• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Udhëtimi i Edi Ramës, nga Liri Begeja tek tallavaja

22:58 : 12/04/2023
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Nga Armand Shkullaku

Nga Liri Begeja tek tallavaja, ky është degradimi, tashmë i pakthyeshëm, i shijeve dhe estetikës së Edi Ramës. Kënga e prezantuar nga kryeministri- artist për fushatën elektorale të këtyre zgjedhjeve lokale, si dhe sfondi alla leifen ku kuadro të lartë të partisë dhe pushtetit në rreth pozonin me lopata në duar, dëshmuan përfundisht se Edi Ramën e kanë braktisur edhe grimcat e fundit të kreativitetit që mund t’i kishin mbetur përpara se të zhytej në banalitetin e politikës, që qëllim të vetëm ka pushtetin dhe interesat që rrjedhin prej tij. Shenjat e shndërrimit të “artistit modern” në një menaxher të rëndomtë pushteti, kanë qenë të dukshme me kohë.

Kënga e fundit e fushatës dhe dekori i hapjes së saj, ishin thjeshtë çertifikimi i këtij degradimi. Nëse dikush ka menduar që Edi Rama një ditë do ta ngrinte politikën në një nivel cilësor, së paku estetik, sot është dëshmitar i adaptimit perfekt të tij me “kazanin e katundit tonë politik”. Ose të një lloj erjonvelizimi të tij.

Në fushatën lokale të vitit 2003, regjisorja franceze me origjinë shqiptare, Liri Begeja, realizonte klipin e famshëm të West Side Family, me tekst dhe pjesmarrje të vetë Ramës, një novacion në të gjitha kuptimet në raport me fushatat skematike të kohës. Rama rikandidonte për mandatin e dytë në Tiranë dhe ishte ende larg dhjamosjes së trurit nga mbingopja e tryezës së pushtetit. Sot, ai duket se jo vetëm nuk ka nerva dhe fuqi të motivohet nga e bukura dhe kreativiteti, por nuk ka më as aftësi. Eshtë një sundimtar që vegjeton në terrenin e mediokritetit. Kënga moderne e para 20 viteve, ishte e destinuar të përfundonte në një tallava të llojit turbo- folk alla pozdrav.

Por nëse kjo është si të thuash qershia mbi tortën e mediokritetit, tretja e dimensionit estetik në politikën e Ramës daton që prej fundit të mandatit të tij të parë si kryeministër. Pasi mori dhe rikonfirmoi pushtetin, ai nuk pati më asnjë motivim tjetër për të modernizuar partinë e tij dhe poltikën në përgjithësi. Mjafton të shohësh besnikët që e rrethojnë, emrat që e përfaqësojnë (një pjesë me probleme edhe me ligjin) apo individët që përdor për të sigruar votat dhe pushtetin, për të kuptuar se cili është mjedisi ku ai mund të kultivojë shijet e tij prej artisti. Përveç disa batutave, si reminishencë e kohëve të lavdishme, mendja e tij nuk mund të prodhojë më asgjë befasuese në raport me shijen dhe estetikën. I ka mbetur të përdorë trupin, duke u tundur në ritmet vulgare, bashkë me grupin “na bashkoi tallavaja”.

Lexo edhe:

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

Kryeministrin nuk ka kush ta rikujtojë

Gjurmët e këtij shndërrimi nga droga e pushtetit janë të dukshme kudo. Jo vetëm në cilësinë e atyre që zgjidhen e drejtojnë, por kudo ku është vënë dorë në këto 10 vite. Arkitektët e njohur botërorë, dikur të dashuruar me kryebashkiakun, sot vënë duart në kokë kur shohin se si përçudnohen projektet e tyre të kullavë në Tiranë. Bregdeti i jugut është kthyer në një mishmash betoni ku asnjë ndërtesë nuk i ngjan tjetrës. Rilindja e famshme urbane ka përfunduar në kozmetikë që në pak vite i ka dalë boja krejt. Kryeqytetit nuk i ka mbetur thuajse asgjë nga identiteti i tij dhe periferia sa vjen e shëmtohet më shumë nga ndërtimet pa kriter dhe estetikë urbane.

Edi Rama sigurisht që është i vetëdijshëm për paaftësinë e tij për të rigjetur vullnetin dhe frymëzimin. Pesha e dhjamur e pushtetit ia frenon çdo lloj nisme për të krijuar e modernizuar vendin dhe politikën. Pas 25 viteve në pushtet, udhëtimi i Edi Ramës nisi dhe po vazhdon përsëri duke u marrë me Sali Berishën. Ai beson se do të mbetet një “risi” në politikë pa bërë asgjë, thjesht duke u krahasuar me kundërshtarin e tij. E përsa kohë beson se kjo i mjafton, truri do t’i prodhojë vetëm tallava, ashtu siç edhe po qeveris gjatë gjithë këtyre viteve. Ai nuk u bë dot kurrë artisti intelektual që do të reformonte politikën shqiptare, por modeli i intelektualit artist që paraziton sapo i ngjitet trupit të majmë të pushtetit.

/Lapsi.al/

Etiketa: armand shkullakuEdi Ramazgjedhjet e 14 majit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025
AKTUALITET

Kryeministrin nuk ka kush ta rikujtojë

11:01 : 08/08/2025
AKTUALITET

Zelensky telefonatë me “liderin global”, Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund luftës!

18:11 : 07/08/2025
AKTUALITET

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

17:24 : 07/08/2025
AKTUALITET

Sulmet e njëpasnjëshme të Edi Ramës kundër medias

17:23 : 07/08/2025
AKTUALITET

Beton pa leje në Jug/ Aksioni i Ramës amniston “oligarkët” me duart e prokurorisë

12:14 : 07/08/2025
Para

Lëkundje tërmeti në Elbasan

TË GJITHA

VIDEO/ Hajdutët shkatërrojnë gjithçka për të vjedhur kukullat “Labubu”

18:59 : 08/08/2025

Vetëm 16 vjeç, mesfushori shqiptar bën debutimin e tij në SHBA

18:49 : 08/08/2025

Kosovë/ Kushtetuesja: Kreu i Kuvendit zgjidhet me votim të hapur, kandidati të votohet deri në 3 herë

18:49 : 08/08/2025

VIDEO/ Jetonte në vilë luksoze dhe me eskortë, kapet në Spanjë Juxhin Drazhi. Tentoi arratisjen

18:31 : 08/08/2025

Zyrtare/ Kontratë 5 vjeçare, Armando Broja firmos te Burnley

18:24 : 08/08/2025

SPAK sekuestron “Ajman Park” të Fadil Ballës, dyshohet se është ndërtuar me para droge

18:08 : 08/08/2025

Milani nis bisedimet me Man.United, tenton të huazojë Hojlund

18:03 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com