• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e Stivën Toshkëzit, vetëdorëzohet në polici 18-vjeçari që i mori jetën me thikë

17:14 : 20/04/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Axel Hoxhaj, 18-vjeçari që me një hanxhar në dorë i mori jetën 20-vjeçarit Stiven Toshkëzi pak pas mesnatës së të hënës pranë gjimnazit “Partizani” në kryeqytet, është dorëzuar në polici pas dy ditëve të kaluara në arrati.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se i riu ka përfunduar pas hekurave, ashtu si edhe shoku i tij Enzi Maze, i cili u arrestua pak orë pas ngjarjes që tronditi opinionin publik.

“Vetëdorëzohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur me datë 18.04.2023, ku humbi jetën shtetasi Stivën Toshkëzi. Si rezultat i presionit të kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Policisë dhe falë negociatave të vazhdueshme me familjarët, ditën e sotme, në DVP Tiranë, është vetëdorëzuar shtetasi Axel Hoxhaj, 18 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, më datë 18.04.2023, rreth orës 00:15, në rrugën “Skënder Sallaku”, në bashkëpunim me shtetasin E. M., 18 vjeç, (arrestuar disa orë pas ngjarjes), kanë goditur me mjet prerës shtetasin S. T., 20 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, njoftojnë forcat e rendit.

Materialet për këtë çëështje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Por si ndodhi vrasja e 20-vjeçarit në kryeqytet dhe cilat ishin arsyet që çuan 18-vjeçarin Axel Hoxhaj drejt konfliktit me të?

Lexo edhe:

Vrau me thikë një fëmijë palestinezo-amerikan, burri dënohet me 53 vite burg

Prokuroria mbyll hetimet, çon në Gjykatë dosjen për vrasjen e Stiven Toshkëzit

Vrasja e 20-vjeçarit mësohet se ishte derivat i një konflikti të mbartur me dy të rinjve, pasi më parë ishin konfliktuar edhe fizikisht për një vajzë, që ishte angazhuar në një lidhje dashurie me Toshkëzin.

Ishte Hoxhaj, i cili së bashku me mikun e tij Enzi Maze (18 vjeç) i zuri pritë të ndjerit shumë pranë banesës së tij. Rreth dy javë më parë 20-vjeçari e kishte rrahur atë pas një përplasje fizike në afërsi të Rrugës së Elbasanit, sepse i ngacmonte të dashurën e tij.

Të rinjtë e kishin lënë që të takoheshin mbrëmjen e së hënës për t’u sqaruar. Toshkëzi, i cili sapo kishte mbyllur punën si montazhier në një televizion në kryeqytet ra në pritën e dy 18-vjeçarëve, me Hoxhajn që sipas raportimeve e ka goditur me një hanxhar ose thikë të madhe në pjesën e brinjëve duke i shkaktuar vdekjen.

Detaje të reja për këtë ngjarje u zbardhën pas arrestimit të Enzi Mazes. I riu deklaroi përpara oficerëve të policisë gjyqësore se nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me viktimën, por ishte vënë në dijeni të konfliktit nga shoku i tij.

Maze rrëfeu se kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Holanda ku vazhdonte studimet në universitet, por pasi ka takuar Akselin, ai i ka treguar se para disa kohësh ka pasur një konflikt me Stiven Toshkëzin dhe pretendonte se ai e kishte rrahur.

Më tej 18-vjeçari ka konfirmuar raportimet në media duke thënë se motivi i konfliktit të tyre ishte një vajzë, të cilën e pëlqente Akseli. Autori i ngjarjes ishte në të njëjtën klasë me vajzën, por ajo ishte në një marrëdhënie me Stivënin.

Maze ka deklaruar më tej se miku i tij i ka shprehur se do të takoheshin me viktimën, por nuk kishin lënë një datë fikse. Ndërsa natën e ngjarjes sipas tij, i kanë bërë pritë 20-vjeçarit vetëm për t’u sqaruar. Enzi Maze ka shtuar se është përpjekur t’i ndajë, por situata ka agravuar për shkak se viktima ka pretenduar se Aksel Hoxha e shqetësonte vazhdimisht të dashurën e tij.

Etiketa: Axel HoxhajEnsi MazeStiven Toshkesivrasje me thike

Lajme të lidhura

BOTA

Vrau me thikë një fëmijë palestinezo-amerikan, burri dënohet me 53 vite burg

20:46 : 02/05/2025
AKTUALITET

Prokuroria mbyll hetimet, çon në Gjykatë dosjen për vrasjen e Stiven Toshkëzit

12:51 : 18/01/2024
BOTA

E rëndë/ Vritet me thikë mësuesi në oborrin e shkollës – PAMJET

12:38 : 13/10/2023
AKTUALITET

Vrau me thikë fqinjin te dera e shtëpisë, togat e zeza lënë në burg 30-vjeçarin

16:59 : 16/08/2023
AKTUALITET

I shpallur në kërkim për vrasjen e Stiven Toshkesit, arrestohet Arbër Murataj

13:03 : 12/06/2023
Viktima Stiven Toshkëzi në mes
AKTUALITET

Apelit lë në qeli dy adoleshentët që vranë me thikë 20-vjeçarin Stivën Toshkëzi

08:39 : 31/05/2023
Para

Bordi i Ramës i bën karshillëk vendimit "nul" të GJK, ndryshon sërish çmimin e karburanteve

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com