• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Transportonin 4 emigrantë dhe rrezikuan jetën e policëve, arrestohen 3 djem e 1 vajzë

14:10 : 14/04/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Tre djem dhe një vajzë nga Kosova janë arrestuar nga policia e Pogradecit, pas një aksioni për goditjen e një rasti të trafikut të emigrantëve nga vendet e treta që nisi në zonën e “Qafë Plloçës”.

Grupi në fjalë me 3 automjetet e tyre transportonin 4 emigrantë të paligjshëm. Dy prej tyre nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë, që vunë në rrezik jetën e efektivëve të angazhuar në këtë aksion.

Policia sekuestroi 3 automjete, 4 aparate celulare, një shumë parash, një sasi kanabisi dhe dokumente identifikimi të emigrantëve.

Njoftimi i policisë:

Lexo edhe:

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

Arrestohen dy persona për grabitjen spektakolare të muzeut të Luvrit

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore Korçë dhe Komisariatin e Policisë Devoll, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 7”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-B. B., 26 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë;

-F. Xh., 29 vjeçe, banuese në Prizren, Kosovë;

-G. V., 25 vjeç, banues në Obeliq, Kosovë;

-I. A., 25 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për disa shtetas që do të transportonin kundrejt pagesës, emigrantë të paligjshëm, për të kaluar ilegalisht kufirin, organizuan veprimet dhe në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në Qafë Plloçë, bënë të mundur lokalizimin e automjetit tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin B. B. dhe pasagjere shtetasen F. Xh., si dhe 2 automjeteve të tjera tip “Audi Q5”, me drejtues shtetasit G. V. dhe I. A.

Sapo kanë konstatuar se ishin në ndjekje nga Policia, shtetasit I. A. dhe G. V. janë larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar. Për të shmangur përgjegjësinë ligjore, ata kanë zbritur nga automjetet e tyre 4 emigrantët të cilëve iu kishin premtuar transportimin drejt BE-së, kundrejt fitimit.

Shtetasi G. V., gjatë ndjekjes nga Policia, ka kryer manovra të rrezikshme me automjet, në rrugë, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë, por më pas është kapur dhe neutralizuar.

Nga hetimet e kryera, rezultoi se shtetasi B. B. dhe shtetasja F. Xh. qarkullonin me automjetin tip “Volksëagen”, përpara 2 automjeteve të tjera, me qëllim që të kontrollonin rrugën dhe të sinjalizonin shtetasit G. V. dhe I. A., për prezencë të shërbimeve të Policisë në rrugë. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit B. B. iu gjet një sasi e vogël e lëndës e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjetet, 4 aparate celulare, një shumë parash dhe dokumentet e identifikimit të emigrantëve.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: arrestohentransport emigrantesh

Lajme të lidhura

BOTA

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025
BOTA

Arrestohen dy persona për grabitjen spektakolare të muzeut të Luvrit

10:53 : 26/10/2025
AKTUALITET

Bënin “namin” me vjedhje në Lezhë dhe Laç, arrestohet 25-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

12:25 : 10/08/2025
AKTUALITET

Plas keq sherri në një familje në Tiranë, arrestohen dy anëtarë, dy të tjerë procedohen penalisht

16:06 : 08/08/2025
AKTUALITET

Abuzime me taksat dhe parkimin/ Prokuroria godet Bashkinë e Subashit, masa sigurie ndaj 4 zyrtarëve

08:25 : 24/07/2025
AKTUALITET

Ushtronin lojëra fati në një lokal në Korçë, arrestohen 2 persona, shpallet në kërkim një tjetër/ EMRAT

09:06 : 13/06/2025
Para

Moti gjatë fundjavës, paralajmëron meteorologia: Rebeshe e ulje temperaturash

TË GJITHA

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025

U kap me 40 kg kokainë, dënohet me 15 vite burg shqipatri në Republikën Domenikane

21:56 : 30/10/2025

Të diplomuar, por pa licencë/ Studentët e Universitetit të Sporteve mbeten në rrugë

21:54 : 30/10/2025

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

21:41 : 30/10/2025

“21 Janari”/ Gazetarja zbulon çfarë deklaroi Lulzim Basha në SPAK

21:38 : 30/10/2025

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025

Kapet në flagrancë trafikanti i viçave nga Maqedoni e Veriut: Kam lidhje me policinë, 200 mijë lekë koka

21:15 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com