• Kontakt
Friday, May 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“22 ditë njohje, ekoja e nxori 45 ditë shtatzënë”/ Dan Hutra zbulon arsyen e masakrës në Paskuqan

16:48 : 18/04/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Dan Hutra, autori i vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave ka folur nga burgu 302 ku ka treguar se si u njoh me Alketa Hysën, të cilën më 1 Mars i vrau motrën dhe kunatën, si dhe plagosi vetë Alketën (Elenën) dhe nënën e saj.

Hutra në një intervistë për ‘Uniko’ thotë se më 14 Maj 2022 u njoh me Alketa Hysën përmes shkuesisë dhe po atë ditë shkoi të takonte familjen e saj, ndërsa 1 ditë më pas shkuan në shtëpinë e tij në Kukës ku organizuan edhe një drekë familjare.

Sipas tij konflikti nisi për shtatzëninë e Alketës pasi bënë analizat rezultoi që ishte 45 ditëshe shtatzënë, ndërsa thotë se këtë të fundit e njihte prej 22 ditësh.

INTERVISTA

Spartak Koka: (Ngjarja e 1 Marsit) Si ndodhi? Cilat janë shkaqet e sjelljes që solli një tragjedi kaq të rëndë dhe kaq të papërshkrueshme me fjalë?

Lexo edhe:

Përjetësisht në qeli/ Vrasësi serial i grave Dan Hutra dënohet me 3 burgime të përjetshme

Dan Hutra-vrasësi i grave/ Dosja e plotë me dëshmitë e të mbijetuarve dhe autorit: Tani më dënoni tamam!

Dan Hutra: Është e vërtetë, është shumë e rëndë. Edhe unë për asgjë nuk dua ta justifikoj veten por unë nuk kam parë rrugë tjetër. Gjithsesi, unë në polici atë natë kur jam arrestuar nuk kam dhënë shumë detaje, kam sqaruar se për çfarë i kam bërë vrasjet por jo me detaje.

Spartak Koka: Do na i japësh këto detaje sot?

Dan Hutra: Patjetër që po. Do t’ia nis më së pari me ish-nusen ose unë nuk mund ta quaj nuse por deri sa gazetarët e çmojnë nuse dhe unë ashtu do ta quaj.

Spartak Koka: Ke bërë një ceremoni, një drekë familjare, një shkëmbim të unazave.

Dan Hutra: Unë do jap shkakun që më ka çuar drejt asaj rruge. Më datë 14 Maj 2022, me anë të shkuesisë njihem me Alketën.

Spartak Koka: Kush është shkuesi?

Dan Hutra: Shkuesi është Sabri Goci. E di ajo. Jam njohur atë ditë. Kam pirë kafe atë ditë me Alketën, kam shkuar te familja e Alketës, jemi takuar me familjen e Alketës, kemi diskutuar, të nesërmen kam mbledhur unë familjen, kemi dalë të dy familjet, kemi pirë kafe dhe kemi rënë dakord të vazhdojmë domethënë…

Spartak Koka: Më datë 14 je njohur, në datë 15 keni bërë shkëmbimin?

Dan Hutra: Jo, jo. Domethënë në datën 14 jemi njohur, kam ikur unë po atë ditë që kam njohur Alketën kam shkuar te familja e Alketës.

Spartak Koka: Po atë ditë, brenda ditës?

Dan Hutra: Po, kisha dëshirë t’i njihja edhe familjen. Dhe të nesërmen jemi takuar të dy familjet. Pastaj, pas ca ditëve e kam marrë te shtëpia Alketën dhe kishim drekë, banket le ta quajmë, drekë të thjeshtë, në qytetin e Kukësit.

Spartak Koka: Drekë të thjeshtë?

Dan Hutra: Po normal, prej 50-60 vetësh.

Sipas Dan Hutrës, konflikti nisi për shtatzëninë e Alketës. Sipas tij, pasi bënë analizat rezultoi që ishte 45 ditëshe shtatzënë, ndërsa Dan Hutra thotë se Alketën e njihte prej 22 ditësh.

Dan Hutra: Pas 22 ditëve Alketa dyshon për një shtatzëni. Dhe del me plakën time dhe marrin një test shtatzanie dhe e kryejnë. Dhe rezulton që ishte shtatzanë. Kam qenë në Kamzë, kur më ka marrë në telefon dhe më kanë thënë..domethënë më tregoi që ishte shtatzanë. Jam gëzuar shumë, kam ndaluar makinën se kisha frikë që do bëja ndonjë aksident ose ndonjë gjë, ishte dita më e lumtur e jetës time. Jam ndalur në ca dyqane, kam kryer ato që kryen një mashkull, detyrimet që i takojnë një mashkulli ca unaza, ca lule ca budalliqe. Kam shkuar e kam marrë familjen e Alketës dhe kam vajtur te shtëpia bashkë me të. Kam lajmëruar gjithë njerëzit në Kukës, dhe po atë ditë kam bërë një drekë shumë të madhe në Tiranë. Të nesërmen, duke u mundur duke u interesuar për ta, e marr dhe e çoj dhe i bëj një eko. I bëri ekon doktoresha në Kamzë, më thotë që nusja është 45 ditë shtatzënë. Ndërkohë unë kisha 22 ditë fiks që isha njohur jo që kishte fjetur te shtëpia ime. Ia nisa duke qeshur unë. Pse qesh? Se thashë unë 22 ditë kam që e njoh krejt atë. Ajo u pre domethënë, u befasua. Më thotë, shiko tha që të jesh i sigurt shkoi bëji një analizë gjaku. Kam marrë Alketën, kam zbritur poshtë në makinë dhe e kam çuar në një klinikë të Spitalit Amerikan ku ka dhënë gjakun për analiza dhe më thonë: Sot është e premte, do t’i çojmë nesër analizat, na jep numrin e telefonit. Dhashë numrin e telefonit, m’i çuan në ËhatsApp. Ndërkohë, unë ja mora numrin doktoreshës. Se tha merri analizat edhe m’i sill mua. Dhe merren analizat me telefon, ia dërgoj doktoreshës. Thotë, shiko Dan, konfirmimi i analizave është baras me ekon, domethënë nusja ishte 45 ditë shtatzënë. Realisht nuk u ndjeva mirë. Dhe shkova në shtëpi, siç kishin dalë analizat, nuk doja ta vazhdoja fare këtë bisedë. I thashë, ditën e hënë do të të çoj tek një specialist, të isha i sigurt.

Spartak Koka: A i lajmërove që ekoja ka dalë 45 ditëshe?

Dan Hutra: Po, po. Atë e vura në dijeni, por nuk e hapëm shumë si bisedë.

Etiketa: Dan HutraElena Hysamasakra e paskuqanitvrasje me arme

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përjetësisht në qeli/ Vrasësi serial i grave Dan Hutra dënohet me 3 burgime të përjetshme

10:45 : 14/05/2025
AKTUALITET

Dan Hutra-vrasësi i grave/ Dosja e plotë me dëshmitë e të mbijetuarve dhe autorit: Tani më dënoni tamam!

14:36 : 28/04/2025
AKTUALITET

Tensione në gjyq/ Dan Hutra përballet me ish-shokun e qelisë që i vrau motrën: Gjakun nuk e fal!

15:13 : 14/11/2024
AKTUALITET

“Vrasësi i grave” Dan Hutra del para gjyqtarëve, përplaset me mediat: Do vijë dhe momenti juaj…

13:02 : 03/10/2024
AKTUALITET

Dan Hutra merret i pandehur për 8 akuza të rënda, dosja kalon në Gjykatë

15:23 : 25/09/2024
AKTUALITET

Vrau tri gra/ Dan Hutra dëshmon në SPAK: Kam informacione për disa ngjarje kriminale

12:27 : 04/05/2024
Para

Turqi/ Krim i rëndë në familje, babai 72-vjeçar vret me çifte djalin e tij

TË GJITHA

Kurbin/ Një person i jep fund jetës

09:22 : 23/05/2025

Rama “futi” liderët e turizmit “Pullman” dhe “Accor” në hotelin e Visit të Pojës dhe CFO-së së Nadir Caushollit

09:17 : 23/05/2025
Në foto: Viktima, Altin Arapaj

Arrestohet autori i vrasjes së shqiptarit në Greqi. Gjendet edhe makina ku ndodhi krimi

08:59 : 23/05/2025

Maliqi: Do e faktoj manipulimin e votave në Berat, Poliçan dhe Dimal! SPAK të veprojë

08:51 : 23/05/2025

DW: Trumpi dhe sfidat tregtare mes BE dhe SHBA

08:34 : 23/05/2025

Lesi: Berisha nuk krijoi frymë, duhet të ishte larguar! Alimehmeti e Tabaku “fryma” e re e PD

08:27 : 23/05/2025

Kandidatët për deputetë shkelën heshtjen zgjedhore me reklama politike në Facebook

08:19 : 23/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com