• Kontakt
Sunday, October 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fushata/ Kalemaj: Rama adoptoi stilin “tallava” duke sfumuar kandidatët

16:05 : 22/04/2023
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Politologu Ilir Kalemaj, duke analizuar fushatën në edicionin e lajmeve në MCN TV ,tha se Rama ka adoptuar një stil tallava duke i sfumuar të zgjedhurit vendor, ndërsa te opozita ka një dualizëm mes kandidatëve si dhe liderëve Meta-Berisha. Kalemaj tha se kryeministri nuk mund të kërcënojë një bashki që nëse zgjedhë një alternativë tjetër do ketë zero investime, pasi një gjë e tillë nuk ndodh as në vendet diktatorale. Kalemaj vë po ashtu në dukje se Basha është i munguari i madh i fushatës, ndërsa premtonte se do ishte në ballë të saj.

“Z.Rama ka marrë përsipër të gjithë peshën elektorale të partisë, duke sfumuar të zgjedhurit vendore, të cilët në shumicën e tyre rikandidojë dhe ka adoptuar stilin tallava, që është një stil i kuptueshëm për masën e gjerë të njerëzve dhe që ka më pak pritshmëri. Sepse ai i ka ulur prishmëritë, se prishmëritë ishin që Rama do fitonte me plebishit. Ai e di që një pjesë e kandidatëve janë të konsumuar dhe një pjesë të falimentuar si rasti i Kavajës apo ndonjë rast tjetër. Ai është munduar që të jetë vetë personazhi, dhe gjuha që ai përdor, është përdorur në 32 vjet, por asnjëherë kaq e hapur, asnjëherë kaq direkte dhe shantazhuese, duke thënë troç që nëse votoni kandidatin tjetër do keni zero investime nga qeveria qendrore. S’mund të kërcënojë kryeministri i një vendit një bashki pse zgjedh një kandidat tjetër. Kjo është një gjuhë në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, në kundërshtim me shtetin e të drejtës, me ndarjen e pushteteve. Nuk mund të kërcënojë një kryeministër një bashki pse zgjedhë një alternativë tjetër. Kjo nuk ndodh as në vendet dikatoriale, jo më në një demokraci hibride si Shqipëria. Shohim të kundërtën te fushata e PD-së së Berishës. Janë kandidatët që po luajnë fortë. Kelliçi, Boçi, Spahia, apo Cara. Kemi dualitet mes kandidatëve që ofrojnë alternativë lokale dhe mbështetjes qendrore Berisha-Meta, që e quajnë referendum politik ndaj qeverisë.  Z. Alibeaj ka disa mangësi që kandidon vetëm në 14 bashki, 6-7 kandidatë që iu tërhoqën, kandidatët u shpallën shumë vonë. Listat për këshillin bashkiak s’janë të njohur për publikun. Ka goxha kufizime sa i përket kohës, hapësirës, figurave publike. I munguari i madh është Basha, që tha se do ishte ballë fushatës. Është e munguar znj. Tabaku që është nënkryetare e partisë, dhe ka një mungesë entuziazëm nga z.Bardhi dhe pjesë tjetër e enturazhit politik. Rezultati i saj elektoral do jetë i krahasueshëm me 6 marsin”.

Sipas Kalemajt, zgjedhjet e 14 majit janë kthyer në referendum politik dhe do të jenë një betejë për jetë as vdekje mes “dinozaurve” të politikës shqiptare në 32 vite tranzicion.

“Gjithmonë në Shqipëri zgjedhjet lokale janë perceptuar edhe si një lloj referendumi edhe për qeverinë. Si asnjëherë më parë është kthyer në referendum politik, një mbështetje për të ardhmen siç e quan Rama, asnjë hap pas, apo është dyshja Berisha-Meta që për mirë apo për keq ka dominuar skenën politike në 30 vitet e fundit. I njeh publiku. Rama vazhdon edhe pas 23-24 vjetësh që ka konsumuar pushtet non stop të thotë që jam politikan i ri apo jo tradicional. Kemi një ballafaqim mes dinozaurëve politikë, dhe është një betejë për jetë apo vdekje politike. Është beteja finale, në mos tani pas 2 vjetësh. Ajo palë që humbet i bie të largohet nga skena politike, dhe largimi i njërës palë mund të sjellë edhe largimin e palës tjetër. Në momentin që jemi janë shumë baste në lojë”.

Ai e konsideroi si ofenduese faktin që Rama i cilëson kandidatët si gomerë, sikundër bëri sot me Rakip Sulin në Kamëz.

Lexo edhe:

Kalemaj kundër dekretit të Begajt: Një ndërhyrje në kompetencat e Gjykatës Kushtetuese

Kalemaj: Begaj s’mund të shpallë zgjedhjet në Tiranë pa shkelur Kushtetutën

“Është në kuadër të fushatës tallava që ka zgjedhur të bëjë z. Rama. Ka zgjedhur një këngë, që edhe për shijet e tij të një esteti politik, siç e ka quajtur veten dikur, të një publicisti. Rama i atëhershëm do të turpërohej me Ramën e tanishëm. Niveli tallava ku është katandisur fushata.   T’i quash gomerë…Ai e tha në kuptimin metaforik, për të thënë që ky gomari ynë për Rakip Sulin, është gomar me samar të fortë, nga ana metaforike kafshë punë. Kurse ky gomari këtej me këmbë të holla, është pikërisht ai që s’duhet. Është ofenduese, është arbitrare, ta quash kandidatin e partisë tënde me terma fyes, dhe ta personalizosh fushatësh dhe të jesh ti ai idhulli. Për shekullin e XIX dhe 32 vite demokraci duhet të ishim në stad tjetër, për fat të keq ne po degradojmë”.

Politologu shton se:

“Përdorimi i fesë për qëllime politike ka ekzistuar në 32 vjet, por asnjëherë në këtë shkallë. E dyta është tjetërsimi i votës. Vota ka kohë që s’ka nevojë të vidhet në kuti, por parablihet. Përdoret karrota më shumë se sa kërrbaçi. Shiko të gjithë këtë propagandë që bëhet. Pse duhej pikërisht të zgjidhej tani qesja e qeverisë në lidhje me rritjen apo dyfishimin e pagave në administratë, ndërkohë që kemi numrin e dytë të administratës për numër popullsie në Europë. 670 pensionistë, ajo që po bëhet me ta është thjesht një tallje. Ti u jep një 5 mijë lekësh atyre, nuk ua rrit pensionin. Ata kanë pensionin më të ulët, jo në Europë, por në Ballkanin Perëndimor. Vetëm sipas INSTAT-it është 8 për qind inflacioni. Jo vetëm që s’kemi bërë para por kemi degraduar, sepse po ikën shtresa e mesme, që shërbente për mbajtjen e ekuilibrave makro-ekonomike”.

Etiketa: Fushata elektoraleilir kalemajzgjedhjet e 14 majit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kalemaj kundër dekretit të Begajt: Një ndërhyrje në kompetencat e Gjykatës Kushtetuese

18:17 : 01/10/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Begaj s’mund të shpallë zgjedhjet në Tiranë pa shkelur Kushtetutën

22:23 : 30/09/2025
AKTUALITET

Ekonomia reale, ajo kriminale dhe rruga përpara

17:06 : 27/09/2025
AKTUALITET

”Fund pa lavdi i Veliajt”, Kalemaj: Rruga politike e tij është një rrugë pa krye

22:13 : 23/09/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Veliaj është një “kufomë politike”, PS nuk po e mbron!

19:28 : 22/09/2025
AKTUALITET

Debati i munguar, parlamenti kaps dhe demokracia në kolaps

16:03 : 22/09/2025
Para

Tetë lojtarë bëjnë gati ‘valixhet’ te Chelsea. Çfarë do të ndodhë me Brojën?

TË GJITHA

Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, gjendet një person i pajetë brenda një makine/EMRI

23:50 : 04/10/2025

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

23:18 : 04/10/2025

Horoskopi, 5 tetor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:09 : 04/10/2025

Florian Haçkaj: Jam gati për sfidën e kryeqytetit

23:00 : 04/10/2025

Ermal Hasimja njofton publikisht Berishën: Jam kandidat për Tiranën, më mbështesni

22:56 : 04/10/2025

KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë në Shqipëri, disa të tjera të skaduara

22:47 : 04/10/2025

Këto shenja horoskopi do të përballen me ngjarje të papritura gjatë muajit Tetor

22:34 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com