• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kanali i Korfuzit e Agon Channel: paralele trishtuese dhe sërish një propozim

10:47 : 19/04/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Genc Pollo, ish-ministër dhe deputet

  1. A) Incidenti i Kanalit të Korfuzit, 1946

1-Ngjarja

Në v.1946 marina jugosllave me kërkesë të Enver Hoxhës vendosi mina detare në Kanalin e Korfuzit. Anije luftarake britanike ndeshën në këto mina e si pasojë mbytet njëra syresh, humbasin jetën 84 marinarë veç të plagosurve e dëmeve në anijet e tjera.

2-Motivi

Lexo edhe:

Vendimi i Gjykatës Europiane për Pasaportat e Arta dhe pasojat në Tiranë

Shigjeta e Zenonit dhe Shqipëria në BE

Enveri e bëri këtë jo thjesht për t’ u mbrojtur nga britanikët, deri dje aleatë e aktualisht kundërshtarë, të cilët nuk kishin plane zbarkimi e invazioni. Më shumë ai donte t’i jepte Titos prova besnikërie e devocioni meqë pushtetin personal në parti e më pas në shtet ja dedikonte atij.

3-Gjyqi

Incidenti u gjykua në Hagë, në të porsaformuarën Gjykatë Ndërkombëtare të Drejtësisë me kërkesë të Tiranës e Londrës. Gjykata në v. 1949 e gjeti Shqipërinë në shkelje të ligjit ndërkombëtar (nuk kishte njoftuar për minimin) dhe e urdhëroi të paguante 844 000 sterlina dëmshpërblim (sot të indeksuara janë afro 46 milionë Euro)

4- Reagimi

Enveri refuzoi tė paguante dëmshpërblimin, shpalli mosnjohjen e vendimit të Gjykatës së Hagës dhe filloi kursin e izolimit nga Europa e lirë që do të vijonte më vonë me izolimin edhe nga kampi sovjetik.

5-Pasojat

Britania nuk e njohu diplomatikisht Shqipërinë e sekuestroi në Berlin arin shqiptar të grabitur nga Wehrmachti. Marrëdheniet diplomatike me Londrën u rivendosën nga qeveria demokratike në v. 1992; dëmshpërblimi u zgjidh pak vjet më vonë me një pagesë simbolike dhe ari ju kthye Shqipërisë.

  1. B) Incidenti Agon Channel, 2015

1- Ngjarja

Në verë 2015 kryeministri Rama deklaron se stacioni televiziv i porsalançuar Agon Channel “financohej nga para të zeza” pa dhënë prova për këtë. Pak javë më vonë një prokurore e një gjyqtare, gjithashtu pa prova, vendosën sekuestrimin e stacionit televiziv, pronë e biznesmenit italian Francesco Beccheti duke e çuar në falimentim e mbyllje.

2-Motivi

Sipas gjasave Rama u nxit edhe nga armiqtë italian të Becchetit e nga konkurrentët televizivë të tij në Tiranë. Por edhe pa këta dëshira e tij për të eliminuar një TV të pavarur e të vetmin me redaksi kritike ndaj qeverisë do të kishte mjaftuar e tepruar.

3-Gjyqi

ICSID, një tribunal arbitrazhi në Washington DC e themeluar në v.1966 pranë Bankës Botërore, para dy javësh përfundimisht e gjeti qeverinë në shkelje të traktateve në çështjen Agon Channel dhe përcaktoi një dëmshpërblim prej 110 milionë Euro. Rama e kishte mohuar publikisht humbjen e çështjes dhe qeveria kishte paraqitur apelime pa kuptim e shans (ndërkohë që fatura e avokatëve të saj shkon afro 5 milionë Euro).

4-Reagimi

Rama shpalli mospëlqimin e tij ndaj vendimit, aludoi për mospagim të dëmshpërblimit dhe sinjalizoi se Shqipëria do të revokonte anëtarësinë në ICSID. Ndërkohë gazetarë investigativë kanë gjetur se 110 milionët janë parashikuar në buxhet.

5- Pasojat

Është ende herët të flitet se çfarë do të ndodhë pasi kërcënimet e Ramës mund të jenë boshe dhe shërbejnë për të larguar vëmendjen nga problemi real deri sa të plasë skandali i radhës. Por nëse vërtet bën atë që tha atëhere mund të imagjinohen konfiskimet në llogaritë evropiane të Albcontrol-it e të ambasadave tona. Ndërkohë që largimi nga ICDIS do të thotë dëm i jashtëzakonshëm i reputacionit të Republikës dhe izolim ndaj investimeve të huaja.

Shënim:

Shqipëria e vitit 2023 nuk është krejt njëlloj me atë të vitit 1946; jo vetëm konteksti ndërkombëtar është i ndryshëm por edhe regjimi autoritarist-personalist aktual nuk ka mundur të shuajë të gjitha vatrat e lirisë dhe vektorët e disensit politik. Megjithatë ngjashmëria mes dy incidenteve është domethënëse. Si në v.1946 ashtu edhe në v.2015 motivi i veprimit ishte ruajtja e forcimi i pushtetit personal të shefit të qeverisë. Por në dallim nga plot veprime të tilla, që në fakt janë pothuaj rutinë në histori dhe që dhunojnë vetëm normat e brendshme, në këto dy raste u shkel ligji ndërkombëtar. Pasojat në këto raste janë shumë më të rënda dhe bien mbi popullin duke filluar nga taksapaguesit si dhe mbi vendin duke i cënuar të tashmen e të ardhmen në shumë mënyra. Dhe nuk është e thënë që ky cikël maniakësh e të papërgjegjshmish të ndërpritet vetevetiu. Kjo ndërprerje mund të ndodhë kur pasojat e veprimit të bien personalisht mbi vendimmarrësit maniakë e të papërgjegjshëm. Duke filluar me pagesën nga xhepi të një pjese të 110 milionave  € të Agon Channel.

Etiketa: Agon Channelgenc pollokanali i korfuzit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vendimi i Gjykatës Europiane për Pasaportat e Arta dhe pasojat në Tiranë

09:17 : 30/04/2025
AKTUALITET

Shigjeta e Zenonit dhe Shqipëria në BE

09:52 : 17/04/2025
AKTUALITET

Marrëveshja mes tre vendeve për mbrojtjen, Pollo: Hap pozitiv! Rama dështoi në politikën e jashtme

21:48 : 26/03/2025
AKTUALITET

A i mbështet vërtet Bashkimi Europian vlerat themelore të tij në Ballkan?

09:21 : 19/03/2025
AKTUALITET

Primaret dhe kontrasti

12:40 : 08/03/2025
AKTUALITET

Genc Pollo: Nuk kandidoj për deputet, e ndava mendjen katër vjet më parë

11:40 : 21/02/2025
Para

"Ç’ka Ka Qëllu", restoranti shqiptar shpallet ndër 100 më të mirët në Nju Jork

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com