• Kontakt
Thursday, June 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Me pagën më të ulët në Ballkan, Shqipëria ka shportën e ushqimeve 10 € më të shtrenjtë

17:11 : 20/04/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, LAJMI I FUNDIT, SOCIALE

Eurostat e nxjerr Shqipërinë si vendin me pagën minimale më të ulët në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor, por jetesa është më e shtrenjtë. Sipas një vëzhgimi të bërë nga Panorama TV, jo vetëm naftën, por Shqipëria ka më të shtrenjta edhe ushqimet e shportës bazë.

Sipas Eurostat, Shqipëria ka pagën minimale më të ulët në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor. Në fillim të vitit 2023, paga minimale në Shqipëri ishte 297 euro/muaj. Kjo pagë është 17% më e ulët sesa ajo e Maqedonisë së Veriut, që është e dyta në Europë për nivelin më të ulët, me të dhënat për këtë shtet që janë të disponueshme.

Paga minimale në Shqipëri gati 45% më e ulët sesa në Serbi, ku asnjë punonjës nuk merr më pak se 460 euro në 2023-n. Në Mal të Zi, paga minimale është 533 euro.

Por ndonëse fitojmë më pakë sesa qytetarët e vendeve të tjera të Ballkanit dhe BE-së, nga një vëzhgim i çmimeve, jetesa në Shqipëri është më e shtrenjtë.

Për të bërë një furnizim me ushqimet bazë si mielli, qumështi, veza, djathi sheqeri etj, një familje shqiptare i shkon kostoja rreth 2600 lek të reja. Çmimet në fakt kanë pësuar një rritje drastike pas nisjes së luftës në Ukrainë në shkurt të vitit 2022. Por ndonëse në vendet e rajonit dhe BE çmimet kanë shkuar drejt normalizimit në Shqipëri ndryshimet kanë qenë të papërfillshme.

Lexo edhe:

Bujqësia shënoi në vitin 2022 ecurinë më të dobët nga 1997-a, rritje afër zeros

FMN: Inflacioni në Shqipëri më i ashpër se në BE, rritja po udhëhiqet nga ushqimet

Ndryshe nga Shqipëria në fqinjin tonë në Kosovë, kostoja e një familje për të bërë një furnizim me ushqimet bazë kushton 14.5 euro. Pra afërsisht 10 euro më pak se në Shqipëri.

Edhe në Maqedoninë e Veriut që sipas Eurostat ka pagën minimale më të lartë se në Shqipëri, çmimet janë ndjeshëm më të ulta se në Shqipëri. Një familje atje, për tu furnizuar me shportën bazë të ushqimeve i duhen 14.35 euro. Pra rreth 10 euro më pak se në Shqipëri.

Edhe në Greqi ku paga minimale është më e lartë se paga mesatare në Shqipëri, kostoja e shportës me ushqimet bazë është më e ulët se në Shqipëri. Gati 2600 lekë kushton në Shqipëri ndërsa në Greqi kushton 23.8 euro.

Nafta konsiderohet gjithashtu motori i ekonomisë së një vendi. Por ndryshe nga Kosova dhe Maqedonia të cilat as nuk nxjerrin vet nga nëntoka naftë, Shqipëria që eksporton naftë, ka çmimin më të lartë në rajon të lëndës djegëse. 1.37 euro kushton nafta në Kosovë, 1.4 euro për 1 litër në Greqi ndërsa në Shqipëri një litër naftë kushton 184 lekë./PanoramaTV/

Etiketa: Ekonomia e Shqipërisëpaga e uletushqimet e shportes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bujqësia shënoi në vitin 2022 ecurinë më të dobët nga 1997-a, rritje afër zeros

08:25 : 05/04/2023
AKTUALITET

FMN: Inflacioni në Shqipëri më i ashpër se në BE, rritja po udhëhiqet nga ushqimet

07:57 : 09/03/2023
AKTUALITET

Ndryshojnë çmimet e ushqimeve në Shqipëri, ja çfarë vendosi Bordi i Transparencës

18:44 : 09/09/2022
Para

Vrasja e Stivën Toshkëzit, vetëdorëzohet në polici 18-vjeçari që i mori jetën me thikë

TË GJITHA

Miliona euro për pastrimin dhe impiantin të shkuara dëm, plehrat pushtojnë grykëderdhjen e Shkumbinit!

21:25 : 12/06/2025

“Veliaj po sfidon Ramën”/ Abilekaj: Material ka, s’ka forcë dhe guxim të përballet!

21:22 : 12/06/2025

Italia në kërkim të trajnerit të ri, Gravina: Nuk është çështje emri, por projekti

21:20 : 12/06/2025

Hetim edhe për lidhjet me Shqipërinë/ Mediat amerikane: Rihapet çështja kundër McGonigal

21:13 : 12/06/2025

“Përhapet në vetëm 6 minuta”, mjekja Dollenberg tregon rreziqet nga lija e majmunit

21:08 : 12/06/2025

Man.City, Walker dhe Jack Grealish përjashtohen nga nga Botërori i Klubeve

21:06 : 12/06/2025

Mijëra besimtarë në pelegrinazhin Shna Ndout në Laç, të pranishëm nga të gjitha trevat

20:45 : 12/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com