• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Eksportet bien ndjeshëm në mars, tkurren me 11.7% nga ecuria negative e grupeve kryesore

15:10 : 18/04/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Eksportet kanë shënuar rënie të ndjeshme në muajin mars, duke reflektuar efektin që ka dhënë ulja e çmimeve në shitjet e dy grupeve kryesore, atë të mineraleve e lëndëve djegëse dhe materialeve të ndërtimit e metaleve.

Në stanjacion është dhe industria tekstile e këpucë, që është dhe eksportuesi më i madh në vend.

INSTAT bëri të ditur se në Mars 2023 eksportet e mallrave arritën vlerën 42 mld lekë, duke u ulur me -11,7%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më pare. Tendenca negative vjen pasi në shkurt eksportet ishin zgjeruar me vetëm 2,8%.

Ritmet e ritmet së eksporteve në vlerë janë ngadalësuar ndjeshëm në krahasim me janarin, kur shitjet jashtë vendit u zgjeruan me 20.2% me bazë vjetore.

Lexo edhe:

Ushqimet që duhet të shmangni nëse keni tension të ulët të gjakut

Siguria ushqimore lë për të dëshiruar! Policia Bashkiake ul kontrollet në rrugët e Durrësit

Si rrjedhojë, në këtë tremujor eksportet e mallrave arritën vlerën 123 mld lekë, duke u rritur me 2,1%.

Ndryshe nga viti i kaluar, kur të gjitha grupet po rriteshin me ritme të shpejta në vlerë, për shkak si të rikuperimit pas pandemisë ashtu dhe të çmimeve të larta, këtë vit grupet më të mëdha po shfaqin ecuri të dobët, ndërsa po mbajnë ritmin produktet bujqësore dhe industria automotive.

Gjatë muajit Mars 2023, në uljen e eksporteve prej -11,7%, kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -8,6 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -4,8 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me -0,6 pikë përqindje. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me +1,6 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,8 pikë përqindje, dhe “Tekstile dhe këpucë” me +0,2 pikë përqindje.

Sipas INSTAT, eksportet, gjatë këtij tremujori janë rritur me 2,1%, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,6 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +1,5 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me +1,5 pikë përqindje. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -3,1 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me -0,8 pikë përqindje.

Industria tekstile ngadalësohet ndjeshëm nga rritja e kostove

Në mars, eksportet e “Tekstile dhe këpucë”, u zgjeruan me më pak se 1% me bazë vjetore, teksa në shkurt ishin ngadalësuar në 4.2% me bazë vjetore, nga 12.8% që kishte qenë ecuria në janar.

Sipas eksportuesve, ecuria e dobët e eksporteve është ndikuar nga rënia e shitjeve për shkak të shtimit të kostove. Sipas Eva Laro, nga kompania e prodhimit të këpucëve “Pro Dyn”, tendenca ka ardhur si rrjedhojë e reduktimit të kërkesës në Europë si efekt i krizës.

Një tjetër faktor i rëndësishëm, sipas saj, është braktisja e Shqipërisë nga partnerët e huaj për shkak të rritjes së kostos, që ka ardhur nga ndryshimi disa herë i pagës minimale dhe efekti i zhvlerësimit të euros në të ardhurat e eksportuesve. Sektori po vuan dhe mungesën e punonjësve.

Bien dhe mineralet e lëndët djegëse

“Mineralet dhe lëndët djegëse” ranë me 20.3% në shkurt. Burime nga Bankers Petroleum thanë se ndonëse ata të gjithë prodhimin po e çojnë për eksport, rënia ka ardhur si rrjedhojë e çmimeve më të ulëta të naftës, por edhe tkurrjes së prodhimit në fushë për shkak të problemeve teknike.

Materialet e ndërtimit dhe metalet në tkurrje të ndjeshme

Materialet e ndërtimit dhe metalet shënuan një rënie të ndjeshme në mars, me 33%, duke pasur ecurinë më negative nga të gjitha grupet. Arif Shkalla, drejtori ekonomik i Kurum, një ndër eksportuesit më të mëdhenj në vend tha se tendenca lidhet me disa faktorë, si rënia e çmimeve, por dhe frenimi i kërkesës.

“Një vit më parë kishte panik në blerje për shkak se çmimet filluan të shtrenjtohen me shpejtësi, duke nxitur blerjet”. Ai shton se normalisht “ne shitëm shumë mirë në janar shkurt. Ndoshta u frenuan në mars, ngaqë kishte stoqe nga tregtarët. Gjithsesi nuk është këtë vit ai ritëm i shitjeve si shtator 2021-maj 2022”.

Ushqimet, pijet dhe duhani me rritje

“Ushqimet, pijet dhe duhani” u rritën me 18.2% në mars, duke vijuar ecurinë pozitive. Përfaqësuesit e sektorit thonë se janë favorizuar nga rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe nga shtimi i kërkesës, që ka nxitur rritjen e sipërfaqeve të mbjella. Edhe moti i ngrohtë ka nxitur prodhimin.

Industria automotive, me rritjen më të lartë

Eksportet e Makineri, pajisje, pjesë këmbimi janë grupi që po shënon ecurinë më të mirë të eksporteve si rrjedhojë e zgjerimit të fabrikave që punojnë në industrinë mbështetëse automotive. Në mars, eksportet u rritën me 12%, duke udhëhequr dhe zgjerimin në vlerë. Industria automotive parashikonte në fund të vitit 2022 ecuri pozitive të sektorit për vitin 2023.

Ulet deficiti tregtar

Në këtë tremujor eksportet e mallrave arritën vlerën 123 mld lekë, duke u rritur me 2,1%, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 208 mld lekë, duke u rritur me 0,4%, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 86 mld lekë, duke u ulur me 1,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022.

Bien eksportet drejt Italisë, rriten me Spanjën

Në muajin Mars 2023, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Mars 2022 janë: Kosovë (2,0%), Greqia (28,0%) dhe Spanja (170,5%). Ndërsa vendi me të cilin eksportet kanë pasur uljen më të madhe, është: Italia (17,5%), Gjermania (17.0%) dhe Kroacia (22.1%).

Gjatë këtij tremujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kosova (2,5%), Greqia (66,4%) dhe Maqedonia (47,8%). Ndërsa vendi me të cilin eksportet kanë pasur uljen më të madhe, është: Italia (8,5%), Gjermania (21.8%) dhe Kina (49.0%).

Në muajin Mars 2023, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe te importeve, janë: Kina (2,8%), Gjermania (2,5%) dhe Zvicra (335,1%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me Mars 2022 janë: Italia (1,5%), Turqia (22,4%) dhe Greqia (25,5%)./Monitor

Etiketa: deficiti tregtarDuhanieksportepijeushqime

Lajme të lidhura

SHENDETI

Ushqimet që duhet të shmangni nëse keni tension të ulët të gjakut

08:34 : 04/06/2025
AKTUALITET

Siguria ushqimore lë për të dëshiruar! Policia Bashkiake ul kontrollet në rrugët e Durrësit

20:05 : 31/05/2025
Lajmet e Dites

Gjoba deri në 135 euro, Franca ndalon pirjen e duhanit në ambiente të hapura

08:54 : 30/05/2025
AKTUALITET

Skandali/ Konsumuan ushqime me salmonelë, helmohen 70 fëmijë të një kopshti në Gramsh

16:38 : 24/05/2025
SHENDETI

Tregoni kujdes me këto ushqime, përkeqësojnë dhimbjet e kokës

22:55 : 23/05/2025
SHENDETI

Ushqimet më të mira për të qëndruar të hidratuar

20:30 : 23/05/2025
Para

Ulja e lindjeve/ Faktorët që ndikojnë në pakësimin e popullsisë

TË GJITHA

Fyerjet e Anuela Ristanit sulm i mirëllogaritur ndaj gazetarisë kritike

14:18 : 07/06/2025

Vlorë/ Gruaja rrezikoi mbytjen në det, dërgohet me urgjencë në spital

14:13 : 07/06/2025

Përfshihet sërish nga zjarri fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi i zi përhapet në qytet

14:05 : 07/06/2025

Debati për Spaçin/ Berisha: Përpjekje e Ramës për të fshehur me bojëra gjëmën që ka ndodhur në atë kamp

13:43 : 07/06/2025

Vlorë/ “Benz”-i merr flakë në ecje, shkrumbohet plotësisht

13:33 : 07/06/2025

Tenton të ikë nga Shqipëria me 194 mijë euro të padeklaruara, izraeliti ndalohet në Rinas

13:22 : 07/06/2025

Maliq/ 37-vjeçari i jep fund jetës, familjarët e gjejnë të vetëvarur në një magazinë

13:15 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com