• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inflacioni bazë zbret në nivelin më të ulët që nga maji 2022

13:30 : 14/04/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Inflacioni bazë pësoi një rënie të ndjeshme në muajin mars, duke prekur nivelin më të ulët që prej majit të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, ky tregues zbriti në 6.49%, nga niveli rekord historik prej 8.74% ku kishte qëndruar për muajt janar dhe shkurt. Megjithatë, rënia vjetore e inflacionit bazë në një masë të madhe i detyrohet edhe efektit të bazë krahasuese.

Inflacioni bazë nisi rritjen me ritme të shpejtë pikërisht në mars të vitit të kaluar dhe mbyllja e ciklit 12 mujor ka një efekt të konsiderueshëm statisikor në këtë rënie. Ndryshimi mujor i inflacionit bazë për marsin ishte 0.39%, rritje kjo më e lartë krahasuar me atë prej 0.21% të muajit shkurt.

Inflacioni bazë mat ndryshimin e çmimeve të konsumit, duke përjashtuar ato produkte që për nga natyra e tyre kanë luhatshmëri të lartë, kryesisht produktet ushqimore dhe ato energjetike.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 5 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

OECD: Tarifat e Trump po ngadalësojnë ekonominë globale

Qëllimi i inflacionit bazë është ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga efektet e goditjeve të ofertës apo nga faktorë të tjerë me ndikim afatshkurtër. Duke qenë se përfaqëson komponentin më të qëndrueshëm të rritjes së çmimeve, ecuria e inflacionit bazë është veçanërisht e rëndësishme në këndvështrimin e vendimmarrjes së politikës monetare.

Inflacioni mesatar në ekonomi në muajt e fundit ka shënuar rënie të ndjeshme dhe për marsin zbriti në 5.3%, niveli më i ulët që prej shkurtit 2022. Rënia e inflacionit është përcaktuar kryesisht nga ulja e çmimeve të karburanteve, por, gjithashtu, edhe nga efekti statistikor i bazës krahasuese, i përmendur më sipër edhe për inflacionin bazë (rritja e fortë e çmimeve nisi pikërisht në mars të një viti më parë).

Pavarësisht zbutjes së muajve të fundit, rreziqet inflacioniste ngelen ende të pranishme dhe duken gjithnjë e më shumë të lidhura me ato që Banka e Shqipërisë i quan si efekte të raundit të dytë. Ekonomia shqiptare po përballet me mungesë të forcës së punës, që, po nxit një rritje të pagës mesatare me ritme të larta, prej disa tremujorësh radhazi.

Paralajmërimi i qeverisë për një rritje të fortë të pagave në sektorin publik këtë vit pritet të mbështesë qëndrueshmërinë e kërkesës së brendshme dhe të mbajë të larta presionet inflacioniste.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë rriti përsëri normën bazë të interesit në muajin mars me 0.25 pikë përqindje, duke e çuar në 3%, niveli më lartë në dekadën e fundit.

Rënia e inflacionit mesatar dhe inflacionit bazë për momentin ka të ngjarë të sjellë një stopim në ciklin e rritjes së interesave. Analistët financiarë mendojnë se një rritje e re e normës bazë ka të ngjarë të ndodhë në tremujorin e tretë, por e kushtëzuar nga të dhënat e reja të inflacionit, rritjes ekonomike dhe tregut të punës./Monitor

Etiketa: ekonomiinflacionRritja e cmimeve

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 5 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

07:58 : 05/06/2025
BOTA

OECD: Tarifat e Trump po ngadalësojnë ekonominë globale

14:57 : 03/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 2 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

08:11 : 02/06/2025
AKTUALITET

Përmbytjet – na mori lumi tokë dhe para

17:12 : 30/05/2025
AKTUALITET

Miliardat që mungojnë te rritja ekonomike

22:00 : 29/05/2025
BOTA

Kina ul normat e interesit për të nxitur ekonominë

16:45 : 28/05/2025
Para

Berisha zbulon strategjinë e fushatës elektorale dhe si do të bëhet financimi

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com