• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tenderi abuziv/ Balliu: Fondet publike në Kamëz janë shpërdoruar, Rakip Suli do mabjë përgjegjësi

15:12 : 08/04/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Shefi i Organizimit të PD, Klevis Balliu, në një deklaratë për mediat, theksoi se kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli ka shpërdoruar detyrën dhe ka abuzuar me fondet publike.

Ai shton se abuzimi me fondet publike ka qenë dhe është qëllimi i kryetarit Rakip Suli, sepse këto para i duhen për blerjen e votave në fushatë.

Balliu i referohet një rasti që ka të bëjë me dhënien e një tenderi nga kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli, familjes Qefalia, e cila rezulton e angazhuar edhe në punime të tjera në këtë bashki.

“Rakip Suli, të mos rrijë i qetë, meqenëse kanë nënshkruar persona të tjerë në cilësinë e tij si titullar i autoritetit kontraktor, sepse parashikimet e legjislacionit në fuqi, kanë të parashikuar qartë se, edhe ti si Kryetar i Bashkisë, bashkë me personat e autorizuar dhe shkelësit e ligjit, do të përgjigjeni së shpejti përpara drejtësisë”, ka thënë Balliu.

Lexo edhe:

Vendimi i Kushtetueses, Berisha: PD e gatshme të vazhdojë garën në 5 bashkitë e tjera

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Berisha: Urrejtja e shqiptarëve është për drejtësinë e Koçiut, jo për individin

Gjithashtu theksoi se Kryetar i Bashkisë, Suli do të mbajë përgjegjësi ligjore.

Denoncimi i plotë:

 

 

Në vijim të denoncimeve të mëparshme, koalicioni Bashkë fitojmë, vazhdon me denoncimet publike, lidhur me shpërdorimin dhe abuzimet e fondeve publike në Bashkinë Kamëz, nga Kryetari në ikje, Rakip Suli.

Referuar Buletinit të Njoftimeve Publike datë 10 Tetor 2022, Bashkia Kamëz ka zhvilluar tenderin me objekt: “Ndërtim rruga Kongresi i Dibrës”.

Në këtë Buletin shpallet shoqëria fituese “Dajti Park 2007” Shpk.

Kontrata për këtë objekt prokurimi është lidhur në datë 17.10.2022, referuar kjo Buletinit të 24 Tetorit 2022.

Si gjithmonë, oferta më e ulët skualifikohet, ndërkohë që këtë tender duhej ta fitonte shoqëria “Dajti Park 2007” shpk, pavarësisht se të gjitha shoqëritë pjesëmarrëse në këtë tender, mund të kenë bërë marrëveshje me njëra tjetrën, sepse të gjitha janë fituese në tendera të tjerë të zhvilluara nga Bashkia Kamëz, pra të gjitha ofertat pjesëmarrëse janë afër vlerës së fondit limit.

Kjo është bërë më qëllim që të krijohet ideja sikur në prokurim kanë marrë pjesë disa ofertues, ndërkohë që të gjithë janë fitues në tendera të tjerë të zhvilluar po nga kjo Bashki.

Ky fakt është bërë me qëllim mashtrimin e instancave ligjzbatuese, si dhe vërteton fiktivitetin që Bashkia Kamëz ndjek për prokurimet publike.

Referuar rastit konkret, shkelja flagrante e ligjit ka të bëjë me faktin se, në të njëjtin Buletin, pra atë të datës 10 Tetor 2022, po vetë Bashkia Kamëz ka bërë publike faktin që ka nënshkruar kontratën për një objekt tjetër prokurimi me shoqërinë “Dajti Park 2007” Shpk, konkretisht për rrugën “Pavarësia e Kosovës – Pasho Vasa – Pishtarët e Demokracisë”.

Pra, në të njëjtin Buletin, në të njëjtën datë edhe kanë nënshkruar kontratën edhe e kanë klasifikuar përsëri shoqëri fituese, pavarësisht se i ka patur të angazhuar punonjësit dhe makineritë në objektin që ka nënshkruar kontratën, po me të njëjtin institucion.

Ky veprim tregon papërgjegjshmërinë në mbajtjen e dy standarteve në vlerësim ku në procedura të tjera ka skualifikuar shoqëri sepse i kanë patur të angazhuar punonjësit në kontrata të tjera, ndërkohë që për shoqërinë “Dajti Park 2007” Shpk ky arsyetim nuk vlen.

Pra, të nderuar taksapagues, abuzimi me fondet publike ka qenë dhe është qëllimi i kryetarit në ikje Rakip Suli, sepse këto para i duhen për blerjen e votave në fushatë.

Gjithashtu, ju bëjmë me dije se, shoqëria fituese “Dajti Park 2007” Shpk është shoqëria në pronësi të familjes Qefalia, eskponentë kryesore në fushatën elektorale të Partisë Socialiste, me seli në Dajt.

Pra, vetem SPAK-u nuk e di që shoqëria fituese e këtij tenderi abuziv ka ndryshuar emerin nga “Qefalia” Shpk në “Vllaznia” Shpk dhe më pas në “Dajti Park 2007” Shpk.

Gjithashtu, i kërkojmë publikisht Znj. Sulejmani, dhe Znj. Elezi, si dhe të gjithë personave të autorizuar nga Kryetari në ikje Rakip Suli, të cilat ligji i ngarkon me përgjegjësi ligjore në rastin e prokurimeve abuzive, që të bashkëpunojnë me drejtësinë.

Rakip Suli, të mos rrijë i qetë, meqenëse kanë nënshkruar persona të tjerë në cilësinë e tij si titullar i autoritetit kontraktor, sepse parashikimet e legjislacionit në fuqi, kanë të parashikuar qartë se, edhe ti si Kryetar i Bashkisë, bashkë me personat e autorizuar dhe shkelësit e ligjit, do të përgjigjeni së shpejti përpara drejtësisë.

Etiketa: Klevis BalliuPDQfaliarakip suli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vendimi i Kushtetueses, Berisha: PD e gatshme të vazhdojë garën në 5 bashkitë e tjera

15:36 : 09/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Berisha: Urrejtja e shqiptarëve është për drejtësinë e Koçiut, jo për individin

11:36 : 09/10/2025
AKTUALITET

“Bën avokatin e një vrasësi”, Zhupa-Lamallarit: Turp të të vijë, jep dorëheqjen!

10:54 : 09/10/2025
AKTUALITET

Nis seanca plenare, kuvendi mban një minutë heshtje për gjyqtarin Kalaja

10:13 : 09/10/2025
AKTUALITET

Emri/ PD përzgjedh kandidatin për kryebashkiak në Mat

16:54 : 08/10/2025
AKTUALITET

PD nis procedurat për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj: Ka shkelur Kushtetutën

16:35 : 08/10/2025
Para

Mbylli sytë në moshën 77-vjeçare, mbahen homazhe në nder të regjisorit Kristaq Mitro

TË GJITHA

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:26 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025

Jordan Daci: Në Tiranë nuk ka zgjedhje më 9 Nëntor, Begaj duhet të nxjerrë dekret të ri

22:03 : 09/10/2025

EMRAT/ Dhunuan barbarisht punonjësin e pastrimit në Vlorë, ndalohen dy autorët me precedent penalë

21:51 : 09/10/2025

“Miliarderët e rinj do jenë krijuesit”/ Nga mosbesimi te suksesi, shqiptari Sirio Berati kujton fjalimin në Forbes

21:41 : 09/10/2025

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

21:23 : 09/10/2025

IUTE Credit, Kredo.al, NOA, Fondi BESA & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve

21:12 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com