• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A mjaftojnë (vetëm) rekomandimet e ODIHR-it për të ndalur autokratin Rama?

17:03 : 07/04/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Në verën e vitit 2021, OSBE-ODIHR-i publikoi një ndër raportet më kritike për ecurinë e zgjedhjeve në Shqipëri që prej vitit 1997.

Vëzhguesit ndërkombëtar konstatuan të paktën dy elementë thelbësorë, të cilët deformuan vullnetin e lirë të qytetarëve për të votuar-presionin e qeverisë mbi administratën dhe përdorimin gjerësisht të aseteve publike në favor të fushatës së Partisë Socialiste në pushtet.

Këto konstatime, të cilat duhet të kishin lëvizur nga themelet qeverinë e një vendi aspirant për të qenë pjesë e Bashkimit Europian, në realitet nuk patën asnjë ndikim mbi Ramën dhe oborrtarët e tij.

Lexo edhe:

Dekretimi i ministrave, shkelje kushtetuese/ Këlliçi: Rama u tall me qytetarët dhe deputetët

“I lidhur me krimin”/ Çollaku: SHBA ka gjithë magazinën e Sky dhe Encro, e dinë me kë flet Rama

Drejtuesja e misionit të vëzhguesve ndërkombëtare, Audrey Glover, e cila do të kryesojë misionin e OSBE-ODIHR-it edhe për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, u pyet në një konferencë të zhvilluar paraditen e kësaj të Premte se çfarë ndodh nëse qeveria shqiptare nuk i merr në konsideratë gjetjet e mëparshme.

“Ne do të rekomandojmë sërish”, u përgjigj Glover. Natyrisht, një raport negativ ose me kritika për cilësinë e zgjedhjeve, nuk i shërben aspak shtetit shqiptar, por a është e mjaftueshme për të bindur Edi Ramën që të zhvillojë zgjedhje normale?

Nuk duket se kryeministri shqiptar dhe pasuesit e tij janë ndikuar nga raporti negativ i OSBE-ODIHR-it të vitit 2021. Përkundrazi.

Të gjithë të dhënat dëshmojnë se Edi Rama po vijon masivisht që të intimidojë hapur administratën publike, si edhe të përdorë më shumë se sa kurrë asetet publike në shërbim të propagandës qeveritare.

Nga Patronazhisti tek Aktivisti

Në fushatën zgjedhore të vitit 2021, në media u publikua një bazë të dhënash shumë e madhe me gjeneralitetet e mbi 900 mijë votuesve, përfshirë edhe prirjet e tyre politike.

Baza e të dhënave “Patronazhisti” përmblidhte në vetëvete edhe mekanizmat për të joshur votuesit, duke i përmbushur kërkesat e tyre për akte të ndryshme administrative, si legalizime, punësime e të tjera vendime publike.

Prokuroria e Posaçme nisi hetimin pas publikimit të këtyre të dhënave. Por, nuk mori nën hetim hartuesit e kësaj baze të dhënash tërësisht të paligjshme dhe që kishte shfrytëzuar informacionet e depozituara nga qytetarët në institucionet publike.

Hetimi i SPAK-ut u fokusua tek gazetarët që publikuan listën.

Pasi Rama e tregoi qartë se nga SPAK-u nuk i vinte asnjë e keqe, pavarësisht çdo lloj shkeljeje, krijoi një aplikacion teknologjik, i cili perfeksionoi “Patronazhimin” e administratës.

Ky aplikacion që instalohet në telefonat inteligjentë quhet “Aktivisti”. Në këtë platformë publikohen materiale propandistike qeveritare dhe administrata monitorohet për të parë interaktivitetin e tyre me këto mesazhe politike.

Më qartësisht, çdo punonjës i administratës publike do të vlerësohet në punën e tij në varësi të “pëlqimeve” (like) dhe “shpërndarjeve” (share) të propagandës së Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Kushdo nga administrata që guxon t’i bëjë rezistencë përdorimit të këtij aplikacioni, mund të përballet me presione për vendin e punës.

Përdorimi i aseteve publike

Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, qeveria përdori masivisht asetet publike për të siguruar vota në favor të saj. Një prej mekanizmave më të përhapur gjerësisht ishin dhënia e fondeve të Rindërtimit, pas tërmetit që kishte ndodhur dy vite më parë, në nëntor 2019.

Për zgjedhjet lokale të vitit 2023, Rama ka nisur të aplikojë një tjetër strategji-ai ka premtuar rritje rrogash në masë për kategori të ndryshme të punësuarish.

Ndërkohë, qeveria e tij miratoi një “pilulë elektorale” për pensionistët, duke u shpërndarë 5 mijë lekë të reja, duke nisur nga 1 Prill 2023.

Pra, duket qartë që Rama jo vetëm nuk i ka marrë në konsideratë gjetjet negative të raportit të OSBE-ODIHR-i, por ai ka intensifikuar strategjinë e tij për të mbledhur sa më shumë vota, duke keqpërdorur asetet publike.

Ai tashmë e di që Audrey Glover, thjesht “do të rekomandojë sërish”.

Është e qartë se OSBE-ODIHR-i është një mision vëzhgues dhe nuk është vendimmarrës.

Ata që e lexojnë atë raport dhe që kanë mundësinë për të ndikuar mbi Edi Ramën, duket se deri tani kanë zgjedhur “stabilokracinë” e Shqipërisë, përballë demokracisë.

Etiketa: 14 majiAudrey GloverEdi RamaODIHRosbezgjedhjet lokale

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dekretimi i ministrave, shkelje kushtetuese/ Këlliçi: Rama u tall me qytetarët dhe deputetët

22:10 : 18/09/2025
AKTUALITET

“I lidhur me krimin”/ Çollaku: SHBA ka gjithë magazinën e Sky dhe Encro, e dinë me kë flet Rama

21:34 : 18/09/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Edi Rama nuk do opozitë, do ministra kokëbosh dhe robota

21:25 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Rama nis mandatin e katërt”/ Reuters: Imazhi i Shqipërisë i dëmtuar nga skandalet e korrupsionit

20:02 : 18/09/2025
AKTUALITET

Tomorri: Regjimet prodhojnë cirk, në Parlament Rama do kalojë çfarë t’i dojë qejfi

19:18 : 18/09/2025
AKTUALITET

Në parlament ndodhi fiks ajo që duhej të ndodhte

16:43 : 18/09/2025
Para

Shpërndanin kokainë në Belgjikë, arrestohen 3 shqiptarët

TË GJITHA

Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha

12:09 : 19/09/2025

Dyshohet se ka pë*dhunur vajzën e mitur të bashkëjetueses, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan

11:59 : 19/09/2025

Radikalizim aksioni dhe grevë urie, ja çfarë diskutuan deputetët e PD në mbledhjen e Grupit Parlamentar

11:57 : 19/09/2025

Rrogozhinë/ Burri alarmon policinë: Më ka ikur gruaja nga shtëpia

11:45 : 19/09/2025

Këlcyrë/ 19-vjeçarja plagos kushëririn e saj me pushkë

11:30 : 19/09/2025

Atentati ndaj Arjan Ndojt/ Arben Haxhiaj: Më kërcënuan se do më merrnin fëmijët dhe do më vr*snin vëllanë

11:23 : 19/09/2025

Hodhën Rregulloren drejt Ramës, përjashtohen për 10 ditë 2 deputetët e PD-së

11:14 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com