, irrituese për çdo qytetar të Shqipërisë. Ne kemi pritur që GJK t’u qëndrojë dhe t’i rrisë standardet. Nëse gjykata të njëjtin standard njëherë e zbaton dhe një herë jo atëherë nuk është me Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë është Gjykata Kushtetuese e oligarkisë”, u shpreh ai.

Ai theksoi se sot konstatuam që e njëjta trupë gjykuese ka vendosur një standard të ri gjykimi duke zvarritur dhe më tej procesin.

“Përpara një jave kanë dhënë të njëjtën praktikë, është e njëjta trupë, nëse do ndryshonte do e kuptoja. Të hapin dosjet gjyqësore është e njëjta autorizim, në këtë çështje ka ndërruar standardin. Në asnjë rast, është praktikë 32-vjeçare, para një javë kanë dhënë një vendim me të njëjtën praktikë. Në këtë çështjes ka ndërruar standardin dhe ngrita pretendimin subjekti i interesuar është Këshilli i Ministrave, znj. Kokona nuk ka një vendim nga Këshilli i Ministrave, është praktikë. Nuk e kemi ngritur këtë pretendim sepse është traditë 32-vjeçare me autorizim nga kryeministri. Janë 2 deputetë përfaqësues në seancë”, sqaroi më tej Bardhi.

Ndërkohë, vlen të kujtojmë se seanca e parë është ndërprerë për shkak se togat e zeza pretenduan se dy prej 28 firmëtarëve të padisë nuk janë më deputetë, duke iu referuar Grida Dumës dhe Alfred Rushaj.

Por për palën paditëse ky pretendim nuk është legjitim pasi në kohën kur është depozituar padia ata kanë qenë deputetë.

DEBATI I BARDHIT ME KRYETAREN E GJK:

Bardhi: Ka tetë muaj që kjo çështje po zvarritet, ka interes të lartë publik. Ka abuzim me pronat lidhur me këtë VKM dhe nuk çmojmë që ka ende nevojë për ta zvarritur akoma më shumë këtë çështje.

Holta Zaçaj (kryetarja e Gjykatës Kushtetuese): Ju përfaqësoni vetëm një pjesë të deputetëve. Përfaqësimi duhet të jetë me 28. Personi që autorizohet duhet të jetë me 28. Nëse keni kërkesa të tjera me autorizimin e subjektit të interesuar mund ti kishit paraqitur përpara. Nëse ju nuk do të kërkoni kohë për ta plotësuar këtë, gjykata do të mblidhet dhe do të caktojë një seancë tjetër derisa ju të rregulloni aktin e përfaqësimit. Arsyeja pse u pyeta është që të kërkoni kohën e duhur që u nevojitet.

Bardhi: Ne autorizojmë avokatin të vazhdojë gjykimin. U kontestua vendimi. Jemi deputetë nënshkrues prezentë.

Zaçaj: Nuk ta kam dhënë fjalën. Do flisni kur tua jap unë fjalën. Sot ne nuk kemi një akt përfaqësimi të 28 deputetëve dhe nuk kemi 28 deputetë në sallë që të deklarojnë përfaqësimin. Tërhiqemi për të komunikuar seancën e radhës.

Bardhi: A mundet? Se kam një pretendim.

Zaçaj: Nuk ua kam dhënë fjalën.

Bardhi: Në qoftë se doni ta zvarrisni, vazhdojeni. ne dy deputetë jemi prezentë në seancë, kemi të drejtën e përfaqësimit. Ju nuk po na jepni as të drejtën për të folur. Kërkuam fjalën, kemi të drejtën për të folur. Ju nuk mund të tërhiqeni pa na dëgjuar. Keni marrë një vendim pa na dëgjuar. Unë dhe kolegia ime jemi prezentë në seancë. Nëse Kushtetuesja na e ka hequr të drejtën e fjalës, na e thoni dhe të mos vijmë më. E njëjta trupë ka pranuar kërkesat e grupit të PD-së, 3 cështjen në muajin e fundit. Nëse keni ndryshuar standardin na e thoni. Keni dhënë një vendim para një jave dhe para një muaji, me të njëjtin autorizim. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në 32 vite që të firmoset autorizim, kemi firmosur për kryetarin e grupit. Duhet ta themi këtë për t’u përfshirë në procesverbal.

Etiketa: gazment bardhiGjykata Kushtetuesevkm

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dritëhijet e katapultimit të Sokol Sadushit në Gjykatën e Lartë, me qëllim kapjen e Kushtetueses

22:13 : 04/06/2025
AKTUALITET

Si u “mashtrua” me faljen e gjobave të Policisë së Shtetit!

21:00 : 04/06/2025
AKTUALITET

Mbyllja e TikTok nga Rama, Gjykata Kushtetuese pranon padinë dhe kalon çështjen për shqyrtim

12:20 : 04/06/2025
RAJONI

Gjykata Kushtetuese në Bosnje anulon ligjet “ruse” në Republikën Srpska

19:17 : 29/05/2025
AKTUALITET

Gjykata e Lartë kërkon rihapjen e konkursit për anëtarin vakant të Kushtetueses

16:06 : 29/05/2025
AKTUALITET

Përplasja për emërimet në Kushtetuese, KED pezullon vakancën për vendin e Elsa Toskës

15:10 : 29/05/2025
Para

Opinionistes së "BBV" i thyejnë xhamat e makinës? Reagon policia

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com