• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRAT/ Mban peng 1 javë bashkëjetuesen dhe e dhunon, pranga 31-vjeçarit dhe 4 shokëve

11:35 : 16/04/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Policia e Tiranës nëpërmjet operacionit “Locked” i ka dhënë fund mbajtjes peng të një 28-vjeçareje, së cilës i është hequr liria nga bashkëjetuesit i saj Gleard Gusholli, 31-vjeç.

Mësohet se e reja për një javë është mbajtur me forcë në ambientet e njkë banese në rrugën “Frosina Plaku”, ku është dhunuar nga bashkëjetuesi me sende të forta.

Ishte ndërhyrja e policisë ajo që parandaloi një tragjedi të mundshme, pasi 28-vjeçarja i është nënshtruar menjëherë një ndërhyrje kirurgjikale delikate dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për rastin në fjalë Uniformat Blu kanë vënë në pranga edhe katër shtetas të tjerë, të cilët akuzohen për “moskallëzim krimi”.

Bashkë me 31-vjeçarin janë arrestuar miqtë e tij: Besmir Nurçellari, Arjan Sheta, Bledi Kateshi dhe Erlind Kateshi.

Lexo edhe:

RRËFIMI/ “Më dha drogë e donte të më mbyste”, zbardhet pengmarrja e 28-vjeçares nga bashkëjetuesi

Zbardhet DINAMIKA/ Bashkëjetuesi xheloz mbajti peng 28-vjeçaren, e rrahu barbarisht me këmbë karrige

Ata e ndihmuan Gushollin duke fshehur provat në mënyrë që policia të mos binte në gjurmët e tij dhe duke e ndihmuar të arratisej.

Gjithashtu janë sekuestruar mjete për konsumimin e lëndëve narkotike, si kokainë në banesën e 31-vjeçarit.

DINAMIKA

Ngjarja u zbardh vetëm mesnatën e kaluar, kur e reja e masakruar nga bashkëjetuesi Gleard Gusholli u la me shenja dhune dhe në gjendje të rëndë në ambientet e një klinike pranë Komisariatit Nr.2 në kryeqytet.

Mësohet se pasi janë telefonuar për t’u njoftuar mbi rastin, policia ka nisur menjëherë hetimet duke zbuluar se 28-vjeçarja ishte dërguar në klinikë nga dy vajza të tjera.

Sipas dinamikës së zbardhur të ngjarjes, nisur nga plagët e rënda që kishte në trup ajo është transportuar me urgjencë për në Spitalin e Traumës. Aty mjekët kanë konststuar se ishte e goditur dhe e gjakosur në të gjithë trupin, duke urdhëruar që t’i nënshtrohej ndërhyrjeve kirurgjikale.

Pas kësaj, policia ka zbuluar se njëra prej vajzave që e ka dërguar në klinikën private ka qenë motra e agresorit. Ajo është marrë në pyetje dhe ka zbuluar për hetuesit banesën ku vajza është mbajtur dhe dhunuar për ditë me radhë.

Brenda banesës policia ka gjetur edhe një këmbë karrigeje me të cilën dyshohet se Gusholli ka dhunuar barbarisht bashkëjetuesen e tij.

Sakaq, mësohet se njëri prej djemve që ka ndihmuar Gushollin të largohet e të fshihet ka qenë kunati i tij (burri i motrës).

Për disa orë me radhë policia e ka kërkuar 31-vjeçarin dhe e ka lokalizuar më pas pranë zonës së “Zogut të Zi”. Gusholli, pasi është arrestuar ka treguar se ishte shumë xheloz, por nuk ka dhënë detaje të plota e konkrete në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Ndërkohë, bëhet me dije se pas ndërhyrjes së mjekëve vajza e ka kaluar rrezikun për jetën.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të saj, pas informacioneve të siguruara për një shtetas që po mbante me forcë bashkëjetuesen e tij, në banesë, në rrugën “Frosina Plaku”, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Locked”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve:

– G. G., 31 vjeç, B. N., 36 vjeç, A. Sh., 41 vjeç, B. K., 27 vjeç, E. K., 42 vjeç, të pestë banues në Tiranë.

Shtetasi G. G. i ka hequr lirinë për një javë, bashkëjetueses së tij, të cilën e ka dhunuar vazhdimisht, me sende të forta, në banesë, në rrugën “Frosina Plaku”.

Shtetasit B. N. dhe A. Sh. nuk kanë kallëzuar krimin dhe kanë penguar zbulimin e së vërtetës duke tentuar të fshehin provat, ndërsa shtetasit B. K. dhe E. K., (vëllezër), kanë përkrahur autorin e krimit, duke e larguar atë nga vendi i ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjete që përdoren për konsumimin e lëndëve narkotike, mbetje të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, që u gjetën në banesën e 31-vjeçarit, si dhe sende të forta me të cilat dyshohet se ai ka dhunuar 28-vjeçaren.

28-vjeçarja ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Etiketa: arrestohet 31 vjecaridhunon gruanmbahet peng

Lajme të lidhura

AKTUALITET

RRËFIMI/ “Më dha drogë e donte të më mbyste”, zbardhet pengmarrja e 28-vjeçares nga bashkëjetuesi

12:17 : 17/04/2023
AKTUALITET

Zbardhet DINAMIKA/ Bashkëjetuesi xheloz mbajti peng 28-vjeçaren, e rrahu barbarisht me këmbë karrige

13:14 : 16/04/2023
AKTUALITET

Përdhunim e dhunë ndaj fëmijëve, kapet 46-vjeçari i dënuar me 11 vite burg në Itali

14:33 : 07/04/2023
AKTUALITET

Belsh/ 35-vjeçari dhunon gruan, ajo hidhet nga dritarja, policia e mbyll në Psikiatri

13:23 : 06/04/2023
AKTUALITET

“Çmendet” burrat në Durrës e Lushnje, dy në pranga pasi dhunuan gratë dhe fëmijët

13:09 : 23/01/2023
LAJMI I FUNDIT

E rëndë në Greqi, burri dhunon e më pas tenton të djegë të gjallë bashkëshorten

19:09 : 08/01/2023
Para
Kryeprokurori Olsian Çela

Dekriminalizimi/ Përse kryeprokurori Olsian Çela u tregua “i dorëzuar”

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com