• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Sheh ëndrra në diell”, Tabaku: Loja me pagën mesatare është lugë bosh e Ramës

12:50 : 07/04/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka komentuar premtimin e kryeministrit Edi Rama për rritjen e pagës minimale, ku shprehet se ky i fundit po sheh ëndrra në diell.

Tabaku shkruan në Facebook se rritja ekonomike e Shqipërisë do të jetë më e ulëta në rajon si pasojë e sistemit të taksimit socialist, ndaj dhe Rama nuk duhet të premtojë pagë mesatare 900 euro vetëm që shqiptarët mos të tundohen për të emigruar.

Ajo thekson se rritja ekonomike e Shqipërisë parashikohet 2.2% për vitin aktual sipas Bankës Botërore, një nga rritjet më të ulëta në rajon.

Më tej shton se taksimi socialist i merr 95% të shqiptarëve taksat ndërsa u jep lehtësira taksash 5% të oligarkëve.

Lexo edhe:

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

Alimehmeti: Një artist i shkëlqyer si Flori nuk mund të kuptohet nga një artist i dështuar si Rama

Sakaq, Tabaku shprehet se loja me pagën mesatare është lugë bosh e kryeministrit, pasi shqiptarët kanë më pak të ardhura dhe kërcënimi i ekonomisë së Rilindjes po i merr padrejtësisht kursimet dhe të ardhurat atyre.

Me një llogari të thjeshtë, Tabaku thotë se për vitin 2022 rritja reale e pagës, duke përfshirë dhe inflacionin, ka qenë më e ulët se sa 4%.

Postimi i plotë:

Qeveria mendon se me një VKM mund të rrisë pagën minimale, pastaj pagën mesatare dhe në fund mund të përmisojë jetën e shqiptarëve duke i larguar nga tundimi emigracionit.

Ekonomia ndërkohë funksionon ndryshe. Që të marrësh një pagë më të lartë duhet të ofrosh një vlerë të shtuar në ekonomi përmes punës. Kjo do të thotë që biznesi të ofrojë më shumë produktivitet dhe ekonomia e vendit të rritet. Prandaj kur qeveria premton pagën mesatare 900 euro që do rritet me urdhër të kryeministrit, sheh ëndrra në diell. Rritja ekonomike e Shqipërisë parashikohet 2.2% për vitin aktual sipas Bankës Botërore. Një nga rritjet më të ulëta në rajon. Kjo si pasojë e shumë faktorëve përfshirë dhe strukturën ekonomike të dobët që ka ekonomia jonë.

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, dhuratë edhe e politikës së mbrapshtë të taksave, është mbi 20% ndërkohë që të ardhurat e shqiptarëve janë më të ulëtat në Ballkanin Perëndimor.

Ekonomia jonë nuk është konkuruese, nuk po rritet dhe kjo si pasojë edhe e sistemit të taksimit socialist që është promovuar këto 10 vite;

Taksimi socialist i merr 95% të shqiptarëve taksat ndërsa u jep lehtësira taksash 5% të oligarkëve.

Nuk është vetëm taksimi socialist problemi, pasi një ekonomi e ngritur jo mbi konkurencën por korrupsionin; një ekonomi e ngritur mbi oligopolet dhe jo tregun e lirë vrasin çdo ide novatore dhe çdo rritje ekonomike. Produkt i kësaj katrahure politike ekonomike është emigracioni i shqiptarëve nga më të varfërit tek shtresa e mesme që duke ndjerë kërcënimin real të një ekonomie që po ua merr padrejtësisht kursimet dhe të ardhurat nis dhe tenton emigrimin.

Loja me pagën mesatare është luga bosh e propagandës. Shqiptarët kanë sot më pak të ardhura, kursejnë gjithnjë e më pak ndërsa gjithë pushteti është përqëndruar në një elitë të vogël ekonomike që nuk ofron as konkurencë dhe as mobilitet social.

Për këtë mjafton të bëni një llogari; Për vitin 2022 rritja reale e pagës, duke përfshirë dhe inflacionin, ka qenë më e ulët se sa 4%. Shifrat janë kokëforta, realiteti po ashtu nuk ka propagandë që e ndryshon!

Etiketa: Edi RamaJorida Tabakurritja e pagave

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025
AKTUALITET

Alimehmeti: Një artist i shkëlqyer si Flori nuk mund të kuptohet nga një artist i dështuar si Rama

18:02 : 26/10/2025
AKTUALITET

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
AKTUALITET

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

10:23 : 26/10/2025
AKTUALITET

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025
Para

"Pushteti i Ramës po dridhet, po përpëlitet", Berisha: Shpresa vjen me opozitën

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com