• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria më shumë kërkesa për azil në Europë se vendet e rajonit, EUAA: 845 aplikime gjatë shkurtit

10:05 : 23/04/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, SOCIALE

Kërkesat për azil të shqiptarëve në vendet e Bashkimit Evropian ishin në shkurtin e këtij viti më të lartat e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Sipas raportit të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin (EUAA), publikuar të premten shtetasit shqiptarë paraqitën 845 aplikime për azil gjatë muajit shkurt.

Ata pasohen nga shtetasit nga Maqedonia e Veriut me 602 aplikime, shtetasit nga Serbia me 481 aplikime, shtetasit nga Kosova me 304 aplikime, nga Bosnjë Hercegovina me 142 aplikime, ndërsa numri më i vogël i aplikimeve për azil shënohet nga shtetasit e Malit të Zi me vetëm 23 persona.

Në janar të këtij vitit numri i kërkesave për azil nga shqiptarët në vendet e Bashkimit Evropian ishte rreth 900, nga të cilët rreth 700 kërkesa për herë të parë dhe rreth 200 si kërkesa përsëritëse.

Edhe treguesit vjetorë të vitit 2022 të Agjencisë Evropiane për Azilin flisnin se në vendet e Bashkimit Evropian kishte dukshëm më shumë aplikantë nga Ballkani Perëndimor, veçanërisht Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kosova.

Lexo edhe:

Braktisja e Shqipërisë! 44 mijë shqiptarë morën shtetësi në BE më 2023, të tretët në Europë

Kosovë/ Kërkesat për azil rriten pas liberalizimit të vizave

Sipas raportit të Agjencisë në vitin 2022 u shënuan 13.043 aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë nga 11,210 që ishin shënuar në vitin 2021 dhe 6.498 në vitin 2020.

Por në vitin 2022 numri i kërkesave për azil shënoi shifra rekord nga shtetasit shqiptarë, në Mbretërinë e Bashkuar ku u raportuan rreth 16 mijë aplikime për azil.

Raporti më i fundit i Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin vlerëson se “në gjysmën e dytë të vitit 2022 dhe në fillim të 2023, një rritje e madhe e aplikimeve për mbrojtje ndërkombëtare po ndodh në Bashkimin Evropian nxitur nga konfliktet, trazirat politike dhe sociale, vështirësitë ekonomike dhe pasiguria ushqimore”.

Sipas raporti të sapo publikuar nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Azilin (EUAA), vetëm në shkurt të këtij viti vendet e Bashkimit Evropian kanë regjistruar rreth 81 mijë kërkesa për azil. Këtu nuk përfshihen shtetasit nga Ukraina ku sipas Raportit të Agjencisë mbi 4 milionë ukrainas aktualisht përfitojnë nga mbrojtja e përkohshme në BE.

Sipas raportit të Agjencisë evropiane për Azilin në shkurt të këtij viti shtetasit venezuelianë dhe kolumbianë paraqitën dy herë më shumë aplikime, krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar dhe në një numër të konsiderueshëm aplikuan edhe rusët dhe iranianët.

Aplikime nga rusët në shkurt ishin 2 100, të cilat janë trefishuar në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar, si dhe iranianët me 1600 aplikime, të cilat janë dyfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Agjencia evropiane e Azilit vlerëson se në fund të muajit shkurt ishin 650. 000 aplikime në pritje të një vendimi të grumbulluara që prej vitit 2017.

Gjatë muajit shkurt vendet e Bashkimit Evropian u dhanë më shpesh statusin e refugjatit afganëve dhe u dhanë mbrojtje ndihmëse më së shpeshti sirianëve

Normat e njohjes për kombësitë e tjera mbetën kryesisht të qëndrueshme, duke përfshirë për sirianët (95%), iranianët (45%), pakistanezët (8%) , bangladeshasit (4%) ndërsa për shtetasit shqiptarë dhe nga vendet e rajonit të Ballkanit nivelet e njohjes janë tejet të ulëta./VOA

Etiketa: Azilkerkuesitkerkesa per azilshpopullimi i shqiperise

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Braktisja e Shqipërisë! 44 mijë shqiptarë morën shtetësi në BE më 2023, të tretët në Europë

14:50 : 28/02/2025
RAJONI

Kosovë/ Kërkesat për azil rriten pas liberalizimit të vizave

12:00 : 13/11/2024
AKTUALITET

Shpopullimi i Shqipërisë, në 12% të shtëpive të banueshme, jeton vetëm një person

08:36 : 19/08/2024
BOTA

VOA: Azilkërkuesit që arrijnë në Greqi përballen me një realitet të zymtë

08:58 : 04/02/2024
BOTA

Gjermania vendos masa më të rrepta për të frenuar emigracionin

17:48 : 08/11/2023
AKTUALITET

Plazhi i Shëngjinit si parkim për azilkërkuesit e Italisë!

17:22 : 06/11/2023
Para
Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari

Janë groposur në Vrinë? Zbardhen DETAJE nga zhdukja e 'Koçoles' dhe Sulovarit

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com