• Kontakt
Monday, August 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“KLSH zbulon zhdukjen e parave në buxhet”, Caka: Bashkia e Skraparit ka falimentuar qëllimisht

12:43 : 07/04/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka ka denoncuar drejtuesit e Bashkisë së Skraparit se ka vjedhur taksat e qytetarëve.

Duke iu referuar raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për Bashkinë e Skraparit, në një deklaratë për mediat, Caka thekson se paratë publike, të cilat duheshin hedhur për investime, mungojnë dhe se janë konstatuar punime publike të pakryera.

Caka deklaron se 32 punonjës të Bashkisë së Skraparit, gjenden nën akuzë të fortë nga KLSH-ja, pasi kanë përvetësuar paratë që do të shërbenin për investime.

Referuar raportit të KLSH-së, Caka thotë se në këtë bashki, ka problematika të mëdha në prokurime, tendera, dokumentacion e të tjerë.

Lexo edhe:

Kriza e mbetjeve në Shqipëri/ Nyja lidhëse mes krimit të organizuar dhe fondeve publike

Në kërkim për plagosje në Maltë, arrestohet një 20-vjeçar belg në Rinas

Sipas Cakës, Bashkia e Skraparit i bashkohet 21 bashkive, të cilat janë falimentuar me dashje nga administratorët e emëruar nga Edi Rama, me qëllimin e vetëm, pasurimin e mëtejshëm të një grupi njerëzish.

Në fund, Caka shprehet se 14 Maji është ditë shprese edhe për banorët e Skraparit, pasi mes një grupi hajdutësh dhe një kandidati si Euglen Mustafallari, ata do zgjedhin këtë të fundit për tu sjellë ndryshimin.

Deklarata e plotë:

Raporti përfundimtar i Kontrollit të Lartë të Shtetit për Bashkinë e Skraparit, tregon se paratë publike, të cilat duheshin hedhur për investime, mungojnë dhe se janë konstatuar punime publike të pakryera.

Por si mund të zhduken paratë në këtë mënyrë? Si është e mundur që paratë e mbledhura nga taksat e qytetarëve, të zhduken sa hap e mbyll sytë?

Kjo ka vetëm një shpjegim: vjedhjen!

Jo pak, por 32 punonjës të Bashkisë së Skraparit, gjenden nën akuzë të fortë nga KLSH-ja, pasi kanë përvetësuar paratë që do të shërbenin për investime.

Gjithashtu, raporti i KLSH-së nxjerr në pah se në këtë bashki, ka problematika të mëdha në prokurime, tendera, dokumentacion e të tjerë.

Pra, me pak fjalë mund të themi se Bashkia e Skraparit është vjedhur masivisht, jo nga individë të panjohur, por nga drejtuesit e saj.

Në këtë kuptim, Bashkia e Skraparit i bashkohet 21 bashkive, të cilat janë falimentuar me dashje nga administratorët e emëruar nga Edi Rama, me qëllimin e vetëm, pasurimin e mëtejshëm të një grupi njerëzish.

Por pavarësisht se ky raport ku konstatohet vjedhja e parave publike, përfshin një periudhë 2 vjeçare kontrolli, gjatë së cilës bashkia është drejtuar nga Adriatik Mema, i emëruar nga Edi Rama në vitin 2019, Rilindja e nxorri përsëri kandidat, për një bashki të cilën e ka vjedhur, duke e çuar drejt falimentit, madje duke mos marrë në konsideratë as raportin tejet intim, që drejtuesit aktualë të kësaj bashkie kanë me alkoolin dhe rrahjet nëpër lokale.

Prandaj 14 Maji është ditë shprese edhe për banorët e Skraparit, pasi mes një grupi hajdutësh dhe një kandidati si Euglen Mustafallari, do zgjedhin këtë të fundit.

Skrapari ku hapeshin vende pune, ku silleshin investime strategjike si TAP-i dhe ku jeta e banorëve mori një tjetër dimension, ka degraduar në një vend ku nuk ka më të rinj, nuk shkon më asnjë investim, nuk hapet asnjë vend pune, ku edhe të punësuarit në administratë kërcënohen nga funksionarët e Rilindjes.

Prandaj jemi të bindur se Euglen Mustafallari, do të jetë zgjedhja e qytetarëve të atij vendi, për të sjellë ndryshimin aq të kërkuar dhe të munguar në këto 4 vite në Bashkinë e Skraparit.

Etiketa: 14 majibashkia skpraparsilva cakavjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kriza e mbetjeve në Shqipëri/ Nyja lidhëse mes krimit të organizuar dhe fondeve publike

11:17 : 18/08/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82
AKTUALITET

Në kërkim për plagosje në Maltë, arrestohet një 20-vjeçar belg në Rinas

13:51 : 14/08/2025
AKTUALITET

Skifterët godasin sërish në Valamar/ ARB SECURITY në gjumë

13:01 : 14/08/2025
BOTA

Aksident fatal në Milano: Katër minorenë vjedhin një makinë dhe përplasin për vdekje një grua

16:39 : 11/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ Arrestohet 42-vjeçari që u vidhte sendet personale në shezllone pushuesve në Durrës

12:49 : 10/08/2025
AKTUALITET

Bënin “namin” me vjedhje në Lezhë dhe Laç, arrestohet 25-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

12:25 : 10/08/2025
Para

Sherr me thika në një lokal në Shkodër, tre të plagosur, njëri rëndë në spital

TË GJITHA

Si shkoi fati i mercenarëve që Rama i rrëmbeu LSI-së

20:40 : 18/08/2025

Mes të arrestuarve edhe një punonjës i tatimeve, detaje të reja nga sherri në Festën e Birrës në Korçë

20:26 : 18/08/2025

Trump: Lufta Rusi-Ukrainë mund të mbarojë me një takim trepalësh me Zelenskyn dhe Putin

20:05 : 18/08/2025

Belgjikë/ Vritet nga qiramarrësi pronari shqiptar i një kafeneje

19:41 : 18/08/2025

Takimi historik në Uashington, Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

19:30 : 18/08/2025

Greqi/ I riu shqiptar arratiset nga spitali i burgut

19:20 : 18/08/2025

VIDEO/ Shoku sekser i Ramës duke hedhur valle në kurriz të shqiptarëve

19:09 : 18/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com