• Kontakt
Friday, July 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Deputeti britanik: Vendimi për Berishën politik, e drejta e tij ta çojë çështjen në gjyq

21:28 : 13/04/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti konservator i parlamentit Britanik, Henry Smith ndodhej në një vizitë në Shqipëri, ku ka zhvilluar takime të shumta.

Një prej takimeve ishte dhe ai me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Gjatë intervistës së dhënë për SYRI TV, gazetari Bledian Koka e pyet deputetin britanik nëse, ai e dinte se ndaj Berishës ishte vendosur emërtimi i ‘non grata’.

Në përgjigjen e tij, Smith thotë se, po e dinte, por mendon se kjo çështje duhet të zgjidhet në gjykatë, pasi sipas tij, vendimi ka qenë politik.

-Bledian Koka: Si anëtar i Komitetit të Huaj në Parlamentin britanik, cili është opinioni juaj për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në këto momente dhe çfarë mund të bëhet më shumë për t’i përmirësuar ato?

– Henry Smith: Mendoj se ajo që është shumë e rëndësishme është se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë vetëm ato mes dy qeverive, por ato relata janë mes njerëzve po ashtu. Mendoj se janë shumë të rëndësishme marrëdhëniet mes partive që jo domosdoshmërisht janë në qeveri. Partia Demokratike për shembull, mendoj se është shumë e rëndësishme të ketë angazhim me ta edhe pse nuk janë në qeverinë e Shqipërisë në këto momente. Kjo sepse është e rëndësishme të ketë një shkëmbim të gjerë dhe mirëkuptim mes politikanëve e njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar dhe politikanëve e njerëzve këtu në Shqipëri.

Lexo edhe:

Berisha: Nuk ulemi me Ramën për reformën territoriale, por me PS-në po!

“Raporti i KE groposi shtetin ligjor”, Berisha: Rama po dezinformon duke përdorur Presidencën dhe Kuvendin

-Bledian Koka: Pra, siç e përmendët, opozita është një tjetër portë relatash mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë. A e konsideroni emërtimin e Berisha non-grata nga qeveria si një problem në këto lloj marrëdhëniesh dhe a ishit i vetëdijshëm kur u takuat me Berisha për këtë emërtim?

– Henry Smith: Unë e dija për atë status dhe një nga gjërat për të cilat doja të dëgjoj nga z. Berisha ishte opinioni dhe qasja e tij për çështjen ‘non-grata’ me të cilën ai po përballet personalisht. Unë nuk jam një person i përfshirë në procesin gjyqësor, kështu që është e pamundur për mua të gjykoj meritat e këtij vendimi. Ajo që unë jam i interesuar është të dëgjoj disa nga arsyet se pse ka ndodhur kjo gjë. Mendoj se disa nga emërtimet që kemi parë, mbase kanë të bëjnë më shumë me politikën se sa me provat konkrete. Por duke thënë se kjo është përshtypja ime fillestare dhe është diçka për të cilën nuk kam të gjithë informacionin e duhur për të krijuar një opinion të plotë. Megjithatë mua më duket e qartë se shtrirja e liberalizimit të demokracisë në Shqipëri mund të shkojë shumë më larg. Dhe se do të përfitonte nga të qënurit shumë më të hapur dhe me qasje të lira ndaj procesit demokratik, në vend që ti etiketojmë njerëzit me akuza për përfitime politike.

-Bledian Koka: Por disa kritikë këtu në Shqipëri, në Tirana veçanërisht, pyesin se si është e mundur që një deputet i parlamentit britanik të takojë një person që është emërtuar ‘non-grata’ nga vendi i tij? Si i përgjigjeni kësaj?

– Henry Smith: Unë po takoj shumë njerëz këtu në Shqipëri, jam i etur për të marrë një varësi këndvështrimesh. Ajo që është tepër e rëndësishme në një demokraci të shëndoshë, është që të ketë një opozitë të shëndoshë dhe një alternativë të zbatueshme ndryshe nga programi i qeverisë. Kjo vlen për çdo shtet demokratik. Unë mendoj se nëse kjo gjë katalizohet, nëse kjo gjë parandalohet, është dëmtuese jo vetëm për demokracinë por po dëmtojnë gjerësisht ekonominë e vendit dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Pra, unë jam këtu për të dëgjuar varietetin e këndvështrimeve në Shqipëri dhe për t’u përpjekur të bëj atë që mundem për të inkurajuar një proces demokratik të shëndoshë dhe të hapur.

-Bledian Koka: Thjesht një pyetje të fundit për non-grata. Z.Berisha ka deklaruar disa herë se edhe herën e parë kur SHBA e emërtoi non-grata por edhe herën e dytë kur qeveria britanike, Ministria e Brendshme në këtë rast e emërtoi non-grata, në të dy rastet nuk janë deklaruar atij apo publikut prova që tregojnë se pse është marrë ky vendim. Ju përmendët më herët se më shumë se një proces I bazuar, ai është një vendim politik. Çfarë mund të kuptojmë në këtë rast kur ju thoni se ai ishte vendim politik? Çfarë duhet të kemi parasysh?

– Henry Smith: Mendoj se nëse dikush do të akuzohet për keqbërje duhet të ketë prova për këtë gjë dhe duhet të ketë një proces të pavarur gjyqësor, i cili rishikon këto prova dhe vendos nëse dikush është fajtor për atë që akuzohen apo jo. Mendoj se është e rëndësishme jo vetëm të akuzosh dikë për diçka, por nëse do ta bëni këtë gjë duhet të pasohet me provat dhe procesin e pavarur juridik që më pas vendos besueshmërinë e këtyre provave. Pa këtë gjë, shqetësimi është se mbase mund të jetë për politikën dhe jo për kuptimin e vërtetë nëse një krim është kryer apo jo.

-Bledian Koka: A ka ndonjë mundësi që ju apo ndonjë Komision tjetër në parlamentin britanik, të kërkojë informacion se si është marrë ky vendim për Z.Berisha? a është e mundur?

– Henry Smith: Ajo që unë do të rekomandoja, ajo që unë I thashë z. Berisha më herët sot, është se nëse ai ndihet se Ministria e Brendshme britanike e ka emërtuar gabimisht si dikush që nuk i lejohet të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar, ai duhet të ngrejë një apel formal kundër atij vendimi në mënyrë që të shqyrtohen provat dhe të rishikohet vendimi, nëse ishte një vendim i drejtë apo jo.

-Bledian Koka: A mund të rishikohet ky vendim?

– Henry Smith: Njerëzit kanë të drejtë të apelojnë nëse një vendim është marrë kundër tyre në baza emigracioni. Nëse një akuzë është ngritur nëse ata duhet të hyjnë në vend, atëherë është e rëndësishme që provat të shqyrtohen në një mënyrë të pavarur.

Etiketa: henry smithSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Nuk ulemi me Ramën për reformën territoriale, por me PS-në po!

13:52 : 11/07/2025
AKTUALITET

“Raporti i KE groposi shtetin ligjor”, Berisha: Rama po dezinformon duke përdorur Presidencën dhe Kuvendin

13:05 : 11/07/2025
AKTUALITET

“Ka shkretuar kombin nga të rinjtë e vet”, Berisha: Rama burgos kundërshtarët!

12:17 : 10/07/2025
AKTUALITET

“Balluku po mbulon rastin”, Berisha: Kandidati i Ramaduros dhunon në farmaci të sëmurën

23:28 : 09/07/2025
AKTUALITET

A do marrë pjesë PD në zgjedhjet e pjeshme lokale? Ja si përgjigjet Berisha

14:05 : 09/07/2025
AKTUALITET

“Po ushtrohet terror në Theth”/ Berisha: Asnjë pëllëmbë s’është ‘tokë e xanun’, s’ka ndërtime pa leje

13:09 : 09/07/2025
Para

Emërohet drejtori i ri i Cirkut Kombëtar

TË GJITHA

Shkëlqejnë Zabërgja dhe Mandela, Dinamo mposht Pogradecin në miqësore

19:45 : 11/07/2025

Aksioni i IKMT në Theth, Qëndresa Qytetare: Kallashnikovë në vend të dialogut

19:45 : 11/07/2025

Në kërkim nga SPAK, vetëdorëzohet në policinë e Himarës ish-shefi i krimeve Erjon Dani

19:34 : 11/07/2025

Çfarë mësimesh për botën jep pritja 30-vjeçare për drejtësi në Srebrenicë?

19:26 : 11/07/2025

Zyrtare/ Partizani e largoi para Europës, Agim Zeka firmos në ligën e tretë spanjolle

19:24 : 11/07/2025

Prokurorja e Shkodrës, ose “Gjeli” i munguar në drejtësi dhe turizmi me kallash

19:22 : 11/07/2025

Zyrtare/ Jarmouni largohet nga Tirana, sulmuesi firmos me klubin e ri

19:13 : 11/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com