• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Financimi i partive, VOA: Ndër çështjet më shqetësuese, mungesë transparence

20:00 : 19/04/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Në Shqipëri Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po forcon mbikëqyrjen e financimit të partive politike gjatë fushatës zgjedhore.

Përmes një platforme elektronike të krijuar për herë të parë, KQZ do të mbledhë raporte mbi financimin e partive politike.

Por organizata të shoqërisë civile shprehin shqetësim si për mungesën e të dhënave financiare të partive, ashtu edhe për përdorimin e gjerë të burimeve shtetërore në fushatë.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka vendosur sivjet në qendër të punës së vet transparencën mbi financimet e partive politike.

Në një tryezë me ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, theksoi se i ka dhënë një përparësi strategjike forcimit të mbikëqyrjes së financimeve ndaj partive politike në fushatë zgjedhore.

Një platformë e re digjitale sapo është krijuar me mbështetje të BE-së dhe Këshillit të Europës për të mbledhur raportime dhe deklarime mbi financimet e partive.“Ne si institucion dhe organizatat e shoqërisë civile mund të bëjmë më shumë që t’i bëjmë më të përmbajtura partitë politike dhe subjektet zgjedhore që të mos demonstrojnë më, ndonjëherë edhe në mënyrë arrogante fuqinë e tyre dhe interesin e tyre për të shpenzuar para pa limit në fushatën zgjedhore. Në fakt, ato kanë nisur të bëjnë kujdes me transparencën e financave të fushatës”, thotë zoti Celibashi.

Lexo edhe:

Rindërtimi në Durrës, Berisha: Diskriminim politik! Po pasurohen me fatkeqësitë e të tjerëve

BE shpreh shqetësimin për ndikimin politik në bordin e ri drejtues të RTSH

Transparenca mbi financat e partive është një sfidë e përhershme në Shqipëri si gjatë vitit edhe në fushata zgjedhore, thotë drejtuesja e Shoqatës për Kulturë Demokratike, Gerta Meta.

Partitë politike ende nuk janë të hapura, ndaj presioni duhet të jetë shumë më i madh si nga subjekte vendase ashtu edhe nga aktorë ndërkombëtarë, shton ajo.

“Partitë politike, sidomos në fushata zgjedhore, joshin bizneset me premtime se ato financime që do t’u marrin nën dorë dhe të padeklaruara për shpenzime elektorale, do t’ua kthejnë shumëfish me leje ndërtimi, PPP-të. Të tilla janë marrëveshjet e pashkruara mes bizneseve dhe qeveritarëve”, thotë zonja Meta.

Përfaqësuesi i Organizatës Transparency International Jorge Valadares, thotë se duhet lehtësuar rruga për të arritur tek informacioni sa më parë për të zbuluar në kohë rreziqet, sepse deklarimi i financimeve parandalon korrupsionin politik.

“Raportimet pas zgjedhjeve janë të vonuara. Informacioni nevojitet që qytetarët të qartësohen para se të shkojnë tek kutitë e votimit, për të bërë zgjedhjet e tyre. Raportimet e vonuara nuk ndihmojnë për të zbuluar konfliktet e interesit tek kandidatët, ndërkohë që ata marrin para gjatë periudhës zgjedhore”, thotë zoti Valadares.

Sipas përfaqësuesit të TI, të dhënat duhen shkarkuar online bashkë me përditësimet. Po ashtu veprimet bankare të partive mund të ofrohen për verifikime të shpejta se nga cilat burime u vijnë partive politike donacionet, në mënyrë që të sigurohet parandalimi i pastrimit të parave sipas rregullave, tha zoti Valladares.

Analistja zgjedhore Antuela Male, thotë se Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara, po vëzhgon përdorimin e burimeve shtetërore dhe ka dorëzuar në KQZ shumë denoncime në KQZ. Kriik ka bërë thirrje që fushata të bazohet në alternativa konkrete dhe programe qeverisëse të pushtetit vendor dhe të shmangen gjuha e urrejtjes dhe polarizimi politik

“Në gjykimin tonë, e kemi bërë më herët dhe vazhdojmë të bëjmë thirrje që partitë politike duhet të deklarojnë gjithë shpenzimet dhe financimet e tyre para datës së zgjedhjeve, për të patur një informim sa më të mirë të qytetarëve rreth fushatës së tyre elektorale. Pavarësisht se fushata duhet të nisë 30 ditë para ditës së zgjedhjeve, ne kemi vënë re se partitë kanë qenë në fushatë edhe më herët, madje partia e shumicës ka qenë në disa raste edhe në përdorim të institucioneve publike në funksion të fushatës së saj elektorale”, thotë zonja Male.

Vëzhguesit vërejnë se ka tendenca për të denigruar me sulme personale figurën e kundërshtarit dhe për të larguar vëmendjen e qytetarëve nga temat thelbësore dhe programet. Fushata për zgjedhje vendore nisi me postera të 3 figurave që nuk janë kandidatë bashkish, por politikanë të lartë, thotë Migen Qiraxhi, drejtues i organizatës Qëndresa Qytetare, e cila po vëzhgon përdorimin e burimeve shtetërore për fushatë zgjedhore nga partia në pushtet.

“Dielli duket qysh në mëngjes, thotë populli. Në çelje të fushatës dhe në postera nuk përmenden problemet e komunitetit, alternativat menaxhuese për qytetet: trafiku, arsimi, shkollat dhe sfidat e tjera të qyteteve. Retorika politike në nisje të fushatës është bërë shumë e përgjithshme, dhe në aspekt është një nisje jo e mirë fushate. Nga monitorimi i burimeve shtetërore kemi parë se qeverisësit janë sërish aty për të përdorur asetet e përbashkëta të publikut në shërbim të vetëm një kandidati. Kemi denoncuar në KQZ shkelje si përdorimi masivisht i shkollave për fushatë elektorale, përdorimin e institucioneve si spitale, azile, biblioteka, librari, përdorimi i automjeteve të shtetit për transport materialesh elektorale, titullarët dhe politikanët për qëllime elektorale. Nisja e fushatës nuk duket optimiste, por me denoncime po mundohemi të amortizojmë sa të mundemi këtë sjellje jo të drejtë të partive politike në fushata zgjedhore”, thotë zoti Qiraxhi.

Mungesa e transparencës financiare të partive politike është ndër çështjet më shqetësuese gjatë gjithë tranzicionit politik në Shqipëri në 3 dekada. Vëzhgues vendas dhe ndërkombëtarë shprehin shqetësimin se prapa mungesës së vullnetit për transparencë fshihen fshihen financime të dyshimta dhe para të pista me origjinë nga grupet kriminale, të cilat më pas kapin shtetin me klientelizëm dhe korrupsion të nivelit të lartë. /VOA

Etiketa: financim partipolitik

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

Rindërtimi në Durrës, Berisha: Diskriminim politik! Po pasurohen me fatkeqësitë e të tjerëve

13:17 : 01/04/2025
AKTUALITET

BE shpreh shqetësimin për ndikimin politik në bordin e ri drejtues të RTSH

17:23 : 24/03/2025
AKTUALITET

Laboratori i kokainës në Tiranë/ Dogjani: S’ngrihen pa mbështetjen e policisë dhe politikës! Financojnë fushatat

17:50 : 16/11/2024
RAJONI

I dërguari amerikan për Ballkanin, Kasanof viziton këtë javë Kosovën

19:55 : 08/10/2024
AKTUALITET

Manjani zbërthen taktikën e Ramës, ja kush rrezikon ta humbasë lojën

22:04 : 03/10/2024
AKTUALITET

Gjokutaj: Vendimi ndaj Salianjit ishte politik, çështja shkon në Strasburg

13:38 : 28/09/2024
Para

Lukaku dhe Asllani në pankinë, publikohen formacionet zyrtare të Inter-Benfika

TË GJITHA

FOTO/ Dhia futet mes çiklistëve në Etapën e Tretë të ‘Giro d’Italia’ në Vlorë

14:40 : 11/05/2025

Kreu i KZAZ konfirmon mashtrimin: Shoferi i Xhabaftëve përdori badge fallco si vëzhgues

14:36 : 11/05/2025

Shqipëria voton/ Ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 14:00

14:33 : 11/05/2025

Rama nxjerr pamje çfarë ndodh brenda “komandës” së patronazhistëve/ VIDEO

14:21 : 11/05/2025

Mbyllet procesi i votimit në burgun e Drenovës, ja sa të dënuar kanë votuar

14:16 : 11/05/2025

Memaliaj/ Patronazhisti Ilir Ruka kapet duke orientuar votuesit në qendrën e votimit – VIDEO

14:15 : 11/05/2025

KQZ publikon shifrat: Ja sa qytetarë kanë votuar deri më orën 13:00

14:03 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com