• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Myslimanët kremtojnë sot Fiter Bajramin! Mijëra besimtarë falin Namazin në sheshin “Skënderbej” (FOTO)

07:44 : 21/04/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, SOCIALE

Pas 30 ditësh argjërimi në muajin e shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë në të gjithë botën festojnë sot Fitër Bajramin, ose siç njihet ndryshe Bajrami i Madh.

Edhe në Shqipëri mijëra besimtarë kryen faljen e namazit në orën 06:40 në “Sheshin Skënderbej”, në Tiranë nën drejtimin e Kryetarit të KMSH-së, Bujar Spahiu.

Besimtarët shkëmbyen me njëri-tjetrin mesazhe paqeje, duke uruar mbarësi dhe begati për të gjithë.

Ceremonia, ashtu si çdo vit, u zhvillua me ilahi dhe fjalën e imamëve të pranishëm e më pas, besimtarët u drejtuan për në shtëpitë e tyre, ku vijohet me pjesën tjetër të festimeve, ndër to, edhe vizitat në shtëpitë e të afërmve dhe njerëzve të dashur.

namazi-1
WhatsApp-Image-2023-04-21-at-06.57.35
namazi-2
WhatsApp-Image-2023-04-21-at-06.57.32
namazi-3
WhatsApp-Image-2023-04-21-at-06.57.31
Namazi

Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu në mesazhin e tij para besimtarëve tha se muaji i madhërishëm i Ramazanit na ka bashkuar në bamirësi e solidaritet, në paqe e dashuri me njëri-tjetrin.

Lexo edhe:

Bota myslimane shënon Fiter Bajramin! Palestinezët festojnë mes shkatërrimit e luten për paqe

Fiter Bajrami, ja ushqimet që nuk duhet të mungojnë në tryezën festive

Në fjalën e tij, ai theksoi se sfida fillon sot për çdonjërin prej nesh.

“Të vijojmë jetën me virtytet që kemi fituar në këtë muaj të begatë. Ramazani na mëson që të bëhemi shërbëtorë të së mirës dhe së drejtës. Duhet të jetë virtyti themel i veprimtarisë sonë të përditshme”, u shpreh kreu i KMSH.

Fitër Bajrami treditor, një nga dy festat kryesore të Islamit është shënuar me faljen e namazit në të gjithë qytetet e fshatrat e Shqipërisë ku ka besimtarë myslimanë, të cilët kanë shkëmbyer mesazhe paqeje.

Ja si u kremtua mëngjesin e sotëm në disa qytete.

ELBASAN

Në të gjitha Xhamitë e bashkive të Qarkut të Elbasanit u zhvillua falja e Fiter Bajramit. Ndërsa në Bulevardin kryesor të këtij qyteti u mblodhën të paktën 3 .500 besimtare e besimtarë të grupmoshave të ndryshme me rastin e faljes së Fiter Bajramit.

Myftiu i Elbasanit, Agim Duka u uroi festën të gjithë besimtarëve duke shpresuar se e ardhmja do të jetë edhe më e mirë. “E lusim Zotin e Lartësuar që të jemi më të mirë, më të dobishëm dhe më kontribuues”, u tha Myftiu Duka gjatë ligjëratës së tij para besimtarëve që kryen faljen e Fiter Bajramit në sheshin para Kalasë së Elbasanit.

“Ky muaj ka qenë edhe muaji i lutjeve tona për të gjithë myslimanët në botë për integritetin e tyre fizik dhe shpirtëror. Lutjet tona kanë qenë edhe do të jenë për të gjithë njerëzimin për paqe, qetësi shëndet dhe begati. Urojmë që si kjo Ditë e Shenjtë sikurse është Fiter Bajrami të jetë çdo ditë për të gjithë elbasanasit dhe shqiptarët kudo ata ndodhen”.

Elbasan-1
Elbasan-1
Elbasan-2
Elbasan-3
Elbasan-4
Elbasan-5
Elbasan-6

Ndërkohë që Myftiu, Ylli Gurra bëri bashkë në Librazhd, në Iftarin e fundit të gjithë aktorët e politikës lokale dhe ata të bashkësive fetare, ku u dhanë mesazhe mjaft të vlefshme për të gjithë shoqërinë shqiptare. Aty ishin të pranishëm edhe dy kandidatet për kryetar Bashkie, ai i PS, Mariglen Disha dhe Shefki Çota i “Bashkë fitojmë”. Ata përcollën mesazhe respekti dhe shtrënguan duart mes njëri -tjetrit pavarësisht rivalitetit politik të fushatës së 14 majit.

Dy rivalët në garë për postin e kryebashkiakut të Librazhdit dhanë një mesazh të shkëlqyer për politikën shqiptare në Darkën e Iftarit duke shtrënguar duart dhe duke premtuar fushatë sa më dinjitoze.

FIER

Pas agjërimit të muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë në Fier kanë festuar sot festën e Fitër Bajramit.

Që në orët e para të mëngjesit besimtarët kanë falur Namazin ne xhaminë e qytetit të Fierit, ndërsa kreu e Myftinisë Fier, Mikel Hazizolli ka përcjellë urimet për mirësi dhe harmoni.

Namazi u fal ne orën 06:40 minuta, ndërsa është vënë re prani e madhe e besimtarëve.

Mesazhet për më shumë paqe dhe respekt ndaj njeri-tjetrit ishin kryefjala e kësaj feste, ndër më të rëndësishmet në kalendarin e fesë Islame.

DURRËS

Edhe në Durrës besimtarët myslimanë falën namazin e Fiter Bajramit në sheshin pranë xhamisë. Burra, gra e të rinj janë mbledhur për ritualin fetar pas muajit të madhërueshëm të Ramazanit. Ata kanë shkëmbyer mesazhe paqeje e dashurie me njeri-tjetrin.

Durres-2
Durres-3
Durres-1
Durres-4
Durres-5

LUSHNJË

Besimtarët myslimanë në Lushnjë kanë falur namazin e Fiter Bajramit në sheshin kryesor të qytetit. Pas agjërimit një mujor besimtarët tejet të shumtë në numër janë falur këtë mëngjes teksa faljen e drejtoi imami i xhamisë Lushnje ndërsa pas faljes fjalën përshëndetëse e mbajti myftiu i Lushnjës, Gramos Blliku.

KORÇË

Në qytetin e Korçës, pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, qindra besimtare myslimanë mëngjesin e sotëm, u mblodhën për të falur namazin e festës së shenjtë të Fitër Bajramit.

WhatsApp-Image-2023-04-21-at-07.15.30-1068x801
WhatsApp-Image-2023-04-21-at-07.15.31

Ceremonia ka nisur rreth orës 06:40 minuta në sheshin e xhamisë Iljaz Bej Mirahori ndërsa riti i faljes së Fiter Bajramit u drejtua nga myftiu i Korcës, Ledian Cikalleshi i cili në këtë ditë të shenjtë uroi të gjithë besimtarët.

Pas faljes besimtarët uruan njëri-tjetrin për sa më shumë mbarësi, begati dhe shpresa në familjet e tyre.

BERAT

Edhe në Berat është festuar Bajrami i Madh. Falja e namazit të Fitër Bajramit u krye në pedonalen e qytetit Beratit. Besimtarët mysliman të cilët agjëruan  për një muaj rresht.

ascfsd
dxz
dsv

Në faljen e Bajramit morën pjesë dhe vajza burra gra por edhe fëmijë. Të pranishëm në faljen e mëngjesit edhe pushtetar si dhe kryetar qarkut e deputet. Falja u drejtua nga hoxhë Ferbent  Dura i cili uroi besimtarët mysliman për paqe dashuri mirësi.

Etiketa: fiter bajramimuaji i ramazanit

Lajme të lidhura

BOTA

Bota myslimane shënon Fiter Bajramin! Palestinezët festojnë mes shkatërrimit e luten për paqe

13:30 : 30/03/2025
AKTUALITET

Fiter Bajrami, ja ushqimet që nuk duhet të mungojnë në tryezën festive

10:10 : 30/03/2025
AKTUALITET

Fitër Bajrami, ja si festuan besimtarët myslimanë në qytetet e Shqipërisë

09:00 : 30/03/2025
RAJONI

Sot Fitër Bajrami, Kurti: Qoftë ky muaj rikthim te vlerat më të pastra njerëzore

08:47 : 30/03/2025
AKTUALITET

Falet Namazi i Fitër Bajramit/ Pas një muaji agjërimi, besimtarët myslimanë kremtojnë festën

08:01 : 30/03/2025
AKTUALITET

Nesër Fitër Bajrami/ Besimtarët myslimanë do falin namazin në Sheshin Skënderbej

21:02 : 29/03/2025
Para

"Shqipëria po pakësohet e plaket, mos e braktisni"/ Kreu i KMSH mesazh të fortë për Fiter Bajram

TË GJITHA

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e ‘të fortit’ me tre emra

10:54 : 10/05/2025

Zgjedhjet 2025/ Ulet numri i votuesve në Korçë

10:45 : 10/05/2025

Arrestohet “skifteri” që boshatiste dyqanet në Tiranë

10:37 : 10/05/2025

VIDEO – Biznesmeni Fiqiri Pali kapet duke blerë vota në Maqellarë. Ja çfarë iu gjet në makinë

10:28 : 10/05/2025

Tom Doshi: Edi Rama, peng i krimit të organizuar

10:09 : 10/05/2025

Kamomili që na integron në Europë

10:00 : 10/05/2025

Tirana në kaos! Trafik i rënduar për shkak të “Giro d’Italia”

09:45 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com