• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kërcënuan biznesmenin për një tender, jepet masa për 3 të arrestuarit

15:51 : 13/04/2023
në AKTUALITET, KRONIKE
Eral Myftaraj (majtas) dhe Algert Alcani dhe Shaqir Alcani (djathtas)

Eral Myftaraj (majtas) dhe Algert Alcani dhe Shaqir Alcani (djathtas)

Gjykata e Elbasanit ka vendosur këtë të enjte të lërë në burg 2 të arrestuarit për kërcënimin e biznesmenit Eral Myftaraj dhe familjarëve të tij. Gjykata ka caktuar masën “arrest me burg” për Algert Alcanin, dhe Edmir Boçin ndërsa për Shaqir Alcanin, gjykata ka vendosur “arrest në shtëpi.”

Personat e përmendur më sipër u arrestuan pasi pasi kanosën administratorin e një kompanie private në Cërrik, që të tërhiqej nga procedura e konkurrimit për tenderin që kishte fituar kjo kompani në bashkinë e Tiranës.

Shaqir Alcani, i biri i tij Algert Alcani dhe 37-vjeçari Edmir Boçi që u “kontraktua” prej tyre për të bërë presion edhe nëpërmjet kërcënimeve me jetë ndaj Myftarajt, që kompania e tij AL-MEXWOOD SH.P.K, të hiqte dorë nga një tender i bashkisë së Tiranës, u njohën sot me masën e sigurisë.

Prokurori Kreshnik Ajazi e cilësoi të ligjshme masën e arrestit të tyre dhe i kërkoi trupit gjykues të caktohet për ta masa “Arrest me burg”.

Sipas prokurorit, Shaqir dhe Algert Alcani, babë e bir, janë personat të cilët kishin pajtuar Boçin me nofkën “Çupja” dhe Louis Konomin (i shpallur në kërkim)  për të kërcënuar biznesmenin Myftaraj që të tërhiqej nga tenderi me vlerë mbi 830 mijë euro, të Drejtorisë së Përgjithshme të Objekteve Publike në Bashkinë e Tiranës.

Lexo edhe:

Kërcënoi me jetë lojtarin në fushë, gjyqtari pritet të pezullohet nga Serie A

EMRAT/ Kërcënuan presidentin e FSHF-së, arrestohen 5 persona në Durrës

Në garë për tenderin me objekt “blerjen e lëndëve djegëse pellet për ngrohje dhe shpërndajen në objektet arsimore”, përveç kompanisë së Myftaraj që është shpallur fituese, kanë qenë edhe dy konkurrentë të tjerë.

Njëra prej dy kompanive rivale është ‘Alcani sh.p.k.’, me 100% të aksioneve të zotëruara prej 62-vjeçarit të arrestuar, Shaqir Alcani.

Personat, të cilët janë paguar nga babë e bir, Algert dhe Shaqir Alcani, janë persona me rekorde kriminale dhe me origjinë nga Lezha dhe Burreli.

Sipas hetimeve, të akuzuarit e kishin kërcënuar Eral Myftaraj me jetën e djalit për t’u tërhequr nga tenderi.

Në dëshminë e tij, biznesmeni rrefen se fillimisht ka qenë konkurrenti i tij, Shaqir Alcani dhe i biri, që i kanë kërkuar të tërhiqej nga tenderi. Me ta ai pohon se ka patur njohje shkak të biznesit në të njëjtën fushë.

Algert Alcani
Algert Alcani
Eral Myftaraj
Eral Myftaraj
Edmir Boci
Edmir Boci
Algert Alcani
Algert Alcani
Në foto: Shpallja e fituesit të tenderit
Në foto: Shpallja e fituesit të tenderit
Algert Alcani
Algert Alcani
Shaqir Alcani
Shaqir Alcani
Algert Alcani
Algert Alcani
Eral Myftaraj
Eral Myftaraj

“Kur aplikova në fillim kam folur dhe jam takuar me këta shtetas dhe më kanë thënë që të tërhiqesha nga ky tender sepse donin ta fitonin ata. Unë i thashë që nuk tërhiqesha dot por të vazhdonte procedura e rregullt dhe ligjore dhe nëse fituese do shpallej kompania e Shaqirit unë nuk do ankohesha dhe le ta fitonin ata”.

Me tej Myftaraj tregon se babë e bir kishin kontraktuar Edmir Bocin dhe Louis Konomi për ta kërcënuar me qëllim tërheqjen nga gara.

“Më datë 06.04.2023 më kontaktoi Edmir Boçi të cilin nuk e njihja. E kam takuar në një lokal në zonën e Medresesë në Tiranë dhe bashkë me të ishte dhe Louis Konomi. Këta persona më thanë të tërhiqesha nga prokurimi publik që unë kisha fituar, në të kundërt do kisha problem me ta. Të nesërmen në datë 07.04.2023 kam takuar sërish Edmir Boçi i cili më kërkoi sërish të tërhiqesha. Pasi nuk pranova më ka telefonuar Louis Konomi dhe më tha tekstualisht “Me këtë që bëre që nuk u tërhoqe nga tenderi unë do të të vras djalin”.

LEXO EDHE:

DETAJE/ “Do të vrasim”, tenderi 830 mijë euro i Veliajt futi në konflikt biznesmenët

Si u kërcënua biznesmeni për t’u tërhequr nga tenderi / Dëshmia

Etiketa: "Alcani Sh.p.kAlgert AlcaniEral Myftarajkercenim me jeteShaqir Alcani

Lajme të lidhura

SPORT

Kërcënoi me jetë lojtarin në fushë, gjyqtari pritet të pezullohet nga Serie A

16:29 : 01/10/2024
AKTUALITET

EMRAT/ Kërcënuan presidentin e FSHF-së, arrestohen 5 persona në Durrës

18:40 : 31/08/2024
SHOW BIZ

Transgjinorja Edona James kërcënohet me jetë, kërkon ndihmën e policisë

12:44 : 29/08/2024
AKTUALITET

Kërcënuan biznesmenin për tenderin e Veliajt, Apeli lë në burg të arrestuarit

12:01 : 17/05/2023
AKTUALITET

“Do të vras djalin”/ Ky është “Çupja” i Elbasanit që u arrestua bashkë me Ramazan Rrajën

21:33 : 20/04/2023
AKTUALITET

Si u kërcënua biznesmeni për t’u tërhequr nga tenderi / Dëshmia

17:20 : 12/04/2023
Para

Olta dhe Maestro takohen jashtë shtëpisë së BBV, kanë një mesazh për fansat

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com