• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pemët e floririt të Veliajt 5500 euro një fidan dhe verbëria e SPAK (DOKUMENTI)

14:35 : 14/04/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Basir Çollaku

635.000 lekë një pishë pinea, 5570 euro me kursin e sotëm, apo 5290 në kohën kur monedha këmbehej me 120 lekë. Kaq ka kushtuar një fidan 3 deri në 4 metër. Kaq ka kafshuar Veliaj kohë më parë, në vitet 2018-2019.

Sevdalliu i pemëve, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, yshtet pas tyre kur ata prodhojnë para dhe jo fruta natyralë. Një nga shumë tenderat e përfunduar në dosje, për të cilën drejtësia e lodhur, as kjo e freskët, nuk arritën të bëjnë asgjë, duke pushuar hetimet me vendime gjykate, është ajo e mbjelljes së pishave në aksin rrugor Kthesa e Kamzës-Kashar, përgjatë rrugës nacionale.

Në fundvitin 2018, në nëntor, bashkia mendonte se ishte emergjencë shkulja e palmave në këtë aks dhe zëvëndësimi i tyre me pisha Pinea. Me sa duket, moti, trafiku, dielli, erërat, ujërat dhe horoskopi, ishin në një hall të madh. ndaj kërkonin ndërhyrje në këtë pjesë rruge. Kryepemëtari bashkiak Veliaj, bindet se duhet hequr qafe investimi 600 mijë euro i palmave, duhej shkulur ky problem dekori, e në vend të tyre, duhen nja 3,2 milionë euro të tjera.

Pemët janë, paratë po, olimbjellësi po, lejembjellësi po, ndaj në sulm. Ngritje komisioni, lajmërime e njoftime, studime të munguara tregu, nuk zgjasin më shumë se 24 orë, për të gjetur fituesin. Sajohen me zell bashkiak pesë emra subjektesh për oferta, e mes tyre, bashkia pranon ofertën e duhur për të, të kompanisë “Fusha”, të cilat do i sillte edhe nga Italia, përveç atyre të menduara se janë gjendje në kompani. Çmimi i ofruar nga fituesi brenda 24-orësh, pranuar nga paguesi bashkiak, sipas dosjes, është 635.000 lekë të reja.

Lexo edhe:

Balluku po bëhet “Veliaj 2”

Java 7 e Rama 8!

Ndërkohë, në periudhën kur pretendohet se janë blerë pishat në vendin fqinj, me parimetër, 60/70/80 dhe lartësi 6-7 metra, më të rritura se porosia e kërkuar, vlera nuk shkonte më shumë se 600 euro secila. Ndërsa në tregun vendas, çmimet luhateshin nga 700 deri në 1000 euro. Por, Bashkia Tiranë, është në gjendje të paguajë disa herë më shtrenjt, se fundja para publike janë. …dhe u përdorën në pak ditë ku u mundësua dhe lëvrimi i fundit prej 333.831.221 lekë, natyrisht sipas skemës miqësore me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës.

Ka qenë një denoncim i Partisë Demokratike në Prokurorinë e Tiranës, por vëmendja nuk ka prodhuar rezultat, në ndëshkim ligjor të korrupsionit të lexueshëm në çdo lloj gjuhe. Gjykata e Shkallës së parë dhe ajo e Apelit, kanë ndarë të njëjtin mendim mostrazimi, pa mundur të kenë praninë në seanca gjyqsore, kryebashkiun Erion Veliaj, ndonëse lajmërohej për të dëshmuar, si një nga të kallëzuarit për këtë tender rrufe, në 3.2 milionë euro, pa harruar dhe 600 mijë të tjera të çuara dëm për palmat e asgjësuara. Largqoftë të besojmë kandidat të pandehurin, ende garues, për mbjelljen e një milionë pemëve në Tiranë dhe Zot na ruaj, nëse çmimet nëpër letra janë të përafërta me këto të aksit Kamëz-Kashar, se do harxhonte mbi 5 miliardë euro.

Gjithë buxhetin vjetor të qeverisë, apo çdo qindarkë të buxhetit bashkiak prej 240 milionë eurosh, të cilat bëjnë në tetë mote një miliardë e 920 milionë euro, sërish të pamundura, pasi nuk do tepronte asnjë qindarkë, as për një shishe ujë. Zotëria incinerator, sërish i mbrojtur kriminalisht nga kjo superdosje, duhet të ulë me emergjencë numrin e pemëve, ose zbresë në tokë me çmimet për rrënjë, për të mos marrë tituj global të mashtrimit, abuzimit, korruptimit e mosndëshkimit.

Potencialisht, Erion Veliaj duhej të ishte në qeli e jo në bashki, apo kandidat sërish për kryeqytettin, nëse drejtësia e re, nuk do të përdorej si një armë elektorale, me një teh të mprehtë në një anë dhe të ndryshkur në anën tjetër. Ndaj shkurrishtja 1 milionëshe e Veliajt, zhurmohet nëpër letra, por jo nëpër hetime, sepse nëse prokurorët lajthisin e bëjnë verifikime, atëherë një seksion burgu bëhet me vizitorë të rinj nëpër qeli.

Etiketa: Basir ÇollakuErion Veliajkryebashkiaku i TiranëspemePemët e floriritpropaganda

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Balluku po bëhet “Veliaj 2”

12:04 : 06/07/2025
AKTUALITET

Java 7 e Rama 8!

15:05 : 05/07/2025
AKTUALITET

Jona Bejko e “5D”-së dëshmon për hotelin në Durrës, ankohet për bisedat e nxjerra me Lali Eri

13:30 : 03/07/2025
AKTUALITET

Letra e nënës së Veliajt: Familja prej muajsh po vuan nga një makth kafkian! Pse mbyll sytë Europa?

16:41 : 01/07/2025
AKTUALITET

Privatizimi i drejtësisë/ Hapet tenderi, shpallet fituesi!

15:25 : 30/06/2025
AKTUALITET

Nga spital për fëmijë, në burg për politikanët! Historiku i IEVP Durrës

14:02 : 29/06/2025
Para

Gjendet një armë zjarri brenda një koshi plehrash në Vlorë

TË GJITHA

“150 euro, mos bërtit që mos të të them 200″/ Korrupsioni në Qafë-Botë, si doganierët kërkonin ryshfet

16:05 : 06/07/2025

Gara fiktive/ Përparim Dema thyen rekord, 10 vjet shef i komisariatit Rinas, kërkon 5 vite shtesë. Fiton dhe Daullja në Tiranë

15:57 : 06/07/2025

Lapaj vijon takimet me qytetarët: Në Tregan morëm 12.96%, kërkojmë më shumë mbështetje

15:56 : 06/07/2025

EMRAT/ Shkarkimi i zyrtarëve të burgut të Drenovës, emërohen drejtuesit e rinj

15:42 : 06/07/2025

Berat/ Zjarret përfshijnë sipërfaqe pyjore, rrezikohen banesa dhe toka bujqësore

15:25 : 06/07/2025

Kërcënimi i rremë me bombë në Kuvendin e Kosovës, Sveçla: Kemi identifikuar personin që çoi sms

15:21 : 06/07/2025

Izraeli godet 100 objektiva në Gaza, të paktën 33 viktima

15:08 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com